SYNOHET TË SHKOHET DREJT NJË KONGRESI TË RI MBI GJUHËN, QË GJUHA SHQIPE ZYRTARE TË PLOTËSOHET EDHE ME LEKSIKUN DHE FORMAT FONETIKE E GRAMATIKORE TË GEGNISHTES.
(Por nuk shoh përpjekje serioze në këtë drejtim…)
Arben Çokaj
Regjimi komunist bëri një gjuhë zyrtare/letrare shqipe, që përjashtoi shumë fjalë, e disa forma gramatikore të dialektit gegë. Ishte gabim. Pasi gjuha me shtimin e fjalëve dhe formave gramatikore, pasurohet, nuk dëmtohet. Psh. në fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 1980, ke fjalën turke “tamam” për me thanë pikërisht, ok (flet edhe Rama turqisht nganjëherë), por nuk e gjen askund fjalën gegë tamël, për qumësht!
Prandaj si leksiku e si gramatika e gjuhës shqipe, duhen plotësuar me format foljore e gramatike të gegnishtes. Por si duket asnjë studiues serioz nuk po merret tash 28 vjet me këtë punë. Ka studiues e politikanë nga jugu, që e urrejnë gegnishten ma shumë se turqishten e greqishten. Kjo është gabim. Por edhe disa simpatizantë e promovues të gegnishtes po mbesin në amatorizëm, nuk po dinë çfarë duan, flasin e shkruajnë gegnisht, por përpjekje serioze për t’ia bashkuar gjuhës zyrtare shqipe leksikun e granatikën e gegnishtes, nuk po shoh askund. Edhe këta mjaftohen me urrye standardin e me e trajtua si mish të huaj, kur edhe standardi, edhe gegnishtja, shqip janë!
Ne duhet të mos merremi edhe aq me amatorizma emocionale. Gjuha do gjuhëtarë, që të bëjnë punë serioze! E gjuha zyrtare shqipe duhet të ekzistojë, se një gjuhë e vetme lidh edhe kombin. Prandaj është gabim nga disa adhurues të gegnishtes, që kanë filluar ta sulmojnë standardin sikur është greqisht e turqisht. Njëjtë si komunistat bënë me gegnishten dikur… Kjo nuk është mirë të ndodhë! Pasi sot nu kemi diktaturë… Gjërat duhet të imponohen me mirëkuptim e dakordësi, jo imponime banale e pallogjikë.
Pasi një gjuhë kanë gjermanët, pavarësisht dialekteve, gjermanisht. Një gjuhë kanë anglezët, anglisht GB. Një gjuhë kanë amerikanët, anglisht US. Kurse disa shqiptarë po përpiqen të promovojnë gegnishten dhe të injorojnë e shajnë gjuhën shqipe standarde, pa e ditur se çfarë po bëjnë. Ku duan me dalë? A fusim edhe dialektet e fshatrave dhe zonave në përdorim?! 😛 Mos shkretoni! Gjuha shqipe duhet pasuruar, shikoni e harxhoni energjitë në atë drejtim dhe jo në krijimin e identiteteve gjuhësore të reja, që na ndajnë si komb!
Duket se kur pushtetin e mori Zogu më 1924, gjuha zyrtare shqipe ishte me bazë gegninshten, kurse, kur Enveri e mori pushtetrin më 1944, ai bëri një gjuhë zyrtare nga Shqipëria e Mesme, thonë, por nuk ka dyshim se u përjashtua shumë përfshirja e gegnishtes në gjuhën zyrtare shqipe. E kjo i ka bërë keq gjuhës shqipe por edhe një pjesë të shqiptarëve gegë, të cilët nuk e durojnë padrejtësinë dhe tani mund të vijmë deri te propozimi: Shqipëria me dy gjuhë zyrtare: gegnisht dhe toskërisht. Kur pushtetin në Shqipëria ta marin një gegë, përdoret gegnishtja, kur pushtetin ta marrin një toskë, të përdoret standardi. E kështu mbyllet kjo punë! Si me datën e çlirimit… 😛
Hajde mendje torobuku shqiptar hajde! E këtë hajde po e fus kastile në serbisht, se ne i themi eja… Se e vërej, që disa jugorë ma parë flasin greqisht e turqiosht se gegnisht, aq shumë e “urrejnë” gjuhën gegë, ashtu si disa gegë, ma parë flasin turqisht e serbisht, se toskërisht… Kaq të bashkuar janë pra, këta shipeca… Në vend të bëjnë përpjekje për bashkim, këta bajnë përpjekje si e si me u nda, sikur jemi një komb me 500 milion banorë! Leni more marritë!
