MIC SOKOL SELIM BERISHA

0
877

MIC SOKOL SELIM BERISHA

Kur u sulën hordhitë barbare
Në Drenofc n’këtë tokë Dardane
Sikur ujku mbi kope
Nuk lan gra as fëmijë pa pre.

Por Selimi gjaku i Kastriotit
Në emër të popullit e n’emër t’zotit
Për liri u ngjit në kullë të barotit
U ngrit n’këmbë si gjëma e motit.

I doli përballë ushtrisë barbare
Ta ruaj nderin, ta ruaj trollin
Se vëlla kish ai Mic Sokolin
Që qet gjoksin n’grykë të toplt.

Kështu luftioi Selim Berisha
N’kullë të Drenofcit me frangji
Pushka e trimit po kërcet
Sa herë qet nga një po e vret

– Unë luftoj për këtë popull e kët shtet
S’më trembet syri as më dhimbset jeta
Se nuk janë këto troje t’shkreta
Do të qëndroj sa të qet fyshek mamzerja.

Kur e qëllo trimin plumbi barbar
N’këmb u çue e thirr: – o vëllëzër shqiptarë!!
– Të mbrojmë atdhe të mbrojmë vatan
Kët tokë shkaut kurrë mos me ja lanë!

Bajram BASHOTA