Kërcënimi i Islamit radikal në Kosovë; Alma Lama si ilustrim

1
809
Ambasadorja Ama Lama

Alma Lama po sulmohet përsëri nga qarqe anti-shqiptare, që kanë influencë edhe në mediat e Kosovës. Turp! Jo vetëm largimi nga pozicioni i saj si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali, por edhe ky linçim nga një pjesë e mediave të orkestruara në Kosovë, tregojnë se ndikimi anti-shqiptar, nga qarqe serbe apo islamike, po merr terren në rastin e ambasadores Lama! Shteti dhe Qeveria e Kosovës duhet të tregohen më të kujdesshëm edhe për imazhin dhe reputacionin publik të veprimeve të tyre institrucionale, edhe në marrëdhënie me znj. Lama, dhe mediat në Kosovë duhet të mos i japin hapësirë shpifjeve dhe trillimeve, që dëmtojnë Kosovën. /Arben Çokaj

Mapo.al, 10/03/2014

Emri i Alma Lamës, një lidere politike feministe në Republikën ballkanike të Kosovës është e panjohur për amerikanet dhe evropianët unnamedpërendimorë. Kjo është për të ardhur keq sepse Lama ka ndërmarrë një qëndrim të fortë në favor të të drejtave të grave.

Megjithëse Kosova është nën protektoratin e SHBA-së, trashëgimia e komunizmit jugosllav dhe së fundi infiltrimi i islamistëve radikalë janë shfaqur duke nxitur incidente të agresionit ndaj kundërshtarëve.

Izolimi është një formë e frikësimit, e përdorur nga e majta staliniste. Ndërsa fashistët dhe ekstremistët islamikë veprojnë në mënyrë tipike kundër oponentëve të tyre me metoda direkte sulmesh fizike, stalinistët në perëndim kanë rezervuar metoda të tilla të ashpra për disa kundërshtarë që i konsiderojnë vërtetë të rrezikshëm për ta. Ata preferojnë, kur munden, t’i izolojnë kritikat e tyre nëpërmjet shpifjeve dhe thashethemeve, të mbështetura nga etiketime të shkruara, me qëllimin për t’i diskretituar dhe për t’i parandaluar që të kenë qasje tek audienca më të gjëra që i kushtojnë vëmendje pikëpamjeve të tyre.

Alma Lama, e intervistuar në Kosovë, nga fundi i muajit shkurt, përfaqëson një rast të tillë. E lindur në Shqipëri, ajo u diplomua në Universitetin e Tiranës në Gjuhë dhe Letërsi, pastaj me 2002 shkoi në Kosovë, ku kontriboi në shumë media. Ajo gjithashtu vizitoi SHBA-në për të zhvilluar aftësitë profesionale, duke marrë pjesë në programin e mbështetur nga Departamenti i Shtetit, Gratë në Sektorin Publik, me 2012. Më së shumti ajo punoi në media lidere në gjuhën shqipe përfshirë edhe Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe transmetuesin më popullor në Shqipëri Top Channel; ajo ishte njohur si një promotore e gazetarisë investigative, duke raportuar në stilin perëndimor, në përgjithësi i panjohur në rajon.

Lamës pastaj iu kërkua t’i bashkohej Lëvizjes Vetvendosje, e udhëhequr nga lideri karizmatik e filozofi radikal Albin Kurti, i cili ka qenë aktiv në krahun politik të UÇK-së gjatë 1998-1999, kur ndërhyri edhe NATO, dhe i burgosur në Serbi para luftës. Ai e nisi Lëvizjen Vetëvendosje (e njohur ë shqip si LVV) në dekadën e parë të shekullit 21, me një mesazh të rezistencës ndaj ndërhyrjeve të të huaje në Kosovë – një mesazh që u mirëprit nga shumëkush.

Është thënë shpesh, përpara rënies së gazetarisë profesionale dhe ngritjes së avokimit, që gazetarët nuk duhet të punojnë për politikanë apo të bëhen vetë aktivistë politikë; shumë i referohen këtij veprimi si “tejkalim i vijave”. Por qëndrimet publike janë polarizuar dhe raste të tilla janë bërë të zakonshme, dhe tentativa për tu përfshirë në “një çështje” ka qenë e fortë, veçanërisht në vendet ish-komuniste, siç janë këto pasardhëse të ish-Jugosllavisë. Për më tepër, sulmet serbe kundër popullsisë civile të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovës i detyruan gazetarët të mbajnë anë.

