Dhe plus po zgjedh ‘kush po ke qejf me dasht me t’vra’. Po ke qejf me zgjedh ‘vrasës’ tëndin Albin Kurtin!
Nga Revista Drini – 30 Dhjetor 2018
Hashim dramaturgu dhe gjykata si teatër i tij.
Kimete Berisha
Krejt fatkeqësitë në jetë ndodhin prej intrigave: kërcet lufta; ndahen të dashurit; prishet miqësia; shkatërrohen familjet; t’shkatërrohet puna, të gjitha të këqijat mbi këtë tokë ndodhin për shkak të intrigave dhe prandaj pa intrigë s’ka dramë.
Goxha një farë drame e luajti dje edhe Hashim Shekspiri në teatrin e gjykatës.
Por drama e ka katarsisin, lolo.
Gjykatësit e dinë rolin që ua ka dhënë Shekspiri, Kadri Veseli e Xhavit Haliti po ashtu e dinë, mezenskena gati, të gjithë aktorët në skenë kur Presidenti e bën regjinë e skenarit të tij (me asistent regjie Kadri Veseli) e lëshon intrigën si bombën dhe mendja e tij shpërthen lufta qytetare bëhet kiameti, veç për hatër të tij.
(Kurrkush nuk e di kur bëhet kiameti…)
Mirë i ka lidh situatat dramatike, duhet me ja pranu, po megjithatë e ka bërë një gabim.
Amatorizmi dramatik erdhi në shprehje kur Hashim dramaturgu u habit dhe (sikurse Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti) dëshprimisht i doli në mbrojtje Murat Jasharit, bash atij që u zu me ‘pelë përdore’.
Pse?
Pse e mbron atë që ka dasht me t’vra!
Dhe plus po zgjedh ‘kush po ke qejf me dasht me t’vra’.
Po ke qejf me zgjedh ‘vrasës’ tëndin Albin Kurtin!
(Po askush nuk e zgjedh vrasësin e tij).
E Murat Jashari s’po dika me shkru!
Ai nuk ka shkru romane por të ka pyet (dhe ka konstatu), thjesht, për shembull të ka pyet ‘kush e ka vra natën duar lidhur Behadin Hallaqin dhe ku e ka varrin ai’!
Besa ka konstatu që ‘ti e ke vra’.
Gojën sa çorapa, ke mujt me thënë ‘s’di’.
Për Remzi Hoxhën të ka pyet kush e ka vra dhe ka konstatu se ata që e kanë vra kanë qenë të lidhur me Xhavit Halitin dhe Kadri Veselin.
Kush e ka vra cimerin tënd Ali Ukën-të ka pyet me emër e mbiemër e tash ti thua se ai s’di me shkru!
Nëse s’di me shkru, ka mujt m’i diktu najkuj.
Ke mujt m’u përgjigj menjëherë, si njeri normal, me thënë ‘s’di kush e ka vra’.
Ose me padit për shpifje. E ti lë që nuk e ke paditë për shpifje Murat Jasharin por plus çohesh e mbron me mish e me shpirt njeriun që ka dasht me t’vra!
Qe, këtu ka ndodhur ai momenti kur ti e prish dramën, që e ke nis bukur mirë.
Nuk duhet dije gramatikore për me ba pyetje, ndërsa që ka sëmundje psikike Murat Jashari që jeni organizu me thënë ju (si për Azem Sylën) s’ka lidhje se edhe gjeniu John Nash, që ka dhënë kontribut fondamental në krijimin e ‘teorisë së lojēs’ ka qenë edhe shizofren, edhe gjenial.
Shizofrenia nuk të pengon me qenë i mençur.
Pra, 1400 e kusur pyetje t’i ka bërë Murat Jashari krejt për vrasje të shqiptarëve dhe shumë më mirë kish qenë m’u përgjigj bile në pyetjen për cimerin.
Nëse do të ishte ‘e vërtetë’ qysh thotë ‘drama queen’ se ‘Albin Kurti fshihet pas ‘Syrit të popullit’ dhe ka dasht me ‘vra’ Hashim Thaçin, atëherë do të ishte e ‘vërtetë’ (qysh mendojnë shumica e shqiptarëve) se ‘shumë vdekje në Kosovë, qoftë nga sëmundja, qoftë nga aksidentet, janë vrasje e likuidime’!
Kushdo që është ‘dikushi’ u sëmurë, apo ka vdekur prej exheli në Kosovë, menjëherë dhe automatikisht popullit i ka shku e i shkon mendja në ‘teori konspirative’.
Qe, dil pyeti gjinën, të tregojnë.
Krejt Kosova është e juaja, gjykatat janë tuajat, të politizuara, ata janë aparatçikët tuaj prandaj çdo njeri që i ka dy palë mend në kokë e di se ju me ‘gisht’ e ndani drejtësinë, qysh ua do loçka.
