Ndalni prapaskenat dhe luftën brenda llojit!

0
616

Arben Malaj

Kerkohet bashke-pergjegjesi dhe bashkepunim dhe jo rivalitet absurd. Te dashur kolege nga mesazhet e drejtperdrejte apo te koduara duket se PS po rrezikohet te perfshihet ne nje lufte brenda llojit. Kjo demton rende kredibilitetin e saj publik dhe efikasitetin e saj ne qeverisje. Fillimisht deshiroj te qartesoj se personalisht nuk do te jem asnjehere pjese e ndonje lufte brenda llojit, kjo bazuar edhe ne pervojen dhe kontributet e mia ne Partine Socialiste nepermjet platformave konkuruese per modernizmin e PS dhe jo nepermjet grupimeve per interesa abuzive.

E dyta – nuk do te kthehem ne strukturat drejtuese te PS-se, nje gjenerate e re meriton te drejtoj PS-se
se treti- mos kthimi e bene me te madh mirenjohjen per mandatet politike dhe publike qe me ka besuar PS, te cilen vazhdoj “shlyej” duke qene i gatshem ne cdo kohe te jap keshilla per te zgjedhurit e saj ose te angazhohem ne aktivitet shkencore te PS gje qe e bej me profesionalizem edhe pas vitit 2013.
Se katerti – nuk kam asnje qejfmbetje aq me pak me anetaresine e PS-se per goditjet, shpifjet dhe parapaskenat e bere brenda llojit ne angazhimet e mia 1991-2013 ne PS.

se pesti – ka nje njolle te zeze ne marrdheniet e mia me PS qe eshte vjedhja masive e votave ne konkurimin tim si kandidat i pavarur ne 2013. Kandiim qe e bera vetem ne detyrimin mirenjohes ndaj vlonjateve qe me besuan perfaqesimin e tyre politike per rreth 16 vite ne parlamentin e vendit tim.
Shqetesimi im ne pozitat e nje perfaqesuesi mirenjohes i se majtes shqiptare eshte se cila do jete e ardhmja e PS ne spektin poitik shqiptare. Sfida eshte me thelle per PD, si dy prej partive politike me te medha, dominuese dhe percaktonjese ne zhvilimet ekonomike, sociale dhe politike te vendit tone.

Partite tradicionale ne Shqiperie po edhe ne vendet e tjera po perballen me : (i) mbijetesen e tyre me cdo kusht; (ii) nje ristrukturimi thelbesore ; (iii) nje shperberje graduale apo (iv) nje proces renie e lire ku secili shikon mbijetes personale duke i braktisur partite tradicionale.
Kjo analize ka dhembshurine njerezore te nje individi te rritur brenda PS por edhe pergjegjesine e nxitjes se nje debati dobi-prures per partite politike ne identifikimin e simptomave te semundjeve qe po grryejne kredibiliteitn e tyre publik nga deshtimet per mireqeverisje dhe sidomos nga abuzimi me voten dhe pushtetin qe ju besuan votuesit e tyre jo vetem tradicional.

Perzgjedhja e nje prej kater opsioneve kerkon nje analize te thelle te intelektualeve me te mire te se majtes dhe te djathtes shqiptare, Cdo opsion ka kostot dhe perfitimet e tyre.

Kostot dhe perfitimet nga cdo opsion mund te jane individuale, partiake por edhe deri kombetare. Nje analize ne raport me efektet e cdo opsioni ne raport me sfidat e vendit mund te jete me i dobishme per vendin dhe cfare eshte me e dobishme per vendin eshte e dobishme dhe e detyrueshme per individet me mandate publike dhe politike qe jane odruar dhe jane perzgjedhur ti sherbejne vendit te tyre.
Nxitja, perkeqesimi dhe vazhdimi i kesaj lufte brenda llojit eshte nje kosto e rende per momentet politike qe po kalojne partite politike tradicionalde, aq me teper perballe sfidave qe ka mireqeverisja e vendit.