Tek shumë, përfshirë Lamën, Kurti ishte dukur e vetmja figurë e ndershme politike në Kosovë. Ajo iu bashkua LVV, dhe kur lëvizja u bë një parti politike e prezantoi atë në mesin e kandidatëve të saj për Kuvendin e Kosovës, legjislaturën nacionale; ajo ishte një nga 12 anëtarët e zgjedhur me 2010. Suksesi i LVV në kutitë e votimit ishte befasi për disa vëzhgues, të cilët nuk e kishin kuptuar pakënaqësinë e thellë të shqiptarëve të Kosovës ndaj politikanëve vendor.

Lama qëndroi si depuette e LVV deri në vitin 2013, kur ajo u nda me grupin e saj parlamentar, shumë shpejt pasi gratë muslimane Kosovare ishin fyer nga një ekstremist islamik, imam Irfan Salihu.

Salihu u lirua nga detyra në xhaminë e tij në qendrën shpirtërore të Kosovës jugore, Prizren, siç është përshkruar në The Weekly Standard në qershor 2013, pasi ai shpërtheu në një fjalim të ashpër ndaj grave myslimane të Kosovës, të cilat ai i konsideronte pamjaftueshëm të moralshme sipas moralit islam, siç e ka përshkruar ai.

Ai i fyeu duke i supozuar si “prostituta” dhe iu bëri thirrje burrave që t’i braktisin ato. Salihu kritikoi vetëm imoralitetin e supozuar e grave, jo të burrave.

Megjithë popullatën prej së paku 85% muslimane, Kosova është përcaktuar konstitucionalisht si sekulare. Për shembull shamia dhe simbolet fetare nuk lejohen në shkollat publike. Gratë përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga mbajnë poste të larta publike por janë të veshura sipas stilit të modës perëndimore. Salihu ishte dënuar nga gratë e tre partive kryesore parlamentare. Lama, përfaqësonte LVV, Teuta Sahatçiu LDK dhe Vlora Çitaku, ministria e Kosovës për integrime evropiane dhe një ish deputete e Partisë Demokratike (PDK) e cila përbëhet nga liderë të rëndësishëm të UCK-së, iu bashkua grave të tjera parlamentare në denuncimin e Imam Salihut

Lama, megjithatë thotë se ishte shokuar, kur lideri i LVV Kurti, i cili është i njohur gjatë karrierës së tij si një ateist, propozoi një hapje politike ndaj partisë së vogël islamike Partisë së Drejtësisë (PD) e cila ka vetëm tre karrike ne parlamentin 120 vendesh dhe duket se është e modeluar në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Rexhep Tayp Erdogan. Kurti and LVV refuzuan ta mbrojnë Lamën nga sulmet e islamistëve dhe sipas Lamës, LVV për më tepër doli në mbrojtje të shamisë dhe të futjes së mësimeve fetare në shkolla, pikërisht ashtu siç kërkojnë islamistët. Lama e cila thotë se nuk është besimtare por respekton të drejtat e besimtarëve, tha se si një feministe ajo refuzon të pranojë ndonjë kompromis përsa i përket veshjes së grave apo zakoneve të tjera.

Lëvizja e Kurtit ndaj Islamistëve erdhi shumë shpejt pas fyerjeve të rënda të Salihut ndaj grave muslimane të Kosovës, jo vetëm që ishte befasuese, po duket se ishte sa oportuniste aq edhe e joproduktive. Një aleancë me islamistët nuk do të përmirësojë shancet politike, por do të dëmtonte kredibilitetin si parti parimore. (Kurti dhe pjesa tjetër e lidershipit te LVV, më herët bashkëpunues me mediat, nuk i janë përgjigjur kërkesave të mia për intervista)

Në vazhdim Lama tha: “Influenca e Wahabistëve dhe e Vëllazërisë Muslimane është vetëvrasje politike për Kosovën.” Ajo shpjegoi paradoksin rreth jetës nën regjimin serb, që është mistifikuar më parë: regjimi i terrorit të Sllobodan Millosheviqit i ka lejuar të rrinë hapur xhamitë në të shkuarën, ndërsa i përzuri punëtorët nga puna, i përzuri nxënësit nga shkollat, dhe iu mohoi atyre kujdesin shëndetësor. Qëllimi i Serbisë sipas Lamës, ishte t’i ndante shqiptarët sipas linjave fetare dhe përforconte imazhin si islamistë.

