Kur komunikimi me mobilë-telefona krijon mvarësi dhe kthehet në opsesion?!

0
1213
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Koha e modernitetit shumë e ka ndryshur mënyrën e jetës. Në rrugë, në kafene e kudo tjetër po i shohim të rinjët të ulur më koka të përqendruar në telefona mobil, sigurisht të inkuadruar në internet dhe rrjete të ndryshme sociale. Para dhjetë apo më shumë viteve nuk e kemi para menduar së kështu do të duket jeta shoqërore. Sot, këto skena janë bërë të zakonshme. Koha e internetit po i tjetërson njerëzit, po ndikon në ndryshimin e sjelljës, po ndikon në mënyrën e jetës e kështu më radhë. Kjo çështje kërkon një studim më të hollsishem nga psikologët dhe sociologet. Të kenaqësh duke komunikuar më dike, ose duke pranuar like pas postimeve të ndryshme ose ndonjë vargu të shkrimit, është lumturi e çasitit.

Varësia prej rrjeteve sociale është bërë e madhe të gjenerata e re. Komunikimi i çdo ditëshem krijon mvarësin e madhe, dhe pastaj kjo kalon në opsesion. Telefonat mobilë janë bërë një llojë drogash, që po ndikojnë edhe në formimin e përsonalitetit te të rinjëve tanë. Kur kënaqësite që ofron jeta kërkohen përmes rrjeteve sociale dhe gjithë asaj që servohet aty, është kërkim i gabuar, është kërkim i një jete inekzistente, apo i jetës imagjinare në kokat tona. Komunikimi në rrjetet socale dhe telefonat mobilë do duhej të bëhët më masë të caktuar, ose veq sa për të kryer ndonjë punë.

Teprimi në këtë drejtim na sjellë pastaj jo produktivitet në punë, ose krijojnë pengesa të mëdha për aktivitete të mirëfillta shoqërore, si dhe shkaktojnë pasivitete fizike por edhe psiqike. Interneteti ka ndikuar që kolektivisht njerëzimi të jëtë më shumë sipërfaqësor, duke u larguar nga mbrendia e problemeve që na ofron vet jeta. Duke u “habitur” siq thuhet në internet, krijohen vonesat në punë, vonesat në shërbime të atyre që janë të lidhur më punën e shërbimeve komunale, apo shërbime tjera publike, Kemi shëmbuj më bollëk të kësaj natyre.

Kur krijon marrëdhënie me iPhone:
https://www.facebook.com/ecobicycle/videos/1174779589213377/

Nëse ofrohesh për të kryer ndonjë shërbim në komunë apo diku tjetër, nese përsoni zyrtarë gjendet më telefon duke komunikuar, as nuk të sheh më sy deri sa ta përfundon bisedën, ose edhe mund të harron që palët janë duke e pritur. Shumë çka që sërvohet në rrjete sociale është e dëmshme, sidomos për gjeneratën e re, si fjalori i ndytë që po përdorët, fotot apo videot e ndryshme më përmbajtje pornografike, apo foto të vipave cilat garojnë më njëra-tjetrën së cila ofron pamje më të mirë fizike. Indikator negativ në këtë drejtim është së të rinjët nuk po e kan një vend të punës, dhe pak përkrahje nga shteti që ata të inkorporohen në rrjedhat shoqërore të vendit.

Të gjitha negativitetet shoqërore dhe kjo të cilën e theksova do të ishin kthyer në pozitivitet shoqëror, sikur të mos ishin instaluar në pushtet kastat e tipit banditesk, të cilat kasta gjithçka kanë kthyer për së mbrapshti në Kosovë. Këta hilegji dhe matrapazë politik nese vazhdojnë të mbesin në pushtet, këtë popull do ta pretë një mallkim tjetër edhe më madh. Të kthehemi edhe pak të tema, por e cila natyrisht ka lidhshmëri më gjendjën e përgjithshme shoqërore. Kënaqësia momentale që ofron interneti është kënaqësi e rreme, kurse mvarësia është mvarësi shumë e kushtueshme…