E qysh të bëhet bashkimi kombëtar, kur dy shqiptarë nuk mund t’i bësh bashkë?

1
839

NE DUHET TË MARRIM MË TË MIRËN NGA NJËRI-TJETRI, E FJALËT E LIGA T’I INJOROJMË…

Arben Çokaj, shënim

Kjo vajza simpatike nga Kosova, Zana Avdiu, na e paska kuqë pak keq ne shqiptarëve të Shqipërisë…

Por ajo në komentin e saj në FB nxjerr në fakt atë ndjenjë, që shumë shqiptarë jashtë Shqipërisë, edhe në Kosovë, e kanë. Dashurinë për Shqipërinë, por për një Shqipëri ideale, që nuk ekziston.

Duhet të punojmë ta duam vendin tonë kështu si është, e të mos presim idealizëm. T’i duam, që t’i bëjmë Shqipërinë e Kosovën.

E në planin e diskutimit me gjuhën e Zanës, mund të them se Shqipëria institucionale i vuri dy ministra nga Kosova, mirë do të ishte të quhej Dardania, por ja, ua la serbi këtë emër, e ju nuk po mund ta hiqni… As në mend nuk e keni. Unë psh. pata debate me disa shqiptarë nga Kosova, edhe ata i shanin ministrat e emëruar, si të Batonit e të VV-së…

Kurse sa i përket marrëdhënies së shqiptarëve të Shqipërisë me Serbinë, ashtu është, një pjesë ndihet inferiore, por unë jo, ndonëse ka shumë shqiptarë në Kosovë gjithashtu, që ndihen inferiorë kundrejt serbëve, e po e fillojmë me të parin e Kosovës, që po lobon agresivisht, për me ua dhanë veriun atyre…

Por ne prapë duhet të shohim të afrohemi, e duke u sharë moj Zanë, nuk afrohemi sot, veç largohemi. Ne e hodhëm hapin tonë, i vumë nja dy ministra kosovarë etj. Po ju, kur po e bani hapin tuaj, me i vu dy e tre ministra nga Shqipëria?

Se ti e di, se serbët u thonë ju në mënyrë diskriminuese “shiftari” e jo “albanaci” si ne?

Pastaj moj Zanë, sa shpejt që harron edhe ti?

A të kujtohet se çfarë i bëtë Alma Lamas atje në Kosovë, kur e emëruan ambasadore në Itali? Besoj se ti si feministe duhet të kesh qenë me Almën, por jepi kurajë vetes pra, edhe sot, e mbroje shqiptarinë, se bash po më pëlqen, jo se na ke sharë ne të Shqipërisë, jo, por se ti të paktën po e thua mendimin tënd, ashtu si e ndjen.

E thuaje pra edhe në mbrojtje të shqiptarëve të Shqipërisë, objektivisht, se ndryshe nuk bashkohemi, pa i futë edhe ju do ministra nga Shqipëria, e më shumë se kaq. Ja psh. a do të ishe ti kundër Almës si ministre e jashtme? Ma mirë se Behgjeti, që ti e kritikon, do të ishte me siguri?!

Shnet Zanë, dhe uroj të jesh kështu kristal në mendimet e tua, edhe pse shoqërinë tonë e mundojnë shumë probleme dhe nuk është e lehtë me përçua mendime të dobishme gjithmonë…


Zana Avdiu

(Marrë nga profili i saj në Facebook)

Menjëherë, sapo u emeruan ministra dy shqipetarë nga Kosova (qe ata po i quajnë Kosovarët), shpërthyen sharjet, ofendimet, linçimet e sulmet ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ofenime, sharje e sulme, te llojit qe as nga armiqte e shqiptareve nuk i degjon. As nga Greket, as nga Serbet e nga askush tjeter, ofendime e sulme te llojit te veçante.

E pse keto sulme? Sigurisht, nga kompleksi i superioritetit, qe vuajne nje numer i madh i shqipetareve te Shqiperise. Ata, sikur e shohin veten me superiore (por, sigurisht qe nuk jane) ndaj shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise, dhe per shqiptaret te Malit te Zi, as qe jane te vetedijshem qe ekzistojne.

Ata, e fituan kete bindje, nga dashuria e madhe jona per Shqiperine dhe shqiptaret.
Ata nuk dine te dallojne se ne po i duam ata, e jo qe ndihemi inferiore karshi tyre. Por, sigurisht ata kete gje nuk mund ta verejne sepse jane te zene duke i adhuruar serbet, e greket, duke ua stermbushe koncertet, njerezve te cilet kryen krime apo i perkrahen fuqishem ato krime ne Kosove. Dhe, sigurisht qe dashurine e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise, e shohin si inferioritet meqe vet vet jane inferior ndaj atyre te pareve.

Por, ti kthehemi realitetit dhe te ju tregojme qe ata ne asnje menyre nuk jane para nesh (shqiptareve jashte kufinjeve te Shqiperise), por vetem prapa, edhe ata shume prapa nesh!

