KTV vazhdon me shpifje kundër Alma Lamës

0
525

thotë se u shkarkua sepse e prezantoi Kosovën si shtet islamik!

Nga Revista Drini30 Dhjetor 2018

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, vazhdon të kryejë punën e saj, pavarësisht se presidenti, përmes dekretit, kërkoi shkarkimin e saj.
Dekreti i nënshkruar më 23 nëntor e urdhëron Ministrinë e Jashtme ta zbatojë atë, raporton KTV.

Por, sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, Fitim Sadiku, ka thënë për KTV-në se zyrtarisht Ministria e Jashtme ende nuk e ka njoftuar Lamën për afatin kohor për tërheqjen e saj nga pozita e ambasadores.

Nga ana tjetër, Lama është treguar aktive javëve të fundit në Romë, duke dhënë intervista për media italiane dhe duke i publikuar ato në rrjete sociale.
Ish-deputetja e Vetëvendosjes dhe më pas e LDK-së, nuk ka kthyer përgjigje për arsyet e largimit të saj nga misioni diplomatik dhe për situatën e paqartë të krijuar rreth postit të saj.

Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka thënë se vendimi për tërheqjen e saj është i nënkuptueshëm, duke marrë parasysh historinë e emërimit të saj.
Burime të afërta me këtë zhvillim brenda MPJ-së, kanë treguar për KTV-në se kërkesa për tërheqjen e Lamës nga misioni diplomatik, është bërë për shkak se ajo e ka paraqitur Kosovën si shtet islamik.

Alma Lama u emërua ambasadore e Kosovës në Itali më 2016, vetëm pak kohë pasi qëndroi në sallën e Kuvendit për të bërë kuorumin dhe për të zgjedhur Hashim Thaçin president.

Reagimi i Alma Lamës

Genjeshtra e ulët e KTV

KTV sonte beri shpifjen me te ulet ndaj meje qe eshte bere ndonjehere.
Duke shpikur nje burim anonim ne MPj se gjoja une e paskam “paraqitur Kosoven si shtet islamik”. Ku i keni faktet????
E pabesueshme gjithe kjo urrejtje ndaj meje e Flaka Surroit dhe medias se saj!

Ka dy vjet qe ben fushate shpifjesh te qellimshme, pa asnje fakt.
Agjenden e tyre dhe “burimin anonim” ka vetem nje menyre per ta ndalur: gjykata!!
Po keshtu e ftoj publikisht MPJ-ne te reagoje ndaj shpifjes.