Dy veprat e Vitit për Gjergj Kastrioti Skënderbeun

0
955

Po përmbyllet viti i shpallur nga qeveria e Shqipërisë si viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, por me aktivitete dhe promovime tjera e manifestime të pakëta për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Megjithkëtë viti nuk kaloj edhe ashtu pa bërë asgjë nga studiuesit, historianët e krijuesit si ata shqiptar ashtu edhe të huaj. Janë dy autor njëri amerikan e tjetri shqiptar i Kosovës që kanë sjell librat e tyre për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me rastin e 550 vjetorit të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, është amerikani A. K. Brackob, me librin për Skënderbeun (Scanderbeg, A.K.Brackob, Histria Books) dhe Gjon Keka me librin e tij në gjermanisht për Skënderbeun (Der große Europäer Georg Kastriota, Meshari/Lena Grafik).

Këto dy vepra janë vepra që kanë bërë vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut me domethënie. Librat e dy autorëve u pritën dhe u vlerësuan me shumë interes, si nga lexuesit shqiptar, ashtu edhe nga ata anglishtfolës dhe gjermanfolës. Poashtu Interesimi u pa menjehër pas botimit të tyre pasi këto dy libra mund të cilësohen edhe si dy libra të vitit me vlerë dhe domethënie për vitin e shpallur të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Por nuk janë vetëm këto, madje autori e studiuesi shqiptar i Kosovës Gjon Keka, vetëm në fundvitin 2017 dhe brenda vitit 2018 ka botuar tri vepra për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kushtuar vitit mbarëkombëtar të tij. Interesimi dhe vlerësimi për veprat e autorëve si atij amerikan dhe shqiptar të Kosovës është një vlerësim që i jep domethënie vetë vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. /Revista Drini