A RAMA E KA FAJIN SE ADMINISTRATA KORRUPTOHET E NUK PUNON?!

0
561
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

një sqarim ligjor, për RLP-në, Regjimin e Lejimit të Përkohshëm të automjeteve në Shqipëri

VEND MË TË BUKUR SE SHQIPËRIA NUK KA – thotë Fishta
POR KA NJË POPULL DEBIL, QË NUK NJEH ARSYE, VETËM HU – them unë… (E hu, nuk po ka kush me i dhanë!)

Po nuk zgjidhen more të mjerë punët me hu gjithmonë! Se u sakatuat me njëri-tjetrin. Përdorni more arsyen!

Ja një rast konkret, i një shkeljeje ligjore në mënyrë të përsëritur, e bërë nga juristja e Doganës Shkodër, e cila rri ende në punë, se nuk e ka shkarkuar kush… Duhet vetëm me e heqë nga puna tjetrën, për me zënë mend! “Se racat e ulëta, nuk zënë mend nga përvoja” – thoshte Gustave Le Bon. Por juristja e doganës ka hy me mik aty, e me mik e mban atë vend pune! Prandaj edhe sillet si debile, si Jozefina dikur…

RETROSPEKTIVË

Në maj të vitit 2014, nisemi të dalim me makinë në Mal të Zi. Polici i Doganës në Han të Hotit thotë se makina ime, me targa gjermane, ka ndejtë më shumë se 6 muaj në një vit në Shqipëri, “keni hyrë në mënyrë të përsëritur” – tha ai (se ashtu i kishin thënë), prandaj duhet të zhdoganohet dhe të gjobitet… Shkoj te juristja në Degën e Doganës Shkodër dhe ajo më jep ligjin për RLP-në (Regjimi i Lejimit të Përkohshëm). I hedhi një sy shpejt e shpejt ligjit dhe shoh:

VKM nr. 205, datë 13.03.1999

Neni 384
4. Regjimi i lejimit te perkohshem zbatohet edhe ne rastet e meposhtëme:
b) kur një automjet privat i regjistruar në vendin e qëndrimit normal te perdoruesit, përdoret rregullisht në territorin doganor te Republikës së Shqipërisë për udhëtim nga vendi i qëndrimit te tij në vendin e punës dhe anasjelltas. Autorizimi për të përdorur këtë regjim nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi kohor;

Neni 393
Vendosja e mjeteve të transportit nën regjim, autorizohet pa qënë e nevojshme të bëhet kërkesë me shkrim ose të lëshohet autorizim.

Siç shihet, pika 4, b. e nenit 384 sqaron rastet kur një nënshtetas i huaj si unë, vjen për arsyet e tij dhe jeton në Shqipëri, vjen e shkon dhe për këto raste, “Autorizimi për të përdorur këtë regjim, nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi kohor“. Neni 393 i këtij ligji, sqaron se ky autorizim merret automatikisht. Më pas dogana i ka sqaruar këto gjëra, duke shkruar afishe ku thotë se unë i bëj një “importim të përkohshgëm makinës sime” dhe se rastet si rasti im, shënohen në sistemin TIMS të policisë së doganës. Logjikisht, kështu duhet të jetë, përderisa unë kam të drejtë të rri më shumë se 6 muaj në një vit në Shqipëri, unë kam të drejtë gjithashtu edhe makinën time me regjistrim gjerman, ta mbaj me vete, apo jo? E jo vetëm unë, por secili që është në këto rrethana.

Por dikush në Doganë, mendon me hile, me tru të korruptuar. Ndër ta edhe juristja e Degës së Doganës Shkodër, e cila mendoi ashtu në vitin 2014, por “pushoi një polic nga puna”, e budalla nuk zë mend, JO… Ajo mendon kështu edhe sot. Ajo e të tjerë si ajo, e ngatërrojnë ligjin qëllimshëm. Duan ta paraqesin atë, sikur ëshë i ngjashëm me lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE, 3+3 muaj në një vit. Por jo. Nuk është ashtu! Ashtu është vetëm për qytetarët shqiptarë, që banojnë në Shqipëri. Ata nuk munden ta mbajnë një makinë me regjistrim të huaj, që mund t’ua ketë sjellë një i afërm i tyre me banim jashtë, më shumë se 6 muaj, pa e regjistruar në Shqipëri. E këtu lind si duket edhe keqkuptimi i qëllimshëm, që juristja e doganës Shkodër po abuzon me të.

