Ca lecka, xhinse, materiale të ndryshme, të disejnuara nga artisti Rifat Kasapolli, do të ekspozohen të hënën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurator i ekspozitës është Ilir Muharremi. Qëllimi i ekspozitës është zanati dhe riciklimi në art. Ajo çfarë kujtojmë që nuk është e rëndësishme, e hudhim në koshin e plehrave, xhinse të vjetëruara, fanela të dalura jashtë mode, atlete, të gjitha këto janë të ngjitura në pikturë.
Ekspozita hapet më 21.1.2019 Ora: 12:00.