POLITIKA
NGA IDRIZ ZEQIRAJ MË 2 JANAR 2019 NË BOTASOT.INFO
Foto ilustruese, “Bota sot”Çjerrja korale e bandës PAN, kundër Vetëvendosjes
“Ka ardhur koha me dalë nga çubat”, – thoshte studenti Ibrahim Rugova, në vitin 1967. Sepse ilegaliteti, i sanksionuar me ligj, si veprimtari antikushtetuese, luftohej vrazhdësish nga pushteti monist. Megjithatë, në rrethanat e pushtimit serbo-sllavë, duke qenë të ndaluara veprimtaritë legale, që i bënin oponencë pushtetit, shprehja e lirë e mendimit, logjikisht, ishte ilegaliteti, mundësi organizimi, për këndelljen e popullit, deri në kundërshtinë e pushtetit, në mënyra të ndryshme.
Por, lëvizja ilegale, në epokën plurale partiake, në demokracinë parlamentare të sotme, aq shumë të reklamuar, është anakronike, është kthim prapa, është futje e sërishme në “çuba”. Organizata ilegale “Syri i Popullit”, me listat vrastare, është vijimësi e Organizatës kriminale terroriste – SHIK -, e cila filloi me listëbërjen emërore të viktimave të ardhshme, ngeshëm të pikasura, me emra komandantësh, luftëtarë të zëshëm të FARK-ut, kuadro e veprimtarë të LDK-së.
Por, lista sekrete, ende të pa publikuara, ka edhe për brenda llojit, kryesisht, kuadro e luftëtarë të gardës së vjetër të LPK-së, të pabindur ndaj Kryesisë së re uzurpatore të LPK-së. Dhe, ekzekutimi i të listuarëve emërorë, filloi në vitin 1997, për të vazhduar përgjatë luftës dhe pas luftës. Pra, shefat e rinj të LPK-së, “komandantë”, pa hyrë në luftë fare, vranë luftëtarët e lirisë, veprimtarë të LDK-së dhe të tjerët, për t`i hapë rrugën pushtetit të tyre kriminal e hajnor.
Pse dhe kush e krijoi “Syri i Popullit”
Letrat me pyetjet domethënëse për “komandantët” e krimit, të bëra nga Murat Jashari, shquhen për elemente të dyshimit të bazuar kriminal. Duke qenë brenda llojit, sojit, një lëvizak i ekstremit të majtë enverist e stalinist, ishte përdorur, më saktë, i keqpërdorur, nga hileqarët batakçinj, në krye të Lëvizjes. Murat Jashari kishte udhëtuar nga Zvicra në Itali, me porosi të krerëve të LPK-së, për ta marrë, ilegalisht, fshehurazi, azilantin e djeshëm dhe nënkryetarin e sotëm të Parlamentit të Kosovës, Xhavit Halitin.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën “Bota sot”, versioni i shtypur)