ASHTU, SIÇ THOTË PARTIA?!

0
579
Lidhja

Nga Binak MAXHARRAJ

Në monizem ishte si sllogan refreni, “kështu ka thanë partia”, “mos del kundër partisë”, se “partia është mbi të gjitha”, etj. Por kush e ka menduar së edhe ne demokraci dalin njerëz te sajë, të cilët reagojnë kur ndonjë anëtari të sajë, kur e thotë mendimin e vet, bile edhe e qortojnë publikishte së duhet përmbajtë qerndrimin e partisë, dhe nuk banë te deklaroni diçka çka nuk e thotë Partria.

Ketu nuk e kam fjalen për PDK sepse ne ketë parti qe moti Klani Pronto i ka vu masat e dhunshme si ne monizem, ku nuk ka dialog te brendshëm, e partisë po i shkojnë punet keq me me keq ç’prej se ka ardhe në krye te saj Kadri Veseli, i cili nuk din së çka është partia e lëre më ta udheheq atë. Nuk është këtu fjala as AAK, ku sundon “despotizmi” i Kryetarit të sajë, i cili pa kundër kandidat i fiton zgjedhjet në Parti me 99%, etj., etj.

Por këtu e kamë fjalën, çuditërisht, për një Parti instutucionaliste, shtetëformuese Partin e Ibrahim Rugovës, e cila e para e çoi popullin në këmbë kundër regjimit serb. Fjala është për LDK. Para disa ditësh, tre anëtarë te sajë e shprehen publikisht opinionet e tyre, reagoi garda e vejtër e kësaj partie, se deklaratat e këtyre tre anëtarëve te devotshem nuk na qenkan ne frymen e Partisë, pra nuk paskan folë ashtu siç thotë Partia, etj., etj.

Por këta te “padëgjueshmit” e LDK-së kanë lidhë besa besën si ne kohën e Haxhi Zekës, kur ai lidhi besën me malësorët se do ta ndjek Mark Milanin përtej Çakorrit. Dhe e mbajtën besën Mark Milani u ndoq përtej Çakorrit. Por, sot pas gadi njeqind vjetesh më “vullnetin e popullit”, krerët e “kombit” ne krye me Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa vullnetarisht ua kthyen Çakorrin nipave te Mark Milanit.

Pra, këta të ”padëgjueshmit”, që nuk po e “ngojkan partinë” kanë lidhë besën së do të bajnë çmos, për ta demokratizua partinë nga brenda, ku gjithëkush është i lirë ta thotë mendimin e vetë pa kurrfare frige, se ”kështu nuk ka thanë Partria”.

Por, gjithashtu këta të “padëgjueshmit” të LDK-së kanë lidhë besen së do të jenë tmerri i Klanit Pronto, se ne zgjedhjet a ardhshme fuqishem do ta përplasin për tokë, për të mos mujtë me ardhë ne vehte për një kohë te gjatë, dhe kështu duke i fitu zgjedhjet fort bindshëm.