DOLI NUMRI I RI I REVISTËS MALËSIA (13)

0
1253

Doli nga botimi numri trembëdhjetë (13) i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore Malësia, në Podgoricë, i cili sjellë 30 artikuj shkencorë, recensione dhe mirënjohje. Në këtë numer kanë bashkëpunuar studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Suedia, Rumunia, Brukseli dhe Mali i Zi.

Në rubrikën e parë “Gjergj Kastriotit – Skenderbeu, 550- Vjetori i Vdekjes – Viti Jubilar, punimet e veta i kanë prezentuar 8 shkencatarë: Prof. dr. Anton Nikë Berisha (Universiteti i Kalabrisë) “Mbi veprën “Skanderbeku i pafán” të Jeronim De Radës”; Prof. dr. Zeqirja Neziri – Prof. asoc. dr. Merita Bruci (Shkup-Tiranë)” Kënga “Ushtari i Skënderbeut” e Franqisk Anton Santorit dhe kënga “ I erdhi një letër trimit” e Jeronim de Radës ; Prof. as. Dr. Rokin Daberdaku (Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”) “Skënderbeu dhe Vatikani (1444-1467)”; Prof. as. Dr. Zamira Cavo (Universiteti i Tiranës “Marin Barleti”) “Skënderbeu njerëzor”; Prof. dr. Fiorella De Rosa (Universiteti i Kalabrisë) “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një hero i zakonshëm”; Dr. Zenepe Dibra (Shkodër) ”Luftëtarë dhe personalitete të hapësirës shkodrane në krah të Skënderbeut”; Dr. Durim Çaça( Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”) “ Semiociteti i shoqërisë së diskursit, Et’ hem Haxhiademi, – tragjedia ”Skënderbeu”.

Në rubrikën “kulturë” janë prezentuar 17 autorë: Akademik Kolec Topalli(Tiranë- që tani i ndjeri) “Buzuku e Shestani – paralele gjuhësore”; Prof. dr. Ardian Kyçyku( Rektor i Universitetit rumun të shkencave dhe arteve Gheoghe Cristea, Bukuresht)” Gjuha dhe vdekja, ose hapësira ku duhet mbijetuar”; Prof. dr.Valter Memisha(Drejtor i Institutit të gjuhësisë dhe letërsisë, Tiranë) “Kur akademiku i kthen shqipes ç’është e shqipes”(I. Ajeti, Fjala shqipe në Fjalorin e Glisha Elezoviçit); Prof. dr. Robert Damo, Adriana Stefani, Mas. Kostanca Kote ” Sotir Pecit për zhvillimin e arsimit kombëtar dhe të gjuhës shqipe”; Prof. dr. Shpresa Hoxha(Universiteti i Prishtinës) “Fjalët dhe shprehjet angleze me prejardhje nga terminologjia latine dhe përkthimi i tyre në gjuhën shqipe; Prof. dr. Josif Mita(Universiteti i Kalabrisë) “Rreth disa pikëpamjeve të Sosyrit dhe të Çomit për gjuhën”; Prof. dr. Adem Zenullahu (Prishtinë) ”Figura e Oso Kukës në këngët popullore dhe në “Lahutën e Malcis” të Gjergj Fishtës”; Prof. dr. Mimoza Priku – Prof. dr. Artan Haxhi (Universiteti i Shkodrës” Luigj Gurakuqi”) “Intelektualja Musine Kokalari dhe vepra e saj në vëmendjen e Albanologut Carlo Tagliavini”; Prof. dr. Mustafa Ibrahimi(Universiteti i Tetovës “Nëna Tereze”) “Aspekte etnolinguistike të proverbave në fjalorin latinisht-shqip të Frang Bardhit”; Prof. as. dr. Muharrem Jakupi (Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”) “Tema e zhgënjimit, depresionit dhe vdekjes në poezinë e Dritëro Agollit pas vitit 1990”; Dr. Edlira Macaj(Universiteti i Tiranës) “Pikëtakime poetike mes Mjedës, Koliqit, Camajt e Zorbës… “; Dr. Denis Himçi(Universiteti i Elbasanit “A. Xhuvani”)” Arbëreshi Karmine Abate ose të shkruarit midis gjuhëve dhe kulturave të ndryshme”; Majlinda Bushaj – Marijan Lulgjuraj (Shkodër – Malësi/Tuz)”Botimet shkencore – kulturore –letrare të shqiptarëve në Mal të Zi”; Prof. dr. Zymer U. Neziri ( Prishtinë) “Festivali V mbarëkombëtar i folklorit “Rapsha 2017”.

Në rubrikën nga “Historia” janë prezentuat 2 studime shkencore: Prof. dr. Lush Culaj ( Instituti Albanologjik i Prishtinës) “Shteti shqiptar dhe “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918 -1924”; Dr. Kastriot Marku (Milano, Itali) “Shkrimi i historisë kishtare nis nga shkrimi i historisë së dioqezave “Monografia e Argjipeshkvisë së Tivarit. “Tivar, Argjipeshkvia e Tivarit, 2017.

Në rubrikën “çështje shoqërore” janë prezentuar 3 artikuj: Nikë Gashaj (Podgoricë) ”Identiteti kombëtar i shqiptarëve në Mal të Zi”; Prof. as. Dr. Kolë Tahiri(Bruksel) ”Kuvendet shqiptare”( sipas Lahutës së Malësisë); Sytki Ndrecaj(Zëvendës Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, Koplik)”Bashkia e Malësisë së Madhe”.

Në rubrikën” recensione” janë prezentuar 4 vështrime për disa botime aktuale të autorëve nga Ulqini, Prishtina, Kalabria, Boras (suedia), trajtua nga dr. Rrustem Berisha, Prof. dr. Lush Culaj, Isak Ahmeti dhe Hysen Ibrahimi.

Ky numer mbydhet me rubrikën “mirënjohje”, nga Prof. as. dr. Flamur Shala(Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”) “Kontrributi jetësor për gjuhën shqipe në tekstet universitare të Akad. Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj.

Themelues dhe kryeredaktor i revistës është Nikë Gashaj (email: [email protected])

Botimin e këtij publikimi e ndihmoi Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi