Si shihet atdheu nga larg
Gjuha shqipe në hapësirën etnike shqiptare në Maqedoni, me ligjet e shtetit dhe të “lirive të njeriut”, apo më qartë të konventës për gjuhët e popujve, u bë gati-gati “zyrtare”, por me peshojën politike 20%… 20% për shqiptarët që jetojnë në tokën e vet etnike.
Kush e shpiku këtë të “drejtë demokratike”, për popullin shqiptar në Maqedoni, që gjuha shqipe e lashtë një nga më të vjetrat në Evropë, të marrë trajtën dhje shenjën e pakicës dhe të ketë të drejtën të flitet e të shkruhet vetëm me shenjën e “ligjit”, 20% aty ku jetojnë mbi 20% të popullit shqiptar që e flasin gjuhën e tyre kombëtare(sic!).
Kjo është e drejtë” demokratike”? Kjo është vlera universale e demokracisë dhe gjuhët e popujve(shqiptar)në Maqedoni…?! Gjuha “maqedone” tashti me ligjet e reja u bë zonja e parë zyrtare në Maqedoni, ndërsa Gjuha Shqipe me shenjën e pakicës, aty ku jetojnë më shumë se 20% e popullit (shqiptar), në një mjedis mund të flasin e të shkruajnë “zyrtarisht” gjuhën e tyre…(sic!).
Kush e shpiku këtë të drejtë “demokratike” për popullin shqiptar në Maqedoni për gjuhën shqipe të lashtë dhe shenjë e identitetit kombëtar një nga më të vjetrat në Evropë…?!
Gjuha “maqedone” u bë si gjuhë vetëm pas Luftës së Dytë Botërore me ato katër-pesë fjalët që i gjetën në rrethin e Velesit dhe u bë “fjalori” dhe u bë “sintaksa” e gjuhës maqedone, që sot ia bën me gisht gjuhës së lashtë shqipe:rri më poshtë e fol e shkruaj vetëm më të drejtën “demokratike”
20%… 20%… 20%… (sic!).
Edhe Zoti e di të flasë Gjuhën Shqipe!
Çikago, 15 janar 2019
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]