Edhe një herë për “Syrin (Qorr) të Popullit!”

0
657
Gjergj Bajram Kabashi
Gjergj Festim Kabashi

Nga Gjergj Kabashi

Vendosa që të shkruaj edhe një herë për “Syrin Qorr të Popullit!”, sepse Qeky “Syni (qorr) i Popullit”, nuk po më len hiq rehat !

Jam gazetar hulumtues-zbulues me përvojë të gjatë dhe, siç kam thënë në një analizë të mëhershme, dikush nga ata që të ligështuar e frikësuar e ndihmuan të formohej Gjykata Speciale për “krimet e bëra të luftës në Kosovë”, – megjithëse ne ishim të pushtuar dhe ne luftë me Serbinë, që përpak na shfarosi, ka pasur nevojë të jashtëzakonshme për “Syrin e popullit”!

Për “Syrin Qorr të Popullit!”

Ajo ç’ka folën dje Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe msheftas edhe “Gjarpëri”, që tashmë po shihet qartë se do ta zgjeroj territorialisht Serbinë e mikut të tij të ngushtë Aleksander Vuçiq-it, kuptohet nëse nuk do të pengohet në aventurën e tij zjarrvënëse, ishte për ta kapë kokën me dorë ! Atij tash po i del tym “prej bishtit”, për cka betohem në krejt cka ka nën dhe e mbi dhe që as une, e besoj shumë asnjë shqiptarë tjetër, nuk i kanë asnjë faj, pasi ai vet e kalli bishin e vet…

Tash kur zjemi po i ngjitet drejt “bythës”, ai nga paniku e trembja e madhe, e kalli dhe cmendi krejt Kosovën.

Thuajse po i digjet aty ku nuk duhet Kosovës, e jo atij !
Une nuk u befasova aspak cka flisnin hapur apo fshehtas Hashim Thaci dhe atdhetari i Tokës, Hanës, Marsit, Jupiterit dhe Grave, Xhavit Haliti, që u strehue si beg Turqie qe pothuaj 20 vite në institucionet e Kosovës…

Para syve të Zotit e njerëzve të Shqiptarisë, ma së paku që mund të thuhet për ta është se ata: Janë të korruptuar dhe në forma të ndryshme janë edhe të shantazhuar !!

Une u befasova vetëm në Kadri Veselin, se si ai lejon që të bije aq poshtë në nivelin e tyre, për me shitë përralla, që tashmë si hanë “as qentë”!

O, Kadri Veseli ?!…
Ti e ke pasur nderin dhe privilegjin që të ishe në krye të SHIK-ut dhe je përbetuar se nuk ke ba asnjë vepër të keqe ndaj shqiptarëve (gjë që une as nuk e mohoj e as pohoj, meqenëse nuk kam si me e ditë), andaj pse i drejtoheshe asaj viktimës në sallën e gjyqit me fjalët, për mua shtinjake: “Alamet burri qenke!”

Si kryeagjent i dikurshëm ti ke mundur ta shihje sa herë ke dashtë atë “alamet burri” dhe kush nuk të kishte pa që ti e ke pa atë, prandaj, pse shtiresh ashtu kotsëkoti ?

“Syri i popullit” është sajim i kotë i atyre që për shkak të ligësive të tyre për pothuaj 20 vite, nuk u kujtuan asnjë herë që ta padisnin askund Serbinë për krimet e jashtëzakonshme të kryera në Kosovë; por me heshtjen e tyre e prunë punën deri aty që ta lejojnë Serbinë që ta akuzonte e padiste Kosovën e pafajshme, pra viktimin e agresionit serbomadh, thuajse ne ishim agresorët dhe sulmuam me ushtrinë tonë “barbare”, duke e kallur, djegur e pjekur Serbinë.

Fajet ma të mëdha për këtë qëndrim fajtori ndaj Serbisë, i keni ma së shumti ju nga PDK-ja , ndërsa pas ju ndjek “historia”, me LDK-ën e të tjerët…

“Syri (Qorr) i popullit” është formuar për motive e synime mizore antishqiptare, duke përdorur në mënyrë makiaveliste edhe njerëz të sëmurë psiqik për këtë “kauzë”, jo nga ata që iu mvishet, por nga “dikush” në Prishtinë. Kushdo që të jetë pjesë e kësaj organizate “qorrash” nga ajo që u vetquajt “Syri i Popullit”, qoftë ai edhe “intelektual” me syze të trasha, ia paftë hajrin dënimit të duhur për veprën e mundshme apo për planifikimin e  vrasjes së kujtdoqoftë, qoftë i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm për atë që e ka bërë, pasi planet e tilla nuk ndërlidhen me asnjë interes kombëtar në përgjithësi apo të Kosovës në veçanti, por janë vetëm për ta shtuar sasinë e mjegullës, kur ujqërve të cartur të krimit, u duhat më shumë se kurrë mjegulla.

Ish-politikani dhe avokati i tashëm Azem Vllasi, të thuash si një “mall i padhimtë”, është “kurbani” i vetëm i këtij krimi që duhej të ndodhte, për ta paraqitur viktimë të rrejshme tjetërkend.

Krimi ndaj tij është turp dhe antishqiptarizëm i hapur, që cuditërisht nuk e hetoj apo parapau si rrezik që i kanosej as AKI-a e “padrejt”, megjithëse “Qorrajt” e kishin vënë në krye të listës për likuidim, por u njohtuan vetëm tre veta :

Hashimi, Xhaviti e Kadriu !
Padrejtësi apo jo ?!
Sa keq …

Kjo nuk është Kosova që e kemi dashtë dhe e duam ne Shqiptarët, as une e të tjerët që sigurisht kemi bërë shumë më shumë për AtMëmëdheun tonë, se që keni bërë ju që ia mvshët çdo meritë dhe privilegj të mundshëm vetvetës.

Kjo është përpjekje për të hyrë dhunshëm në histori, ashtu siç nuk mund të hyhet dhe qëndrohet aty.