DUOMO NE MILANO

0
1561
Ndoc Selimi

Ndoc Selimi

Pak histori.

Duomo e Milanos (Duomo di Milano) nje nder veprat arkitektonike ma ne za te Italise dhe Eurpes fillon punimet ne vitin 1386, separi si nje kishe e vogel kushtuar Shen Merise menduar dhe projektuar nga Ipeshkvi Antonio da Saluzzo. Nje nder kontet e Milanos te asaj kohe (qe asht dalluar per shume ndertime) Gian Galeazzo Visconti vazhdon punimet deri ne vitin 1447, ku futen punimet e mermerit te realizuara nga mjeshtra skulptore, projektues, ingjiniere e arkitekte me te mire te Italise dhe te huaj. Vazhdohet ne vitet 1450 – 1570 duke e quajt periudha Sforzesca (nga Duka F. Sforza).

Ne kete faze fillojne te ngrihen guliatat ne forma piramidale siper nderteses si ajo e Amadeo dhe fillon puna ne xham. Nga 1560 – 1650 vazhdojne punimet nga Ipeshkvit Carlo e Federico Borromeo duke i dhane stilin gotik – iternacional. Ne vitin 1700 perfundon kupola me guliaten e Madonines – nje mrekulli e vecante. Deri ne vitin 1900 vjen e perfunduar Dumo ne kete gjendje qe shohim sot. Vitin qe shkoi filluan punimet mirembajtese e restauruese te siperfaqes se jashtme, pasi mermeri dhe pjese te veçanta filluan te gerryhen nga koha.

Duomo e Milanos kete vit ka 630 vjetorin e themelimit dhe per gjithe keta shekuj i ka sherbyer popullit dhe vendit si nje vend shume i rendesishem kulti, si nje qender kulturale dhe si nje pike turistike e cila vizitohet çdo vit nga miliona turiste!