Refuzimi i Lamës për bashkëpunim me islamistët është shumë unik në ambjentin e saj. Me 19 Shkurt, media në Shqipëri dhe Kosovë publikoi një intervistë me Veton Surroin, një gazetar i njohur dhe autor, të titulluar : “Spiranca” e shqiptarëve duhet të vendoset në Berlin, jo në Ankara. Ai kritikoi intrigat rajonale të administratës turke, duke theksuar se “ideja e Erdoganit për demokraci është shumë e ndryshme nga ajo e Evropës”.

Ngjashëm, me 24 Shkurt, Koha Ditore, (e përditshme) gazetë e cilësisë së lartë e themeluar nga Veton Surroi, botoi një kolumne të Ramiz Lladrovcit: ideologjia serbe dhe Wahabizmi, dy rreziqet për Kosovën;” paralajmëron se “lëvizja islamiste e orientuar drejt wahabizmit …është aktualisht prezente në Kosovë, por po avancon me liderët e saj, të njohur e të panjohur, duke u bërë më aggresive, dhe më të zëshëm në ndërhyrjet e tyre në jetën e njerëzve… Liderët politikë, përfshirë Albin Kurtin, kujdesen që të mos i ofendojnë grupe të tilla.

Lladrovci akuzon zyrtarë të shërbimev inteligjente të Serbisë, të cilat ai i identifikon me emër, se kanë ndërtuar prej kohësh rrjet të bashkëpunëtorëve brenda lëvizjes islamiste të Kosovës.

Kështu Lama u largua nga LVV dhe pas reflektimir, iu bashkua grupit parlamentar të LDK-së. Reaksioni për veprimet e saj, ishte tepër i rëndë. Ish-bashkëpunëtorët e saj të partisë e fyenin dhe shmangnin atë. Muslimanët radikalë e kanë kërcënuar në email dhe rrjtete sociale. Njerëzit të cilët ishin të besuar si miq, u përgjigjen duke e përmendur atë me sharje të papërpunuara. Njëri tha në një intervistë se dikush duhet “ta gozhdojë” atë, dhe përdori epitete seksiste. Kur i kujtova se në Amerikë “gozhdoje” ka gjithashtu edhe një konotacion seksist, ai tha “bëje këtë gjithashtu”. Një tjetër e akuzoi atë se është anti-muslimane, megjithatë një lider kosovar sufist, e shprehu menjëherë respektin për të.

Lama theksoi se propaganda kundër saj nga muslimanët radikalë kishte për qëllim ta deklaronte femohuese të islamit dhe që sipas tyre kjo meriton dënimin me vdekje.

Edhe pse ajo është një ligjvënëse e zgjedhur, ajo kërkoi mbrojtjen e policisë, e cila vazhdon. Në fund të intervistës, ajo shprehu ankthin rreth shkuarjes në shtëpi vetëm në orët e vona të darkës.

Pavarëisht shpifjeve me të cilat ballafaqohet, Lama vazhdon të punojë në mënyrë produktive dhe më përkushtim për qytetarët e saj. Vitin që shkoi, Kuvendi i Kosovës miratoi një ligj, që ajo e ka shkruar dhe propozuar, në lidhje me mbrojtjen e burimeve të gazetarisë – mbase ligji më i avancuar se në çdo vend tjetër të botës. Ligji për mbrojtjen e burimeve mbulon “median e shkruar (përfshirë broshurat, posterët, fletëpalosjet, revistat dhe gazetat), film/video e regjistruara, transmetimet ne radio dhe televizione, regjistrimet audio, mesazhet e transmetuara).” Ai i garanton mbrojtje të gjërë kameramanëve, fotografëve dhe stafit mbështetës si shoferëve dhe përkthyesve etj, po kështu edhe gazetarëve të vetëpunësuar dhe mbledhësit e lajmeve. Mbrojtje është bërë për të gjitha materialet përfshirë blloqet e shënimeve, kasetat e regjistruara, videot, fotografitë dhe gjera të tjera të papublikuara.”

