Në Maqedoni u bënë (disa) ndryshime të Kushtetutës përmes amendamenteve për “pagëzimin,” e emrit të ri: Republika e Maqedonisë Veriore.
Për popullin maqedon u bë avancimi kushtetues në një shkallë më të lartë kombëtare, kryeministri Zaev e tha zëshëm se tashti jemi me identitet kombëtar të popullit tonë dhe të gjuhës (zyrtare) maqedone.
Populli shqiptar mbeti në pozitën e njëjetë kushtetuese (pakicë kombëtare dhe jo shtetformues)! Gjuha Shqipe me një “zyrtarizim” me përmasën e çuditshme deri në shkallë të paradoksit:me përqindje 20%(!).
Në Amerikë në vendin më demokraci dhe liri njerëzore, e drejta e gjuhëve tjera të popujve që jetojnë në këtë fidanishte të demokracisë me tiparet e vlerave universale, në të gjitha bizneset që veprojnë në Çikago, mbishkrimet pos në gjuhën angleze, mund të shihen të shkruara në gjuhët tjera si në kinezishte, arabisht, shqip, serbisht, gjermane, etjerë e etjerë!
Për këto mbishkrime në gjuhët tjera në Çikago, nuk e pengon askënd këndej pari, madje institucionet e shtetit amerikanë pa ndonjë hezitim apo shkarje tjera, sikundër jemi mësuar tash e një shekull nga boshti pansllvistë në Ballkan (Beograd, Shkup, Podgoricë dhe Athinë), që ndaj popullit shqiptar dhe Gjuhës Shqipe si një nga gjuhët më të vjetra në Evropë, të dalin me përmasën e dofarë ligjeve deri në shkallën e gjenocidit në mes të popujve liridashës së Evropës(!).
Këtu është Amerika! Këtu është Amerika e lirë për njerëzit e lirë dhe për gjuhët e lira të popujve që kanë ardhur për të jetuar e punuar në tokën e bekuar!
Maqedonia duhet të marrë shembull vlerat e lirisë, të demokracisë dhe vlerat e saj universale për njerëzit e lirë që jetojnë në Amerikë!
Jo Gjuha Shqipe për popullin shqiptar në Maqedoni, me përmasën e “ligjit” me përqindje 20%(!).
Çikago, më 17 janar 2019
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]