SHSHA në Çikago përgëzon (Fjala e lirë) për Motmotin e Ri 2019

0
488

2019

SHSHA në Çikago përmes këtij urimi përgëzon Redaksinë (Fjala e lirë) në Shkodër, duke theksuar se kjo Agjenci e Lajmeve dhe lajmi shqip erdhi me kohë këndej Oqeanit Atlantik në Amerikën e largët dhe diaspora shqiptare e pati më afër atdheun e vet.

Është thënë me të drejtë se një popull i informuar nuk vdes kurrë, lajmi shqip në (Fjala e lirë) u bë pjesë e jetës kombëtare të popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan dhe një dritë për udhën e mëgimtarëve tanë Amerikë e botë, ku lajmi shqip e mbanë të gjallë shpirtin e tyre, ndonëse si thuhet në SHSHA në Çikago, diaspora shqiptare nuk ka tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës, thuhet ndër të tjera në përgëzimet shqiptaro-amerikane për (Fjala e lirë).

Lajmi dhe fjala e lirë u bë projekti i kohës se si duhet të ndërtojmë kodet e reja kombëtare dhe demokratike të shtetit të ri të Kosovës, për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Maqedoni dhe demokrazitimi i shtetit ligjor në Shqipëri në mënyrë që në fillim të këtij shekulli, kombi shqiptar të marrë hisen e vet me popujt e bashkuar të Evropës si dhe participimi i vlerave të kombit shqiptar në institucionet relevante ndërkombëtare në BE, OKB, NATO dhe në miqësinë e përjetshme më Amerikën, thuhet në fund të përgëzimeve të SHSHA-së për Agjencinë e Lajmeve (Fjala e lirë) në Shkodër.

Skënder KARAÇICA,
Drejtor Ekzekutiv i SHSHA-së Çikago

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]