Mathieu Aref
Të pohoje romancieri Kadareja se eliminimi zyrtarisht të gegënishtjes në 1972 data e krijimit të gjuhës e quajtur « standarte », nuk ishte një « krim » kjo nuk do të thotë se është një e vërtetë e pakundërshtuëshme. Kadareja nuk është as shkencëtarë as gjuhëtarë por e lejon vetën të ndërhyje në fusha që nuk i përkasin dhe ku nuk është i aftë : ky është vetëm një shkrimtarë-romancier i shquar, i famshëm që prodhon shumë sepse veprat e tij janë përkthyër në shumë gjuhë, pikë.
Ka një gjysëm shekulli që kam thënë dhe përsëritur (më argumente të thellë dhe të verifikushëm) pikërisht të kundërtën e mendimit të Kadarës ! Në 1972 është vrarë gjuha me e lashtë e gjithë Evropës. A është ky shkaku sepse ai ka lexuar diku se kam thënë së ky veprim të kohës komuniste ishte një krim ? A po ai beson se jam një i ashtuquajtur « shovinist » anti-tosk dhe kundërshtarë i dialektit tosk ? A është vetëm ky shkaku pse thashë se ky veprim ishte një krim ? JO dhe JO nëqoftse ai mendon ashtu ai gabohët shumë rendë.
Kadare shkruan në gjuhën zyrtare, përkatësisht toskërishtën gjuha e tij krahinore që u transformua në një gjuhë zyrtare e ashtuquajtur “standarte” në dëm dhe kurriz të gegënishtjes . Për çfarë ka frikë Kadareja ? Ka frikë se gegënishtja do të zvendësoje toskërishtën ? Nëse ai mendon kështu ai është , edhe një herë, krejtësisht i gabuar.
Kjo nuk është ajo që unë rekomandoj, por jam për « jo shumë ndryshime » delikate të disa elemente gjuhësore dhe nderhyrjën e disa elemente të gegërishtjës ku gjejmë rrënjet e pellazgjistës së lashtë e cila është gjuha amë dhe burimi jo vetëm të gjuhës shqipe por edhe të gjuhëve Evropiane.
Në të vërtetë në këtë rast gjuha « standarte » do të pësojë vetëm disa ndryshime jo shumë të rënda të disa elemente thjeshtësisht gjuhësore që nuk ndikojnë pjesën më të madhe të gjuhës zyrtare (toskërishtja), por do të bëje ndërhyrjet të « substancës » të pellazgjishtës së lashtë e cila është baza e greqishtës dhe latishtës së vjetër : unë e konsideroj atë gjuhë të lashtë (paraardhëse e gegënishtës) si « gjuha amtare të gjithë Evropës (dhe « jo të botës » sikur e dëgjoj dhe lexoj këtu dhe andej nga disa amatore që përpiqen ta besojnë padrejtësisht).
Gjuha shqipe nuk do të ndryshoje sepse të dy dialeket kanë të njejtin burim të pellazgishtës të lashtë dhe nga këto ndryshime të vogla nuk do të ndikojnë thelbin e gjuhës standarte : gjithë shqiptarët do të vazhdojnë të kuptohën më njëri-tjetrin … dhe O Kadare, mos ki frikë, lexuësit e tua do të vazhdojnë të lexojnë veprat tuaja ! Mos ki merak ! Kjo e shkruara e re do të bëhët e “pastruar” dhe unë shpresoj se do të pastrohet nga neologjizma dhe fjalë të huaja që sot dëmtojnë dhe rrënojnë fuqishëm fjalorin e gjuhës shqipe. Pas këtyre rregullimeve të vogla dhe mesimeve të reja do të jetë e nevojshme të krijohet një LEKSIK zyrtarë që do të përfshije elementet të « toskërishtës » dhe elementet të « gegënishtës ». Kjo do të pasurojnë gjuhën tonë dhe shkencëtarët dhe gjuhëtarët të aftë të gjithë botës do të kenë në dorë një manual shkencor i vetëm dhe burim i pakrahasueshëm që besoj se do të përdoret vazhdimisht nga shkencëtarët dhe gjuhëtarët modern.
Pastaj do të vije dita që pas këtyre mesimeve, pastrimeve dhe korrigjimeve « gjuha shqipe » do të konsidorohët « gjuha amtare » e Evropës. Kjo do të eliminoje elementet e gabuara të imponuara nga gjuhëtarët e parë të shekullit XIX dhe të fillimit të XX të cilët, duke mos gjetur një gjuhë amtare dhe sidomos pasi është okultuar gjuha shqipe që ishte sipas tyre « një gjuhë e vetëm » (pa studime të thëlla dhe të vazhdueshme…e futën në dolap të harresës) : në pamundësinë për të gjetur një « gjuhë amë » ata krijuan “indo-evropianizëmin”., që e kam kundërshtuar ka gati 50 vjet.
Së fundi nuk duhët me besuar se jam një Shqiptar anti Tosk dhe mbeshtetës vëtëm i Gegëve ! Kjo nuk më përngjan , sepse jam një patriot shqiptar që ka vepëruar gjithmonë për bashkimin kombëtar kundër individualizmit të dëmshëm dhe shkatërrues. Nuk jam absolutisht i njëanshëm dhe nuk veproj për asnjë pjesë të etnisë shqiptare. Nuk jam kundër «dialektit tosk » por kundër standarzimit të komunistëve të vitit 1972 që injoruan, okultuan gegënishtën në studimet e tyre dhe imponuan dialektin tosk. Ky është thelbi i kundershtimit tim. Ky veprim ishte i njëanshëm që ka lanë mënjanë Shqiptarët e veriut (që përfshin edhe një pjesë të Malit të zi) dhe të verilindjës (Kosova, Persheva) dhe të Maqedonisë që të gjithë flasin gjuhën gege. Ky kundërshtim i imi nuk do të thotë që dëshira ime është të krijoj urrejtje, devijim dhe përçarje mes Shqiptarëve ose për të shpërfillur shqiptarët e jugut, si dhe dialektin e tyre. JO kjo nuk më përngjan dhe ata që mendojnë ashtu nuk më njohin mirë.
Ky “standardizim” ishte një vendim fyes dhe i turpshëm kundër shqiptarëve nga veriu dhe lindja të trojave shqiptare që flisnin (dhe flasin) gjuhën gegë. Dhe mbi të gjitha, e konsideroj atë veprim si një KRIM. Ky është pozicioni im dhe nuk ka të bëjë fare me mosmarrëveshjen dhe përçarjën mes Shqiptarëve. Fund.