KRIMINELËT NGULMOJNË NË INKRIMINIMIN E UÇK-së

0
539
UÇK - KLA

IDRIZ ZEQIRAJ

Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, ishte i vetëdijshëm se ai u thirr si i akuzuar dhe jo si dëshmitar, nga Gjykata Speciale. Me porosi të shefave të tij, sabotatorë të luftës, përndoqi e dënoi individë të “dyshimtë”, kryesisht, mbështetës të LDK-së. Por, ne, nuk kemi dëgjuar e mësuar që juristi Dobruna të këtë reaguar, hetuar apo gjykuar kriminelët, të cilët, në emër të UÇK-së, që kidnaponin, burgosnin, maltretonin, deri në vrasje, aktivistët, luftëtarët e FARK-ut, ndoca syrësh pjesëmarrës edhe në Betejën fitimtare të Loxhës.

Edhe sot kujtohet, me indinjatë e dhimbje, kur për një provokim pivat, pason hakmarrja zyrtare e bandës të uniformuar, me tri gërmat “UÇK”, në Dukagjin. Madje, pët ta kamufluar rastin, arrestojnë edhe një të dytë, nga komuna tjetër, fqinj, i ekzekutojnë së bashku dhe, në mbremje, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, përmes Televizionit Shqiptar, lëshon Komunikatën e turpshme të radhës, duke akuzuar luftëtarët e lirisë, “për bashkëpunim me pushtuesin!” Ja se çfarë palo Shtabi kishte “UÇK-ja” e LPK-së.?! Ja, sa e “pastër” ishte “lufta” e kësaj biçim “UÇK-je”! Mos, vallë, kjo është drejtësia e kryetarit të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna me shokë?!

Krerët e krimit, tashmë, të tufëzuar në PAN, në pamundësi garimi e fitimi, me ata që bënë paqen dhe luftën, pra, me LDK-në, për t`i mbuluar krimet e tyre përgjatë luftës, vazhdojnë edhe krimet e pas luftës. Dhe, vërtet, qenë të suksesshëm në krime, duke terrorizuar popullin e traumatizuar nga lufta.

Krerët kriminelë, u trimëruan aq shumë, sa më 22 qershor 1999, vetëm 10 ditë pas hyrjes së NATO-s, në Kosovë, arrestuan, në mes të qytetit, ditën me diell, oficerët e Brigadës “Mërgimi”, i dërguan në zyrën e prefektit të Pejës, Ethem Çeku, i cili urdhëroi t`i dorëzohen Ramush Haradinajt. Dhe, asaj nate u ekzekutuan në malet sipër fshatit Ratish të Gjakovës.

Ndërkohë, shefi i UNMIK-ut, francezi Kouchner zgërdhihej e puthej me kryekriminelët e Kosovës. Këtë gjendje të krimeve, pothuaj se, legale, e favorizoi shumë miqësia konspirative e Hashimit, me Shërbimin e fshehtë francez.

Krerët e krimit, tashmë, në pushtet, nuk pyetën fare për imazhin e shtetit të Kosovës. Për t`i përgjithësuar krimet e tyre individuale e grupore, akuzat e adresuara atyre, madje, me emër e mbiemër, ia mëveshën UÇK-së! Ata u kujdesn të krijojnë disa Shoqata, si: Shoqata e familjeve të dëshmorëve dhe të invaidëve të luftës; Shoqata e të pagjeturëve; Shoqata e Miqve të TMK-së. Të gjitha këto, të futura nën e ombrellën e Shoqatës më të madhe, më agresive, të veteranëve të luftës të UÇK-së. Në krye të këtyre Shoqatave, u vunë kriminelë me kartelë, pjesëmarrës në dajakosjen e vrasjen e kundërshtarëve politikë, besnikë të krerëve pushtetarë të sotëm.

