– poezi nga libri “Lavdi të Gjallëve”.
Gjarpër i zi i mbështjellet Kosovës
Ai po i fal tokë armikut të shtrihet
Ai është pajtuar të bëjë marrëveshje
Kosova s´është tokë e gjarpërit; jo!
Kosova është tokë buke e Atdheut!…
2
Shqipëri, kam një fjalë të dardanëve
për ty, vetëm të bashkuar jemi një!…
3
Nënë, ti më bëre të jem vetvetja
Më dhe aq shumë dashuri për
Atdheun, dhe aq frymëzim për
Këtë tokë të zeshkët e të dashur
Sa unë mora udhën e pakthim
të poetit!…
4
Të punosh tokën me duart tua
dhe farën ta hedhësh në arë vetë,
t’i korrësh të korrat kur ato piqen,
nuk ka liri më sublime në jetë!
5
Jam fije bari i bimur n ́këto troje,
jam gjuha shqipe e dheut amtar,
në zemër kam të dashurën Kosovë,
në shpirt e kam të lashtën Çamëri.
6
Digjet e piqet kjo botë n ́zjarrmi
Atdheut tonë ngulmon gjak i ri
arti i çlirimit nuk njeh kufij,
në të gjitha kohërat ka emrin, liri…
Atdhe Geci – poezi nga libri, “Lavdi të gjallëve”