BE nuk tregon se ju jeni vetë ‘Ligji’, që ‘vran e kfjell’, sepse keni arritur ta korruptoni edhe drejtësinë evropiane edhe atë të Kombeve të Bashkuara.
Mbasi e ke bërë me intriga, me dashtë mundem me të lënë pa gjumë me intriga, por s’po du.
Shkojmë me intriga të lehta, të bazuara në intuitë.
Kështu na shkon mendja neve: zemra na thotë se ju jeni kriminelë.
Mendimet, ndjenjat e parandjenjat, krejt janë të lira. S’ka ligj që mundet me t’i ndal mendimet.
Si ti që je i lirë të thuash se pas ‘Syrit të popullit’ qëndron Albin Kurti, edhe ne jemi të lirë të themi se ju qëndroni pas të gjitha të këqijave njëzet vjeçare që kanë ndodhur në Kosovë.
Intuitë ti, intuitë na.
Ti vetë ke thënë se gjysma e më shumë e dëshmitarëve janë vra, ke folë me një palë fjalë si të Rada Trajkoviçit, edhe ajo ka thënë njësoj si ti.
Pra, nëse ti je ‘i lirë’ të mendosh se Albini ka dasht me të ‘vra’, ne jemi ‘të lirë’ të mendojmë se Ju ‘dëshirat i keni bë realitet’.
A ke fakte se Albini ka dasht me të vra!
Jo nuk i ke, se ai që ka fakte-s’ka fjalë.
Kur Presidenti s’ka nevojë për fakte, As populli s’ka nevojë për fakte.
Edhe nëse do të kishe fakte se ‘Albini është kriminel’, kjo s’do të thotë që mbasi ‘Albini është kriminel’ ti nuk je kriminel’!
Ti e ke lehtë se bën be rrejshëm, kur të akuzojnë, i tubon 24 pleq. E ne që nuk bëjmë be rrejshëm, për neve aty përfundon intriga, pa katarsis.
Sikurse Hashim Thaçit që i ka tregu ‘dikush’ se Albini është ‘kriminel’, edhe neve na ka ‘tregu’ ‘dikush’ se ju jeni kriminelë dhe qëndroni pas mafisë tokësore e nëntokësore në Kosovë.
Bile neve na ka tregu dikush, që me ligj nuk bëhet as dëshmitar.
A doni intriga!
Dikush s’ka çka humb (se ua keni marrë të gjitha) e të rras me intriga.
Pra mbasi ja ke nis me intriga, na e ke çel udhën t’i themi do gjana që po na brejnë.
Kadri Veseli para Hashim Thaçit u çartë në gjykatë, kqyrke m’u rreh (kish policë që i buzëqeshnin me admirim) por u tregua pak më i matur e më impulsiv se dramaturgu, i cili direkt në temë ua mbylli derën gazetarëve, e ua çeli sytë gjykatësve, u tregoi kush është ‘vrasësi’.
Sikurse Kadri Veseli, ashtu edhe Hashim Thaçi, dhe sidomos më i urryeri i të yrryerve Xhavit Haliti, të gjjthë e morën në mbrojtje Murat Jasharin.
Why?
Qysh merret në mbrojtje njeriu, që ka dasht me ju vra!
Ndoshta edhe Dick Marty s’din me shkru?
Hashim Thaçi ka thënë më 2010 se e di kush prej shqiptarëve ia ka shkruar raportin Dick Marty-t por asnjëherë s’e ka zhvilluar dramën deri në fund.
Ndoshta edhe Dick Marty është i smutë psikikisht!
Prandaj Hashim Thaçi ka premtuar publikisht se do ta padis për shpifje, por nuk e ka paditur.
Ramushi thotë se s’do t’i lejojmë kriminelët ta marrin ligjin nē dorë, kurse disa nga ligjvënësit e Kosovës le që janë kriminelë, po edhe janë dënu me burg për krime dhe vrasje.
Duhet me qenë goxha trim me guxu me jetu në një vend, ku e udhëheqni ju!
P.S. Kësaj i thonë ‘ironi dramatike’:
– Te Makbeth i Shekspirit, audienca e di se Makbeth sillet ‘lojal’ ndaj Duncan gjatë kohës, që e planifikon vrasjen e tij.
– Te Hamleti, Ne e dimë se Hamleti e di kush ia ka vrarë babën dhe nuk është i çmendur. Ai thjesht i mashtron të tjerët, derisa e planifikon hakmarrjen e tij.
– E te ‘Lufta e yjeve’, Luke nuk e di se Vader është babai i tij, deri në episodin e pestë, por shikuesi e merr vesh më herët.
Ka punë me qenë dramaturg, ‘drama queen’!