Nga Binak MAXHARRAJ
1. Presidenti i SHBA, Donald Trump gjate fushates elektorale te para dy vitesh, ne te cilat i fitoi zdhedhjet per Presidente te SHBA-ve, kishte premtuar se do ta ndertoi murin e gjate perrreth fqiut te tij Meksikes, per te nadluar hyrjen ilegale te refugjateve. Ndertimi i ketij muri do te kushtoj 5,6 miliardë dollarë. Por i hasi sharra ne gozhde. E gozhdoi PD e Amerikes, e cila e ka kontrollin ne Kongresin Amerikan, nuk ia lejoi 5 por vetëm 1,3 miliardë dollarë.
Presidenti Donald Trump u revoltu, s’po mun e merr vehten, eshte ba xeher. Ne shenje revolte ai e mbylli nje te katerten e Qeverise Federale, qe nga 22 dhjetori i vitit te kaluar.
Nuk ka asnje shenje kompromisi. Te dyja palet jane ngrire ne pozicionet e veta, nuk leshojne pe.
2. E njejta gje po ndodhe edhe ne Kosove midis Koalicionit PAN me Presidentit Hashim Thaqin dhe LDK-së së Kosoves me LVV. Kryeministri i dikurshem dhe tashti Presidenti i Kosoves, i cili qe nje kohe te gjate e ka udheheq dialogun me Serbine, e ka ba aq fishmash dialogun, duke i ba kompromiese te dhembshëm Serbise, ne dam te Kosoves, sa qe as vete nuk po dine se si me dalë. Shkoi edhe me larga sa qe eshte ne rrezik edhe te ndahet Kosova.
Per te hjeke pergjegjesine nga vehtja, ai po lype unitetin nacional per kete çeshtje. Edhe ketij si Donald Trump i hasi sharra ne gozhde te opozita, te LDK dhe LVV, te cilat duke e njohte Thaçin si neri i pa bese, si njeri qe don me fute shtetin ne telashe, si njeri, i cili eshte duke e rreziku edhe pavaresine dhe teresinë teritoriale te Kosoves, LDK dhe LVV i thane JO, nuk bahemi pjesemarres ne ekipin dialogues, sepse dialogu eshte nise keq dhe do te perfundojë keq e me keq.
LDK dhe LVV u kryqezuan keto dite nga PANI dhe satelitet e tij me te gjithe artilerin e tyre, e cila nuk po ju bane pune.
Nuk ka shenja te ndonje kompromise midis tyre, sepse as LDK dhe as LVV nuk do te marrin pjese ne punet e ndyra, ne te cilat PAN dhe Presidenti Thaqi e kane fut vendin.
Shënim: Ka një ndryshim esencial këtu, se Trump po shikon të ndërtojë një mur për të mbrojtur kufirin jugor me Meksikën, e demokratët nuk po ia japin fondet. Kurse Hasha po lobon për me ia dhanë Serbisë veriun e Kosovës… /AÇ
- Publicisti Binak Maxharraj, thotë: “Populli së shpejti do ta kuptojë për kompromiset që i ka bërë Hashim Thaçi krye në vete, do të kuptojë se një mëngjes populli do të mbetet pa frymë kur të kuptojë se ka mbetur pa pjesën më të pasur në botë, veriun e Kosovës. Kjo është tradhtia më e madhe që i bahet vendit, shtetit të vet, por ky huligan politik, i drejtuar kryesisht nga Serbia dhe Rusia, nuk ka dert, që për interesa personale ta shesë edhe shtetin e vet. Këtë njeri historia do ta dënojë shumë keq.“
* * *
Binak, personalisht nuk më intereson fare a do ta dënojë “shumë keq” apo s’do ta dënojë fare historia Hashim Thaçin, nëse realizohen profecitë tueja. Hashim Thaçi është shumë i vogël dhe i pa peshë, krahasuar me humbjen qoftë edhe të një centimetre të tokës së Kosovës e lere me të një pjese aq të rëndësishme të vendit, siç prognozon ti.Ne me gjasë jemi i vetmi popull në botë që ngushëllohemi me “dënimet historike”, përderisa fqinjët tanë të zgjeruar në tokat tona edhe më herët, i gëzohen fatit historik, që vazhdon të jetë krah tyre. Të menduarit e tillë është irracional dhe i takon më shumë të menduarit religjioz, kryesisht atij islamik.
Çfarë dënimesh të “historisë” mund të ketë kur tjetri, fqinji, zgjerohet në hapësirën tënde jetësore, në tokën tënde.
Nga një popull i zgjuar, dalin edhe politikanë (burrështetas) të zgjuar, e jo gjarpinj helmues “të specializuar” për ta kafshuar vetvetën.Ç’ka është puna e popullit tonë, atëhere?
Ç’ka nëse ky popull, pas të korrunave, “… do ta kuptojë për kompromiset që i ka bërë Hashim Thaçi…”. Kjo do të thotë se ai popull paska qenë në gjumë gjatë gjithë kohës dhe nuk ka pasur aftësi që ta parandalonte të keqën, kur ka qenë koha për ta ndaluar.Asgjë tjetër…
Nëse jo nga PDK-ja, nga LDK-ja; nëse jo nga AAK-ja, pse jo nga VV-ja?!
Nëse Hashim Thaçi nuk është ndalur deri sot, pse askush nuk po ka fuqi ta ndalë m’u Sot. Në këto çaste. Në këtë këndvështrim LDK-së e as VV-së nuk u falen kalkulimet në kohën kur diçka duhet të bëhet; kur duhet vepruar me vendosmëri, mençuri e nguti për ta ndalur ndarjen e vendit!
Pse nuk doli askush këto 20 vite që ta ndalonte të keqën, asnjë të keqe që e mundoj dhe vazhdon t’i kanoset vendit?!…
/ shkruan Bajram Kabashi në FB