Po kaq popull i pa qenë jemi?

1
1523

Gjin Musa

Ne bindjen time politike dhe njerzore,ne analizen sa mundem reale, ndihem i zhgenjyer si shqiptar.

Ne sistemin komunist te Enver Hoxhes qe kurre mos ardhet ma, disa gjera ishin per tu patur zili dhe sot poi disherojm.
Siguria per jeten ishte nen kontrolle, sherbimi shendetesor ishte falas per ç’do qytetar si ne fshat apo qytet e deri ne skajin ma verior te shqiperis, punesimi i detyrueshem, korrupsioni ase qe njifej aso kohe, per 1 kg kryp po ta villje shkoje ne burge, ky ishte sistemi me te mirat dhe te keqijat e veta.

U deshen vitet 90 qe populli shqiptare ta permbyste kete sistem te komunizmit, me shpresen se nji jete e begat doe priste popullin shqiptar.
Nji ndryshim sistemi i pa pare ne vendet tjera ish komuniste!

Ndryshimi i sistemeve sigurisht nuk ishte i lehte per ne shqiptaret, po mjerisht ne krye te sistemit “Demokratik” erdhen personazhe anti demokrat, kerkuan me ngulm shkaterrimin e ç’do gjeje te ndertuar ne 50 vite me djersen e popullit, me punen e te burgosurve dhe me pun vullnetare.

Ketu filloje shkaterrimi i demokracis akoma pa lindur mire, ato vite i ngjajn lojrave te fatit, degjonim nga “politikan” te pa politik se shqiptaret do hanin me luge arit! çeku i bardhe ishte kryefjala e dites, pardysytë e bardha bridhnin mitingjeve ne ç’do cep te shqiperis, Berisha ishte dolli bashi i mitingjeve, premtime sa uji i detit, Amerika ka nisur tragetet me grun, buk falas, ushqime e veshmbathje do vershonin lume, populli i besonte te gjitha, ishte i gatshem te shkatrronte banesen ku jetonte, po tu thoshte Sali Berisha dhe pardysyt e bardha.

Shqiperia u kethye ne nji germalle… e tmerrsheme kure shifje te ç’faroseshin plantacione vreshtash te cilat ishin mbjellur e rritur me shum kujdes, askush nga keto bluz bardhet) pardysyt nuk i beri thirrje popullit qe ajo qe ishte ndertuar ne 50 vite te mos damtohej, po ruhej dhe te mirmbahej sepse doi sherbente demokratizimit dhe rindertimit te ekonomis kombetare.

Qe ketu u duk qarte se dikushe ishte i angazhuar ta shkaterronte shtetin shqiptar, popullin ta varferonte, korrupsioni te fuqizohej, pushtetaret ta ndanin pasurin kombetare ne çifliqe.

U deshe viti 1997 qe ta vulos perfundimisht mjerimin shqiptar, po i njejti autor, po tani me pardasyn e presidentit, i njeti ai me dy gishtat qe therriste mjerimin, vrasjen, shkaterrimin e shtetit Shqiptar, po vete Sali Berisha, kardiologu me zemer kriminale, beri ate qe nuk kishte ndodhur ne vendet tjera te ish komunizmit…

Populli perseri hesht perpara krimit shtetror!
Ato qe ndodhen ne vitet 97,98 e shkunden politiken nderkombetare, Shqiperia po shkonte drejte nji lufte civile me pasoja tragjike, nderkombetaret nderhyn, situata po vihej nen kontrolle, PS me ardhjen ne pushtet u mendue se gjen e pare qe do bente do ishte ndeshkimi i atyre qe dogjen dhe shkaterruan nga themelet shtetin shqiptar vetem per hire te postit Berisha.

Rotacionet ne shqiperi jane vertet interesante! gjithmon te pa besuesheme politikisht, mazhorancat dhe opozita kurre nuk u muaren per te ndertuar shqiperin, lufta e tyre ishte akuza dhe kundra akuzat, keshtu pasuroheshin ma lehte, me shaj qe te shaje po miljardat ti ndajm sbashku, ky popull nuk kupton, nuk e “njef” jeten e kapitalit… mjerimi politik.

25 vite “demokraci”!
”””””””””””””””””””””””
Analiza eshte e bere, bregdetin e zaptuan pashallaret e politikes, gradaçelat dhe vilat luksoze po te politikanve, biznezet po te ketyre qe kurre nuk thon u ngopem… postet ne zyrat e shtetit po çiflik i politikes, zyrat e diplomacis te familjarve politik, kriteret kane vdekur, pak randesi ka sa intelekt eshte, mjafton te kete lidhje fisnore me kupolen e politikes, populli te mbaje premtimet elektorale… ngopu populle me barkun boshe…

Te persekutuarit ne bisht te karroceris!
Politaka si majtas dhe djathtas kane luajtur teater me ata qe u pereskutuan nga sistemi komunist.

Ka goje politika te flasi per te persekutuarit?
Jo dhe vetem jo, asnji i persekutuar ne sallen e parlamentit! Vendin e atyreve qe ju takon e kane zene bixhozlit, matrapazat dhe drogaxhijet, te pa shkolluaret dhe injorantet me diploma fallco, “biznezmen” mashtruesa, ja ku eshte politika pase 25 viteve “demokraci”…

Analistë, gazetarë dhe publicistë behuni zeri i mjerimit aktual, lerni porllet neper studiot e pa moralsheme, behuni zeri i popullit fukara, bejuni zeri i te vertetes, mjafte me dokrra politike, vendi po shkon drejte nji humnere te pa shpetim,populli heshte, nji heshtje qe therret vetem mjerim, kjo klase politike ka marre penge kafshaten e bukes, ka marre penge demokracin, ka izoluar inteligjencen shqiptare, vendi do ndryshimin, Shqiperia ka nevoje per nji burre me bese, trim perbadhe krimit, i pameshirshem ne ndeshkimin e krimit dhe te korrupsionit, i vendosur te flijohet per interesat e popullit te vete, vdekja per popullin dhe shtetin tane eshte rilindje per te dyten here… Shqiperia ka burra dhe gra qe din ta rilindin shqiperin. Politikave grabiqare dhe korruptive tu priten damaret e ushqimit,drejtesia te beje historin o sot o kurre.

Une nuk te besoje, se kaqe populle i pa qene jemi! Historinë e bejne popujte qe nuk durojnë roberimin e copes se bukes nga grabiqaret politik dhe pushtetarë.

1 KOMENT

  1. Gjin Al Musovski,

    Me kete shkrim definitivisht e vertetove qe je komunist i flliqt.

    Dmth paske pase sherbim mjeksor pa pare…c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.

    Po ty veq te vyn VETERINARI …TY NUK TE VYN DOKTORI.

Komentet janë mbyllur.