Tingujt e përjetshëm të frymës shqipe

0
718

Dea Halimi, “Muzika e agut”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “Fad” Prishtinë 2018

Linda Mala

Dea Halimi, një shkrimtare e vogël, librin e parë e ka botuar ndërsa ishte në klasë të parë. Ajo vazhdoi të shkruaj me përkushtim dhe prej vitit në vit shfaqi pjekuri dhe thellësi në librat e vet të rinj. Botoi ndërkohë librin e dytë me tregime “Princesha e Dardanisë”, me librin e tretë, novelën, “Gishtoja” ajo do të dëshmohet një shkrimtare e re, e cila do të sjellë risi në shkrimin për fëmijë.

Libër i radhës, “Lepuri lazdrak”, është një novelë e cila ngërthen ne vet imagjinatën, lojën dhe përditshmërinë e të vegjëlve. Ngjarjet që i trajton ndërthuren me çaste imagjinatave nga jeta e fëmijëve në të përditshmen e tyre. Personazhe kryesor janë Lepuri lazdrak dhe kopshtari Nela. Libri është i ilustruar me ilustrime te qarta që tregojnë vet ngjarjen e librit.

Libri i ri i botuar me 2018 është një përpjekje serioze në shkrimin e poezisë për fëmijë, që me thellësinë e vet që ka mund ta lexojnë lirshëm edhe lexuesit e rritur. Libri “Muzika e agut” është me poezi i cili hapet me një shkrim të shkurtër për “110 vjetorin e Kongresit të Manastirit” vitin të cilit iu vunë themelet e shkrimit shqip, me shkronja latine.

Ky alfabet me specifikat e veta bën që shqiptarët kudo që ndodhen sot rrezatojnë mes vetes nëpërmjet gjuhës së bukur shqipe, të farkuar në 36 shkronja në Kongresin e Manastirit, në të cilin Gegë e Toskë u bënë një, nën udhëheqjen e inteligjencës kombëtare të kohës, për t’i dhënë gjuhës shqipe letrat e saj të fisnikërisë dhe për ta renditur në familjen e madhe evropiane të gjuhëve moderne.

Autorja librin e vet e ka kompozuar përveç me 36 shkrime poetike duke i kushtuar secilës shkronjë nga një poezi me ritëm, me kumbi, me mendim dhe muzikë të veçantë, ajo krijimit të vet i ka parapri edhe me tri poezi: “Libri”, “Për mësuesin Pandeli” dhe “Një këngë me lirë” të gjitha si prolog të librit, ndërsa me tri vjershat e fundit përmbyllë librin me një epilog mjaftë të veçantë.

Vlen të theksohet se të gjitha ilustrimet që i shoqërojnë të 36 shkronjat autorja i ka punuar vet dhe me një përkushtim të posaçëm.
Në vjershën “Libri” e cila i prinë përmbledhjes “Muzika e agut” po e cekim disa vargje:

Libri është lulja më e bukur në jetë
E në atë lule ti je gjithnjë bletë!
Është flutur e bukur me ngjyra ylberi,
Është mollë e kuqe në brirë dreri.

E cekëm këtë pjesë nga kjo poezi duke iu mbetur borxh të gjitha poezive që kanë zënë hapësirë në këtë libër, sepse secila nga vargjet kushtuar shkronjave të gjuhës shqipe meriton të përmendën veç e veç për gjetjet e bëra që ato të tingëllojnë bukur, të shprehin mendime të ndryshme dhe të thella, të derdhin muzikë dhe pafundësi për gjërat që merren në shqyrtim.

Libri shquhet për arritjet e konsiderueshme dhe mjaftë specifike poetike.

Autorja Dea Halimi është kërkuese dhe hulumtuese e përpiktë e “Fjalorit të gjuhës shqipe”, si bleta që mbledh lule me lule nektarin saj, ashtu Dea vjel e mbledh çdo fjalë e shprehje për të përshtatur sa më mirë e sa më bukur, me kujdes e përpikëri fjalët e fjalorin, shprehjet e sqarimet duke i radhitur e lidhur me shkronjat e arta të alfabeti të gjuhës sonë të ëmbël që nga shkronja A e deri te shkronja ZH.

“Muzika e agut” është libër i realizuar mirë, me fjalorë të pasur dhe shprehje artistike. Kështu, ndërsa poezitë e Deas rrjedhin e rrjedhin të kthjellëta si loti, nga mendja e ndritur dhe pena e saj e artë.

Librin “Muzika e agut”, e botoi Shtëpia Botuese “FAD”, në Prishtinë 2018 dhe i ka 50 faqe.