Kur policia e UNMIK-ut arrestonte “komandantë gjeneralë”, për krimet faktike e serike, Shoqatat e cituara, të manipuluara nga banditër, me mbështetjen direkte të krerëve të partive-banda, PDK-e dhe AAK-a, bllokonin rrugë dhe bulevarde. Nismonin nga Peja, drejt Deçanit, për t`i masivizuar deri në bulevardët e Prishtinës. Dhe, parullat bosht ishin: “Lironi luftëtarët e UÇK-së”; “Lironi komandantët e UÇK-së”; “Lironi çlirimtarët tanë!” Pra, këta “komandantë”, vrasës të shqiptarëve të pambrojtur dhe të pafajshëm shqiptarë.

Arresto e burgos, saktësisht e me prova “komandantë” e “ushtarë” të tyre. Pastaj, mbajë me javë e muaj dhe liro “me pafajësi”, gjithnjë në konsultim me Serbinë dhe miqtë e saj. Kështu, UNMIK-u i blerë me milionat e kriminelëve, grabitës të pasurive të brezave shqiptarë, dëgjeneroi, tërësisht, sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke ndodhë e njëjta gjë edhe në Hagën e “drejtësisë”. Të paktën, deri më tani, kjo është provua.

Rrjedhimisht, “komandantët” kriminelë, në sytë e botës, inkriminuan UÇK-në, thjeshtë, në përpjekjen imorale, për ta përgjithësuar fajësinë, për ta lënë atë pa adresë individuale, duke e kolektivizuar krimin, që gjithësesi ka ndodhur. Dhe, dëshmi faktike janë shumë qindra varre, anekënd Kosovës, kryesisht, shqiptarë të vrarë, nga shqipfolës kriminelë, gjithnjë të listuar nga Shtabi i “UÇK-së” të LPK-së.

Pas luftës, autorësia e krimeve numerike u bart ke partitë-banda, në koalicionin e sotëm PAN, i cili edhe tani po ia bënë gjëmën Kosovës, me pazaret e pista me shtetet fqinjë.

Gjykata Speciale dhe cinizmi i “komandantëve” kriminelë

“Komandantët” në pushtet, jan bërë edhe zotër të mediave, në veçanti, atyre vizive. Ditë e natë i sheh në ekran. Ata janë të shpenguar për t`u vetëlavdëruar për “luftën” e pa bërë, për karrierën e tyre të “suksesshme”. Së fundi, temë prezente Gjykata Speciale dhe, sipas tyre, një “rënie në qafë kot se koti!” Eksponentët e krimeve serike, i konsederojnë të shkuara dhe të harruara krimet e tyre. “Kanë kaluar 20 vjet dhe dëshmitë janë vjetëruar e zhdukur”, – shprehen ata me një cinizëm kriminal. I kësaj mendjeje është edhe Ramush Haradinaj, mjerisht, kryeministër i vendit.

Edhe pse eksponentët e krimeve numerike, kanë bërë shumë për “harresën” e krimeve , duke mitosur, blerë e vrarë dëshmitarët, varret e viktimave të “komandantëve”, janë këtu, në tokën e Kosovës. Krimit nuk i skadon afati. As dhimbjes, për humbjen e njerëzve të familjes, nuk zvetnohet, nuk harrohet.

Kur u shtrua në Parlament votimi i Gjykatës Speciale, më i zëshmi në kundërshti ishte Ramush Haradinaj, me ngulmimin se “gjykatat vendore në Kosovë janë të afta për t`i hetuar, zbuluar dhe dënuar krimet e luftës dhe të pas luftës!” Sot shqiptarët pyesin: Sa vrasje politike zbuloi e ndëshkoi Ramushi, gjatë kryeministrimit të tij”?! Asnjë! Përkundër, tallet me cinizëm me shqiptarët se “janë vjetëruar e zhdukur provat, dëshmitë”, sikur këto krime të kishin ndodhur në prehistori dhe jo në epokën e dixhitalizimit!

“Komandantët” vrasës, me banditërit e tyre, tashmë, në pushtet, po zhurmojnë për “padrejtësitë” e Evropës, për ndjekjet penale të “luftëtarëve të UÇK-së”. Ndërkohë që, kjo Gjykatë e ka bërë të qartë se akuzat janë individuale dhe assesi nuk kanë të bëjnë me UÇK-në si formacion. Thirrjet ligjore pët intervistim hetimor, nga kjo Gjykatë i përgojojnë, kinse, “jo serioze”, “jo ligjore”, të mangëta” në procedurë!