Se në Shkodër etj. ka pretendime, duam të flasim gegnishten thonë, dhe “dritares” së gjuhës standarde i thonë “penxhere”, “qelqit” – “xham”, apo “këmbësores” – “pedonale”.😛 Kurse në Kosovë, duam gegnisht thotë Migjen Kelmendi, e “dritares” i themi “prezore”… 😛 etj. etj. Kush po u duket më shqip?! Pra, jeni të lirë ta përdorni dialektin, por gjuha shqipe ka një gjuhë zyrtare/letrare. Kush nuk mundet ta pasurojë atë e kontribojë për gjuhën shqipe, që na bashkon, t’i japin me dialekte, që na ndajnë. Jo çdo gjë që u bë nën komunizëm ishte keq! Unifikimi i gjuhës psh., ishte gjëe mirë!
Përgjigje për një promovues te gegnishtes, që shan standardin:
U ka lanë Enveri me pasoja, “o me ne o kundër nesh”. Boll keq më vjen, se jugsit u treguan ma kopila e të zgjuar se veriorët e vazhdojnë me zgjuarsi e kopili me e sundua ende Shqipërinë.
28 vjet demokraci e gegët mllaçiten ende duke nxjerrë më shumë në dritë ndasitë e urrejtjen për tjetrin, e jo dashurinë, që disave ua predikon gjoja edhe feja, për ta bërë kētë vend me dashuri e jo me urrejtje.
Kultivimi i urrejtjes vjen si shkak i urrejtjes kundrejt një padrejtësie, që u ba dikur, por nuk janë pak, plot 28 vjet, a duhen 280 vjet me zanë mend a? Urrehet ma shumë diçka e dobishme e unifikuese si standardi, apo hidrocentralet, që i bëri komunizmi psh. disa të mira, e ndërkohë mbushet vendi me xhamia turke e Shkodra gjithashtu dhe na quajnë sot “Vend Musliman”. Prej kujt? Prej standardit apo prej turkut?! 😛 E sa po e kundërshtojnë shqiptarët e shkodranët sot pallimin e turkut?! Me e pas pa Monella Vagabonën muslimane, se çfarë na ka ba ne që kritikojmë islamin, që e shkërdheu Enveri, e kishe harruar standardin…
Prandaj, duhet tytën me e drejtua drejt afrimit të shqiptarëve me njëri-tjetrin, e jo drejt ndasive, fetare apo gjuhësore, politike e ideologjike etj. Duhet vlerësuar nocioni komb, e jo ato tipare dalluese që na ndajnë, e që mendjeshkurtrit po i promovojnë, duke urryer gjuhën shqipe me idenë se po ngrejmë gegnishten. Shkodran, lezhian, tiranas apo tepelenas… katundarë e qytetarë, katolikë e muslimanë, shqiptarë jemi. Duhet të gjejmë mënyra për t’u bërë, e jo si e si të vetë-shkatërrohemi.
A tbua po e ndalon standardi pastrimin e borës në Shkodër? Apo kryetarja e Bashkisë? Kam pa mendimin e marrë të disa shkodranëve të mbyllur në fantazitë e tyre narciste, për autonomi, etj. E kush po e pengon Shkodrën me u zhvillua sot? Standardi? Apo mendja e marrë e tyre e urrejtja patologjike që kanë për tjetrin, ndryshe gjoja nga vetja e tyre?!
Standardi ishte një përpjekje e imponuar për një gjuhë të përbashkët shqipe, e ndonëse e imponuar, unë mendoj se ishte mirë, aq sa u bë! E nëse dje nuk u përmirësua dot gabimi që u bë me përjashtimin e gegnishtes, a mund të përmirësohet sot kjo? Jo. Se askush nuk punon duke e vënë në punë arsyen racionale, kush punon, po nxjerrë ma shumë në dritë urrejtjen për të përbashkëtën… e kjo mendoj se është gabim.
Punët që duan mend, nuk bëhen ne bark! Kështu që për një gjuhë të përbashkët shqipe, duhet synuar kontributi në pasurimin e standardit me leksikun e gramatikën e gegnishtes. Por a ke pa ti ndonjërin të përpiqet për këtë? Jo. Se asnjëri nuk beson se do dëgjohet, prandaj edhe secili bën djalin e pabindur, shkapetë këmbët për tokë e thotë: o si them unë o ndryshe nuk bëhet. Ashtu e bëri edhe Enveri. Me ndryshimin se ai e kishte në dorë, e këta të sotmit nuk kanë edhe aq.