Shkruan Zymer Mehani
E Kujtojmë profesorin dhe poetin Basri Çapriçi në përvjetorin e shkuarjes në amshim…
PËR TY, POET
(Basri Çapriçit)
U trazuan retë në qiell
Dhe ylberi humbi ngjyrat
Zogjtë e malit pushuan këngën
Të përlotura janë fytyrat
Një penë shqipes iu shua
U këput një varg në mes
Shkoi poeti, u largua
Shpirt i tij pastë ndjesë
Na mungon një mik i librit
Na mungon një fjalë e artë
Na mungon këshillë e tij
Me gjuhë zemre, gjuhë të zjarrtë.