Realisht, irriton sjellja kaq e moderuar ndaj krimeve makabre, që “komandantët” i kanë bërë ngeshëm e me sadizëm klasik. Prandaj, ka një skepticizëm në popull, se mos pason dështimi për zbulimin dhe ndëshkimin e krimeve dhe të kriminelëve, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën me, kinse, hetimet e UNMIK-ut dhe të EULEX-it.

Përvoja e gjatë e jetës, na ka mësuar se krimet nuk hetohen e zbulohen efektshëm, duke i lënë të lirë kriminelët e paralajmëruar për akuzat, duke u dhënë mundësi për prishjen e hetimeve, të dëshmive, deri në eliminimin fizik të dëshmitarëve. Por, mbi bazën e provave faktike, arrestimin e befasishëm të kriminelëve dhe regjimin izolues të tyre. Aq më parë, kur shumica e krimeve janë në grup, listime emërore dhe pjesëmarrje të disa kriminelëve, në një krim.

Disa avoketër janë bërë shpifarakë të neveritshëm. Ata thonë së disa dëshmitarë mund të dëshmojnë rrejshëm, sepse duan të përfitojnë azilin dhe dokërra tjera bajate. Ndërkohë që, krimet janë aq të bollshme, sa që nuk ka nevojë për asnjë sajesë shtesë.

Shtrohet pyetja: Çfarë u duhen kriminelëve të akuzuar mbrojtësit e huaj, kur ata duhet të veprojnë në teren të panjohur, për sigurimin e ndonjë prove favorizuese, për klientin e tyre?! Thjeshtë, për të mitosur, kompromentuar e blerë gjykatësit. Milionat e grabitura me korrupsion, hajni zyrtare, tendera, privatizime e, deri me haraçin e përgjakur, janë llogaritur për t`i pasur, pikërisht, për pisllëqet e avokatëve dhe të gjyqtarëve të huaj. Kjo është dëshmuar me “pafajësimin” dhe lirimin e kriminelëve faktik nga Gjykata e Hagës. Por, populli kurrë nuk i pafajësoi dhe as nuk i fali. Varret e kudondodhura në Kosovë, janë provë vetëfolëse e krimeve faktike të “komandantëve”, me bandat e tyre gjithnjë aktive.

Përpjekjës të krerëve kriminalë të koalicionit PAN, për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, i parapriu këshillimi juridik i avokatit matrapaz, Gregor Guy Smith. Ai është angazhuar në mbrojtjen e “komandantëve” dhe të banditërve të tyre. Smith, mjeshtër i penetrimeve intime, i sigurtë se “milionat qajnë bllokadën!” Qeveria e Kosovës, në vend të mbrojtjes t viktimave, mbron persekutorët, madje, edhe në financim, sa kriminal, aq edhe cinik. “Edhe kjo bani vaki”!!!

LDK-ja nuk ka pasur strukturë vrastare brenda shqiptare

Eksponentët potencialë të krimit të organizuar, qoftë vrastarë politik, qoftë korruptivë, të hajnisë zyrtare, e kanë “lëshuar gojën” dhe shpifin pa doganë fare, sikur kamionat e tyre, kontrabandues të mallit, që kalojnë trarin e Tërminalit doganor, pa kontroll fare. “Koha do ta dëshmojë se shumë nga vrasjet politike, i kanë bërë njerëzit e LDK-së”, – thonë ata, madje në emisionet publike televizive!

E vërteta është se LDK-ja kurrë nuk ka pasur strukturë vrastare brenda shqiptare. Nëse ata nisën nga ndonjë emër, i lakuar në media, i cili ka pranuar se ka bashkëpunuar me kreun e SHIK-ut, Kadri Veselin, e themi me bindje se ai nuk është pjesë e LDK-së. Tendenca për ta legalizuar organizatën terroriste SHIK, nëpërmjet Presidentit Rugova, pas shuarjes së Tij, tashmë, ka dështuar, sepse Ai nuk e ka pranuar fare atë. Kushdo që ka vepruar jasht këtij përcaktimi, nuk mund të jetë pjesë e LDK-së.