Te flasim me shembuj konkretë pra:

Shqiperia ka nje numer te madh te shitjeve te vajzave per para (numrin me te madh ne Serbi);

Shqiperia tejkalon shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise me martesa te detyruara, ne abortet selektive dhe vrasjet e grave;

Edhe perkunder qe kane nje vend me mundesi te medha turistike, jane me te varfer se sa shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise, ku nje perqindje e madhe gjendet ne varferi te skajshme;

Universiteti i Tiranes eshte per me shume se keter mije vende prapa atij te Prishtines dhe atij te Tetoves, ne renditjen e universiteteve ne bote. Ne aspektin shkencor nuk kane asgje me shume se te Kosoves;

Nese sheh opinionistet dhe politikanet jane shume me te dobet. Te gjithe opinionistet me me fame atje, ne shkrimet e tyre gjene racizem, seksizem, homofobi etj., qe per dallim ne Kosove, keto nuk ka shansa qe te ndodhin.

E çka po quani emancipim ju? Po mendoni qe e gjithe shoqeria jane ato dy studiot televisive ne mes te Tiranes? Ku edhe brenda atyre studiove jepni ide seksiste, raciste e shtypese. Ku ne emer te emancipimit, zhvilloni programe pornografike, dhe i shnderroni grate ne objekte seksi?

Pra, edhe nepermjet atyre studiove qe ju u quani emancipim dhe arritje, e shtypni tere shoqerine. Dhe kjo nuk ju ben te ecni para, por te mbeteni prapa me kilometra e kilometra.

Pastaj, jo rrallehere i degjon tek thone, se ne kinse e duam Ramen apo Berishen, sepse flasin bukur. (Bullshit)

Jo te dashur, jo… ne nuk e duam askend nga atje pse flet bukur, por ne e duam institucionin, kushdo qofte ne krye tij. Ne e duam presidentin e Shqiperise, kryeministrin, ministrat e tyre, e duam kombetaren e tyre, e duam ushtrine e tyre e duam çdo gje te tyren. E duam sepse jane shqiptare, dhe jo se jemi inferior.

Ne nuk mund te ju duam per menyren si flisni, sepse ne te foluren tuaj, çdo gje ka mbete, perveç shqipes. Gjuha juaj ka shume nga italishtja e greqishtja, e shume pak nga shqipja. Andaj, e vetmja gje qe nuk mund ta duam, eshte menyra si flisni. Dhe, a e dini pse nuk e duam menyren si flisni? Sepse ne duam çdo gje shqipetare, dhe e folura juaj çdo gje mund te jete, vetem shqip jo!

Nderkohe, mos harroni qe çdokund ne arenen nderkombetare, keni arrite te jeni aty, vetem fale shqiptareve te Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi. Qofte ne sport, qofte muzike.. e tash e tutje do te ju çojme para edhe ne politike.

Shnet!


Koment nga një studente shqiptare në Kosovë, për postimin e Zanës në FB:

Nuk po sulmohen sepse jane shqiptare te Kosoves por per shkak te aftesive te tyre, qe nuk jane te nivelit te duhur. Njesoj siç folet per personat qe i kishin ato poste, te cilet ishin nga Shqiperia e s’u ndalen pa ua nxjerre aftesite dhe paaftesite. Si nje nga Shqiperia qe studioj ne Kosove e them shume lehte, nisur nga eksperienca personale, qe nga ana institucionale te pakten, shqiptaret e Kosoves ne Shqiperi kane me shume lehtesira dhe me pak diskriminim se shqiptaret e Shqiperise ne Kosove.

Per sa i perket gjuhes shqipe, kjo qe ke shkruar eshte thjesht fjalim urrejtjeje dhe aspak i vertete. Vertet kemi fjale te huazuara nga gjuhe te huaja, me se shumti jane fjale per objekte dhe fenomene qe gjate komunizmit nuk ekzistonin ne Shqiperi. Problemi me huazimin e fjaleve dhe perdorimin e fjaleve te huaja ne vend te atyre shqip nuk ekziston vetem ne Shqiperi por kudo ku ka shqiptare. Po te veresh me kujdes ne rruget e Prishtines te rinjte 3 fjale i kane anglisht dhe 2 i kane shqip.

Plus per shkak te sundimit serb ne Kosove, jo vetem ne gjuhen e perditshme ka shume fjale te huazuara serbe njesoj sic edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove ka fjale te huazuara turke. Fjalet italiane dhe greke jane huazuar, por nuk perdoren rendom, per shkak te ndikimit te ketyre vendeve nga emigrimi pas komunizmit. Kosova e ka diasporen me te madhe ne Zvicer dhe Gjermani dhe huazon fjale kryesisht gjermanisht, Shqiperia e ka me se shumti ne Itali dhe Greqi dhe huazon fjale nga keto vende. Per shembull ne Kosove: w shqiptohet v nga gjermanishtja; ll perdoret edhe ne fjale me l nga serbishtja.

Keto jane evolime te gjuhes per shkak te kontekstit historik te ndryshem te dy vendeve. Huazimi i fjaleve nuk eshte prishje e gjuhes, humbja e gramatikes po. Pavaresisht sa keq eshte arsimi ne Shqiperi te pakten gramatiken e gjuhes shqipe na e mesojne siç duhet e nuk gjen gabime te medha te formimit te fjalive ne shumice e reklamave apo mediave. Vertet Shqiperia ka shume probleme por me kete status ti thjesht i je bashkuar gojeve te liga ne Shqiperi dhe gjetke qe nxisin urrejtje kombetare dhe perçarje ndermjet shqipetareve te Shqiperise me ata te Kosoves, duke vazhduar me ndarjen NE dhe JU. Nuk e zgjidh problemin duke i bere nje me te e dashur.

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.