The Guardian: Xhamia e re në Prishtinë, ringjall neo-otomanizmin

1
709

Ajo që e ulë numrin e besimtarëve muslimanë në Kosovë dhe në trojet shqiptare, është pagesa e fesë nga besimtarët. Për pak kohë numri i besimtarëve muslimanë do të bëhet 10-15% në Kosovë, e kështu Naim Tërnava mban rrushin me dorë! Kurse kështu duke marrë para nga jashtë, nga Turqia e Arabia, e nga taksat e popullit të Kosovës, normalisht se ai do xhami për çdo fshat, e jo shkolla e qendra shëndtetësore… Feja nuk duhet lejuar të marrë fonde të dyshimta nga jashtë, e të bëjë propagandë pro-turke e pro-arabe, po ashtu nuk duhet paguar me taksat e popullit, por vetëm nga besimtarët e vet! /AÇ

The Guardian, 2 janar 2019

Prishtina ka shumë nevojë për një xhami të re, por përpjekjet e Turqisë për të ndërhyrë në shtetin e ri të Ballkanit me investime dhe avokati janë duke ngritur shqetësime.

Kështu nisë një shkrim të mërkurën prestigjiozja britanike “The Guardian”, të cilin ia kushton ndërtimit të xhamisë qendrore në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në artikullin e titulluar: “Dhurata e Turqisë për xhaminë, ndez frikën e ‘neo-otomanizmit’ në Kosovë”, The Guardian thekson se pavarësisht se shumica e popullsisë në Kosovë i përkasin fesë myslimane, ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, financuar nga Turqia, ka ngritur shqetësime.

“Kundërshtimi ndaj shumë xhamive të reja anembanë Evropës është i rrënjosur nga frika e Islamit, por fakti se nga 20 persona 19 janë myslimanë në Kosovë, rezistenca ndaj xhamisë së re të Prishtinës nuk përputhet me atë të Evropës. Disa banorë vendas e shohin atë si një simbol të ndikimit mbizotërues të Turqisë, ndërsa të tjerët dyshojnë në kthimin e besimit në një hapësirë publike laike”, shkruan The Guardian.

Në artikull përmendet afërsia që ka Kosova me Turqinë, duke i vënë theks të veçantë vizitës që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i pati bërë Kosovës në vitin 2013.

“Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, citon prestigjiozja britanike Erdoganin.

The Guardian shkruan për kosovarët e besimit islam, që gjatë festave falin namazin rrugëve rreth xhamisë së madhe të ndërtuar në vitin 1461. Ndërsa, citohet edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili flet për mungesën e objekteve fetare.

“Në Evropa nuk ka asnjë fshat të vetëm pa një kishë, por në Kosovë janë së paku 50 fshatra pa xhami”, citohet të ketë thënë Myftiu Tërnava.

Ndër kundërshtarët më të zëshëm të projektit janë arkitektët lokalë, shkruan gazeta britanike.

“Edhe pse tenderi publik theksoi nevojën për një ndërtesë origjinale, dizajni i zgjedhur është klasik osman”, shkruan The Guardian.

“Projekti është duke u mbikëqyrur nga drejtoria e shtetit turk për çështjet fetare, Diyanet, e cila ka ndërtuar dhjetëra xhami të tjera nëpër botën islamike vitet e fundit”.

1 KOMENT

  1. Gazeta Guardian eshte e njohur per genjeshtra per Kosoven… sepse eshte rrene absolute kur thuhet se ne 20 Kosovar 19 jane Musliman… kjo eshte super rrene qe e perhapin Muslimanet e Kosoves te perkrahur nga rrencat anadollakë te Turqise dhe rrencat e Rusisr qe e perhapin rrenen per numrin e Muslimaneve ne Kosove.

    Ne Kosove jane 32 deri 35 mije musliman… prej te cileve MUSLIMAN ME prejardhje SHQIPTARE JANE afersisht 28 mije… ndersa msliman te tjere jane musliman me prejardhje Turke, Boshnjake, Rome, Hashkalike Gorane etj. etj…

    Po te ishin 19 banor nga 20 musliman nuk do te ishte problem ndertimi i xhamise por do te aplikohej sherriati .. dhe problem do te ishte ndertimi i shkollave, restoraneve, pishinave…..

    Ne Kosove ne 20 banorë jane 1.78 musliman… gati dy veta !!!….ose 1.78%

Komentet janë mbyllur.