Këtë përcaktim të LDK-së e përforcon edhe kuadri madhor i FARK-ut, Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Popullit, kur i përgjigjet provokimit të rëndë, deri në rrugaçëi, me krisma kallashi, në kazermëm e Prapaçanit, Ramush Haradinajt: “Unë nuk kam plumba për shqiptarë!” Ndërkohë, sjellja lopçare e banditeske e Ramushit, dëshmon jo për ndihmën e dhënë Kolonel Zemajt, por, për pengimin dhe sabotimin e luftës.

Edhe gënjeshtra e madhe e Ramushit, se “unë e kam përmbyllur Betejën e Loxhës”, demantohet, bindshëm, nga komandanti i operativ i kësaj Beteje , major Nazif Ramabaja, kur, i habitur nga përrallisjet, në emisionin ke “T7”, me Berat Buzhalën dhe Leonard Kërçukun, shënon në Facebook-un e tij: “Ramushi sheh ëndërr…” Kjo na kujton prillin e sivjem në Koshare, kur Hashim presidenti, në fjalën e tij, përmendi “rolin” e aksionit “Shigjeta” në Luftën e Kosharës! Dhe, demantimi i atypëratyshëm i Komandantit të Brigadës 138, në Koshare se “për ekzistencën e “Shigjetës”, kemi mësuar vetëm pas çlimit të Kosovës!”

Shpifjet e eksponentëve të krimit për LDK-në, nuk kanë të sosur: “Gjykata Speciale po shërbëhet me dosje të hartuara nga LDK-ja. Për këtë është krijuar edhe një komision”, – shpifë Bekim Haxhiu i PDK-së. Broçkulla! LDK-ja nuk ka bërë “as lavrën e miut”, për hetimin, zbulimin e vrasjeve politike. Edhe tani, ndaj këtyre akuzave, reagojnë përgjumshëm, siç bëri njeriu i dytë i LDK-së, Agim Veliu, se “LDK-ja nuk ka pasur arsye për ta krijuar komisionin apo hartuar dosje!”

Realisht, LDK-ja ka pasur dhe ka njëmijë e një arsye, për ta ndihmuar Gjykatën Speciale në hetimin, zbulimin e ndëshkimin e kriminelëve, të cilët ekzekutuan burrat, vajzat dhe djemtë më të mirë ushtarakë dhe veprimtarë të LDK-së. Është detyrë e çdo qytetari të denoncojë e ndihmojë, në hetimin dhe zbulimin e krimit dhe të kriminelëve. Heshtja, pasiviteti, është pajtim me të keqen, pjesë e krimit. Gjenerali freng De Gol, në pesëshën e armiqëve të Francës, i radhiste edhe indiferentët përgjatë luftës.

Krejt përqartë flet edhe shefi i Agimit, Isa Mustafa, kur lavdëron lëvriçën Editë Tahirin për dialogun! Pse, jo? Horrakja Editë shkriu, “si fluska bore” 6 pikëshin e Baki Mun-it dhe na “bindi” se dialogu me Serbinë, është vetëm teknik dhe “kurrë politik!?”

Dhe, në përmbyllje, po sjellim një konstatim të komandantit trim dhe fisnik të Kosharës, Hisen Berisha, i cili sfidoi shefat aktual të LDK-së, me kërkesën e bashkëpunimit me luftëtarët e Kosharës, për ta begatuar LDK-në, me elektoratin e dikurshëm të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Por, shefat klanorë të LDK-së, fort të koracuar, pretendojnë se kanë kuadrin dhe elektoratin e mjaftueshëm, për të qenë kryesuese e opozitës!

“Kur lapsin e kap injoranti, pushkën krimineli, pushtetin tradhtari, vendi kthehet në një xhungël, ku s`mund të jetojnë njerëzit”, – konstaton luftëtari i djeshëm i Kosharës, Hisen Berisha. Shëmbullojmë me 800 djemtë e larguar, së fundi, nga Dardana, për në Evropë!