Amina Nuraj: Masakra më e madhe mbi popullatën shqiptare në rajonin e Sanxhakut, ndodhi në Haxhet nga partizanët-çetnikët!

0
1643

Amina Nuraj, Novi Pazar

Pjesë nga teksti ‘Asimilimi i Sanxhakut’

Masakra më e madhe mbi popullatën

“Aqif Blyta mbante mbi shpinë barrë të rëndë, pasi ai ishte i vetmi i gatshëm që në çdo moment mbrojë popullin e tij. Për ca kohë ishte qetë, deri në ardhjen e Josip Broz Titos dhe Partizanëve të tij, të cilët deri dje ishin në uniformat shqiptaro-muslimane në rajonin e Sanxhakut ndodhi në Haxhet nga forcat partizane, me urdhër të Josip Broz Titos.

Aqif Efendiu dhe Ahmet Daca ishin në burg, ndërsa më vonë u pushkatuan publikisht; pas pushkatimit të tyre, të gjitha librat dhe shkresat e Aqif Efendiut u dogjën dhe u zhdukën, pasi dukej qartë se Jugosllavisë së atëhershme nuk i konvenonte kombi shqiptar në Sanxhak si dhe Sanxhaku në duar të shqiptarëve.

Lufta në Kosovë rrodhi si me plan, sikur Josip Broz Tito zbatoi një plan për zhdukjen e kombit shqiptar, si nga Sanxhaku ashtu edhe nga Kosova dhe pushtimin e tokave shqiptare. Si që do çetnikë të veçantë veshën uniforma partizane pas ardhjes së Titos, ashtu edhe do Partizanë të Titos u shndërruan në SHËRBËTORË të MILLOSHEVIQIT, të cilët planifikuan krijimin e SËRBISË së MADHE, ashtu si Tito që bëri JUGOSLLAVINË, me vetëm një komb, atë “Jugosllav”.”