Për me tepër që garanton të drejtën e heshtjes për gazetarët, për të mbrojtur burimet e tyre të informacionit, si në gjykatë ashtu edhe gjatë procesit të hetimeve.

Gazetarët mund të detyrohen të tregojnë burimin e informacionit vetëm për të parandaluar një vrasje, bazuar në një vendim gjykate, dhe pas argumenteve ligjore.

Lama ka vazhduar dialogun e saj me publikun kosovar nëpërmjet medias. Me 24 Shkurt, 2014 në të përditshmne Zëri, nën titullin “Ndërtimi i kulturës demokratike” ajo shkruan: Shoqëria në Kosovë i ka dy mundësi, ose të luftojë të keqen brenda saj, krimin dhe korrupsionin, ose të mbetet në margjinat e vendeve demokratike, ku dështimi dhe mosfunksionimi dominojnë.

… zakonisht qytetarët e thjeshtë tentojnë të largojnë fajin prej vetes, ta gjuajnë atë te politikanët, pasi ata i shohin si bartësit e krimit dhe korrupsionit…. Prandaj kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse për të dalë nga ky sistem i korruptuar. Votat është thënë se janë për tu shitur –do të thotë se u shit qëllime dhe ndërgjegja . …komisionerë që pasi ndanin votat brenda partive, i vidhnin votat e kandidatëve brenda partive, dhe nxirrnin fitues atë që i kishte paguar më shumë…si rezultat sot kemi disa deputetë analfabetë e pa shkolla të mesme, apo me hipoteka kriminale, të cilët e konsideronin parlamentin si strehimore për krimet e tyre.

Kritika e saj për korrupsionin politik artikulon ankesat e dëgjuara nga miliona njerëz në vendet ish-komuniste sot, sidomos në Ukrainë, por edhe në Ballkan, Shqipëri dhe Bosnjë –Hercegovinë. Ajo paralajmëroi në Zëri që në zgjedhjet e Kosovës ” kauza demokratike u tradhtua nga një numër shumë i madh njerëzish, përfshirë ata që fituan mandatet pa merita.” Lama identifikon manipulimin e komisionerëve si problemin më të madh, veçanërisht në fshatrat e largëta, ku zyrtarët e partive i ndanin votat sipas partive.

Lama bën thirrje për numërim transparent dhe mbikqyrtejë të fletëvotimeve, nga të gjithë komisionerët që duhet të punojnë në grup, në prezencën e shoqërisë civile dhe po kështu të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e jo sipas grupimeve partiake.

Ajo thekson se Shqipëria ka adaptuar praktika të tilla që ka prodhuar një rritje domethënëse të transparences; në fund ajo tërheq vëerejtjen se ambasadat e huaja nuk mund ta sigurojnë integritetin e zgjedhjeve dhe se asnjë fuqi ndërkombëtare nuk mund të ndërtojë një kulturë demoktatike këtu në Kosovë, pavarësisht parava të mëdha që kanë shpenzuar këtu.

Lama përfundon,” këtë herë është koha që çdo qytetar të ndjejë përgjegjësi maksimale për votën e tij, të heqë dorë nga mentaliteti farefisnor e klanor i të votuarit por të zgjedhin njerëzit e rinj e të pastër; çdo parti të heqë dorë nga deformimi i vullnetit të qytetarëve dhe çdo institucion përgjegjës të marrë përsipër plotësisht garantimin e zgjedhjeve të lira e të barabarta, të cilat janë në prag.

Ajo meriton mbështetje në mbarë botën.

1 KOMENT

  1. Arben,

    E lexova shkrimin te vitit 2014 nga MAPO.AL… dhe ne kete shkrim perhapet rrena kryesore, fundamentale e Muslimaneve te Kosoves te cilet genjejne per numrin e muslimaneve ne Kosove.

    Ne kete analize rrenacake pohohet se se paku 85% te Kosovareve jane Musliman!!!!
    Kjo eshte genjeshter antishqiptare muslimane, te cilen e perhapin Islmistet e MAPO.AL.

