551 vjet më parë, më 17 janar të vitit 1468, vdiq heroi i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti

0
679

Gjon Keka

551 vjet më parë, më 17 janar të vitit 1468, në vitin e njëzetë e katërt të mbretërimit të tij dhe në moshë 63 vjeçare vdiq mbreti i Arbërisë Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Vdekja e tij ishte goditja më e rëndë për Arbërinë, sepse ajo më nuk kishte Mbrojtësinë dhe Atin e saj. Ai u varros me madhështi të madhe në kishën-Katedrale te Shën Nikollës nè Lezhë, ashtu sikur që ishte vetë madhështor.

Nga të gjitha anët e Arbërisë vrapuan drejt Lezhës për të qarë për ditën e zezë, që kishte pllakosur Arbërinë. Kronistët thonë se aty morën pjesë më shumë se tre mijë burra dhe gra. Katër vjet më vonë, Sulltani pushtoi Arbërinë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk ishte më aty t’i ndalte me krahun e tij dhe strategjinë e talentet e tij prej Herkuli; ai e pushtoi me lehtësi gjithë vendin.

Dhe nga ajo ditë Arbëria mbeti pa të zotin e saj, pa mbretin e papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Edhe sot kur po shkruaj këto rreshta nga kombi ynë ende nuk ka dal një lider, trim e vizionar sikur qe ishte Mbreti Gjergj Kastrioti, i cili nuk kishte asnjë kompromis me armikun otoman e as tregëti.