Agresiviteti ne rritje mund te behet me rrenues. Prandaj angazhimi i personaliteteve te PS dhe te majtes shqiptare, si Fasos Nano, Servet Pellumbi, Gramoz Ruci, Zabit Brokaj, Skender Gjinushi, Paskal Milo, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Valentina Leskaj, Xhevat Lleshi, Anasta Angjeli, Ben Blushi, Ethem Ruka, Moikom Zeqo, Bardhyl Agasi, Gezim Tushe, Eva Allushi, Merita Ndreko, Saemira Pine, Edlira Haxhiymeri, Rajmonda Stefa, Natasha Paco, Petro Koci, Flamur Rrogu, Mezan Malaj, Ndre Legisi, Fatmir Xhafaj, Viktor Doda, Marko Bello, Koço Broka, Koço Barjaba dhe shume personalitete ne nivel vendore dhe kombetare qe e themeluan, modernizuan dhe e bene fituese Partine Socialiste dhe te majten, te cilet se bashku me kopleget ne PS dhe gjeneraten e re te perfaqesuesve te saj ne qeveri dhe parti te mund te thellojne analizen dhe te ndertoj e strategjinee e e thellimit te modernizimit te PS, te ndarjes dhe kontrollit te pushteteve, te kufizimit te mandateve ne duart e nje individi reduktimit te kohezgjatjeve te mandateve, te rikthimti te perzgjedhjeve konkruese ne strukturat drejtuese ne cdo nivel dhe forum te PS.

Se bashku mund te prodhohet nje per diskutim publik me anetaresine e PS, mbeshtetesit e saj por edhe me opionin publik nje dokument startegjik me hapat konkrete te demomratizimit te PS , te rritjes se transparences dhe kontrollit dhe pergjegjesi ndaj kujdo qe I besohet nje mandat publik e politik ne qeverisjen vendore, ne qeverisjen e vendit dhe ne drejtimin e institucioneve kushtetuese. Qeverite e shokeve dhe per shoket e grryen rende partie socialiste spanjolle nen drejtimin e Partite politike tradicionale, aktualisht me shume se kurre me pare, kanr nevoje per dashurine dhe perkushtimin e sinqerte te cdo anetari te tyre.

Ato duhen sheruar nga semundjet e: (i) mungeses se demokracise se brendeshme;(ii) mungeses se transparences dhe (iii) te keq qeverisjeve te tyre dhe te vendit te tyre.

Keto semundje kane kalbezuar parti shume me te medha dhe me rrenje historike shume me te thella dhe me te gjata se partiti politike tradicionale shqiptare.

Kjo vertetohet lehtesisht me humbjet, tkurrjet dhe renimin e partive tradicionale, ne France, Itali, Greqi, Gjermani dhe shume vende te tjera ku deshtimi partive tradicionale ka favorizuar lindjen dhe rritjen e partive ku tkurrja dhe sherberja e tyre po zvendesohet nga lindja e partive te reja moderne si Siryza ne Greqi apo nga euro-skeptike, populistet deri edhe radikale ne vendet e tjera.

Pra risqet jane te qarta per partite politike tradicionale shqiptare, rastet konkrete te deshtimit deri ne shperberje te simotrave te tyre jane konkrete. Sfida eshte nqs tkurrja apo shperberja e tyre do te zvendesohet nga parti te reja moderne apo do te ushqej nje proces lidjesh te partive euro-skeptike, populiste apo radikale.

Ne fund dhe me pak humor, bazuar ne historine e grindjeve dhe luftrave te brendeshme ne partite politike shqiptare, lufte brenda llojit ne PS dhe” kercenime me varje per armiqte e partise” mund te sjell dy risqe potenciale. Se pari Veliaj mund te nderpres mbjelljen e pemeve, edhe pse ai ka mbjell me shume peme se anetaresis e PS dhe e dyta shume nga te kercenuar per veprimtari anti parti, ( numer qe ne situata frike vjen e rritet me progresion gjeometrik), mund te fillojne te presin pemet e Veliajt per te ulur riskun qe ne nje prej tyre nje mengjes dhe pa pritur pa e ditur asnje udheheqes tjeter mund te gjenden te varur.

Mos mbjellja e pemeve te shpreses dhe aq me keq prerja e tyre e pengon dhe e demton permiresimin ekologjik te ambjentit toxik ne partite tona politike.

Arben Malaj
Ish anetar i Kryesise se Partise Socialiste.
1997-2013