VASKO POPA – poezi

0
1024

VASKO POPA
1922-1991

Vasko Popa ka lindur 29 qershor 1922 në fshatin Bellacërkë në Grebenac si Vasile Popa, rumanisht etnike. Ai ndoqi shkollën fillore dhe shkollën e mesme në Vrsac.

Në vitin 1940 ai u regjistrua në Fakultetin Filozofik në Beograd, pastaj duke vazhduar studimet e tij në Bukuresht dhe Vjenë. Në vitin 1949 ai u diplomua në gjuhët romane në Fakultetin Filozofik në Beograd.

Poezitë e tij të para i botoi në revistën “Novine Književne” dhe në gazetën “Borba”.

Vasko Popa është një nga poetët më të përkthyer dhe vlerësuar në ish-Jugosllavinë dhe madje edhe sot është një nga poetët më të përkthyer serb dhe të njohura në botë. Poezitë e tij në anglisht u dukën që në vitin 1969, kuruar e prezantuar nga Ted Hughes (poezi të zgjedhura, Penguin Books), i cili më vonë publikoi dhe shkroi introduktin në një gamë të gjerë të poezive Popa, ka shkruar midis viteve 1943 dhe 1976. Është përkthyer në njëzet gjuhë, përveç Hughes mes përkthyesve të tij ose midis atyre që kanë shkruar për të, Çarls Simiq (Anglisht), Alain Bosquet (frëngjisht), Octavio Paz (spanjisht), Gun Bergman, Artur Lundkvist si dhe të tjerë të famshëm ndërkombëtarë.

Në Itali për Popan ka pasur një vëmendje gati njëzet vjet pas vdekjes së tij, kur revista “Në formën fjalësh” botoi një përmbledhje të poezive të tij të titulluar “Vasko Popa, Poezi”, kuruar e perkthyer nga Lorenzo Casson, me një Pasthnie, shkruar nga Dan Oktavian Cepraga. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u internuar në kampin e përqendrimit në gjermani Bečkerek sot Zrenjanin.

1. ËNDRRA E GURIT

Nga toka u shtri një dorë
Hodhi lart një gur

Ku është guri
Në tokë s’u kthye
Deri në qiell nuk arriti

Ç’ndodhi me gurin
Mos e hëngri vallë lartësia
Apo mbase u transformua në një zog

Ja guri
Mbetur me kokëfortësinë e vet
As në tokë e as në qiell

Dëgjon veteveten
Dhe botën midis botëve

2. DY GURË

Ata e shohin njeri – tjetrin apatik
E shohin njeri – tjetrin dy gurë
Dy karamele dje
Në gjuhën e përjetësisë
Sot dy lot prej guri
Në qerpikun e së panjohurës

Nesër dy miza rëre
Në veshët e shurdhërisë
Nesër dy gropëza të gëzuara
Në faqet e ditës

Dy viktima të një shakaje të vogël
Të një shakaje pa shije pa një shakaxhi

E shohin njeri – tjetrin apatik
E shohin njeri – tjetrin me vithe të ftohta
Flasin nga barku
Flasin në erë

3. HISTORIA E NJË HISTORIE

Na ish një herë një histori
Që mbaronte
Para se të niste
Dhe fillonte
Pasi kishte mbaruar
Heronjtë hynë në skenë
Pas vdekjes së vet
Dhe dolën
Pas lindjes së vet
Heronjtë treguan
Për një tokë apo qiell
Treguan për gjithçka

Nuk flasin ata, vetëm për një gjë
Për të cilën nuk dinin as edhe vetë ata
Që ishin heronj të historisë

Të një historie që përfundon
Para se të nisë
Dhe fillon
Pasi kae mbaruar

Përktheu: Faslli Haliti