    Sipas shifrave zyrtare te BIK dhe policise se Kosoves, ne 820 faltore Islamike ne baza ditore praktikojne Islamin mesatarisht 32 deri 35 mije Musliman te Kosoves. Ndersa te premteve ky numer arrin deri je 38 mije Musliman. Prej ketyre Muslimaneve , ka me prejardhje Shqiptare 26 deri 28 Mije Musliman. Ndersa musliman me prejardhje Rome, Turke, Boshnjake, Serbe, Hashkalike, Malazeze jane te tjeret dmth afersisht 8-9 mije Musliman me prejardhje jo-Shqiptare.

    Numrin e afert por me te vogel e kane ne bazë te antarësisë qe i paguhet BIKut..qe shkon nen 20 mije antaresime Muslimane.

    Sa i perket Alma Lames, une e konsideroj nje persone jo te informuar ne kuptimin intelektual, dhe nje oportuniste, sepse ajo ishte anetare e partise Islamokomuniste VV, qe tere veprimtarine e saj e ka pase dhune dhe antiLiri. Te jeshe anetar i hordhive barbare islamokomuniste te jape nje vulë të perjetshme te nje personi antishqiptar. Ajo ne kuvend si anetare e VVse madheronte Michael Moor-in nje anarkist Amerikan qe e kundershtoi çlirimin e Kosoves ne vitin 1999. Kete e beri ALMA LAMA.

    MAPO.AL e permend edhe muslimanin Veton Surroi, i cili femiun e tij e emeroi me trashegimi Muslimane …NURI, ne vitin 2012!!!! Kjo nuk eshte befasi, sepse Muslimani Surroi edhe djalin e axhes se tij e ka Turqeli nga Prizreni, i cili e fitoi vendin ne gjykaten kushtetuese si Turqeli Altay Surroy… pastaj muslimani Veton Surroi me vitin 2009 deklaroi se ai 9 muaj ka lobuar qe Kosova te behej anetar i konferences se vendeve islamike !!!!! Por Muslimani Surroi nuk deklaroi kush e financoi lobimin e tij qe Kosova te shpallej Musliimane… ashtu siç e shpalli Shqiperine marroqi Sali Berisha, ne vitin 1993!!!!!!!!

    Imami Musliman nga Prizreni, Irfan Salihu i ka ofenduar vetem grate Muslimane, dhe nuk ka ofenduar GRATE SHQIPTARE. Religjioni Islam nuk eshte obligativ, por njerezit me deshire konvertohen nga SHQIPTARË ne Muslimanë. Por ne momentin kur behesh Musliman apo Muslimane ti ke obligime islamike, dhe Imami i mire dhe jashtzakonisht i meçëm Irfan Salihu ju tregon Muslimaneve çka duhet me bere dhe kjo eshte çeshtje e tyre, pra e Muslimaneve, jo e shqiptarëve.

    Te gjithe imamet ne Kosove jane mulsimanë fantastikë, secili eshte me i mire se tjetri. Ata ne menyre perfekte e praktikojne dhe zbatojne religjinon Muhamedan te vitieve 620 deri 632 te epokes se re.

    Keta imamë jane fenomenalë, sepse e spjegojne filozofine qe zhvillohej para 1400 viteve… dhe kush don le te behet Musliman, kush nuk don mjafton te jete SHQIPTAR… normal e jo shtaze turko-arabike me semnudjen apo diagnozen Musliman.

    Arben,

    Te lutem mos boto genjeshtarë lidhur me numrin e Muslimaneve ne Kosove. Une i frekuentoj afersisht 200 deri 220 miq dhe familiarë… dhe vetem njeri prej tyre deklarohet Musliman… por edhe ky eshte ne proces te sherimit, sepse ai nuk shkon ne shtepi pa i konsumuar se paku 5 Birra…

    Pra, ndoshta rrethi i im eshte ekskluzivisht SHQIPTAR, por fakti se keta 200 deri 220 miq dhe familiarë dklarohen se jane Shqiptarë… dhe nuk praktikojne asnje religjion, tregon mjaft dhe sakte per pallavrat muslimane mbi numrin e personave te diagnostifikuar me semundjen Musliman.

Komentet janë mbyllur.