E për habi, i rroftë shkolla e juridikut, që duket se e ka kryer në Shkodër, se e paska marrë me “mik”, pasi nga ana juridike është tepër kontradiktore dhe e paaftë. (Tani, a i dhemb ky pohim i imi, që bëj i unë asaj?) Kështu i pata thënë Doganës së Përgjithshme me Drejtore në atë kohë znj. Elisa Spiropali. Pasi i humba nja 2 muaj kohë, nga koha ime e vlefshme, në atë kohë, e fitova çështjen, dhe kam lëvizur brenda e jashtë territorit shqiptar, pa probleme. Por, kurrë nuk kam ndenjur më shumë se 6 muaj, pa dalë jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, pasi ne hyjmë e dalim në Shqipëri sipas nevojës.

Në atë kohë pata menduar se ka “mish dhie” në këto pretendime të doganës, ashtu mendoj edhe tani. Por kur bëhet fjalë, që shteti të marrë para, nuk del kush në shtet, fort lehtë, për me të dhanë të drejtë! Këtu fiton terren juristja… Prandaj kjo çështje ndërlikohet artificialisht… se truri i administratës shqiptare është i tillë, i korruptuar, nxjerrë gjithmonë probleme dhe pengesa, si e si me e futë ndonjë lek në xhep zyrtari i shtetit. Në atë kohë, shefi i RLP-së z. Nuçi, në Doganën e Përgjithshme, pasi u bind se unë i marr gjërat seriozisht, tha: “Çoje more çështjen në gjykatë, secili ka përgjegjësinë e vet për respektimin e ligjit, nuk mundem unë me u thanë atyre, bëj kështu e bëj ashtu…” Ai e dinte, se po ta merrte direkt përgjegjësinë mbi veten, këta do i hidheshin: “Po ç’të duhet ty more?!” Se kështu, mbrapsht, punon truri shqiptar, që po e merr këtë vend e këtë shoqëri në qafë! Përkrahet gjithmonë e shtrembra, mbështetet ligësia, e jo drejtësia! E kështu nuk përparon vendi jo, dhe kjo është evidente!

Pasi u mora me çështjen në atë kohë, e pata dërguar edhe në Prokurori, se kishte edhe vepër penale brenda. Pas 2-3 muajve, më vjen në shtëpi një shok i imi, me një tjetër, i cili kishte pirë dhe ishte bërë bythë. As idenë nuk e kisjha, përse bëhej fjalë. Alfred Doda, përgjegjës turni për policinë në doganën e Hanit të Hotit, donte të më shiste “erëza”, dhe e kishte futë këtë polic-ziun, të na e pengonte lëvizjen e lirë… Prokurioria e Rrethit Shkodër, pasi e kishte sqaruar çështjen ligjërisht, kishte marrë edhe vendim “për pezullim nga puna të policit” fatkeq, i cili tani thoshte se “nuk më kishte njohur“… Dhe kërkonte që unë ta ndihmoj atë, që Prokuroria ta tërheqë vendimin, se polic-ziu kishte fëmijë me mbajtë dhe ishte i vetmi që punonte në familjen e tij… “Po çfarë mund t’i bëj unë Prokurorisë, more zotni?!

Unë kam mbrojtur veten, mor shoku” – i thashë. Ju na bllokuat dhe na paditët, se gjoja “u kemi sharë e fyer, kemi kundërshtuar edhe autoritetin e policisë…” U paskemi thënë edhe “Kujdes, se mund të largioheni nga puna!” Autoriteti i policisë kundërshtohet kur thyen ligjin, e ti po e sheh, se ne ligjin nuk e kemi thyer. Këtë po e thotë edhe Prokuroria. Ai shoku im e pa, se na kishin ra në qafë, e tani ky polici po kërkonte ndihmë… Nuk e di se çfarë ndodhi me policin e doganës, por nuk e kam parë më në punë. Duket se juristja gjeniale e Degës së Doganës Shkodër, që i di të gjitha dhe kujton se ligjet janë shkruar si mendon ajo, e nuk i sheh fare këto përcaktime ligjore, që po i bëj publike unë, ajo pra, e ka gjetë me siguri një vend pune edhe për policicin në fjalë, të cilin unë nuk mund ta ndihmoja… Jam i sigurtë, se po iu rrezikua puna kësaj juristes, si atij policit, edhe ajo vjen me paturpësinë më të madhe dhe më lutet… “aman e derman!” Kaq të pafytytrë e të pakarakter janë! S’janë more njerëz këta, që mund të bëjnë shtet. Shteti do njerëz me karakter, e jo palaço!

TANI HISTORIA PËRSËRITET…

E keqja është se shqiptarët koçiten… Nuk dinë me i ba bisht inatit e urrejtjes, që u gufon në gjoks, e mendjes korruptive që kanë. Juristja e doganës në Shkodër, e cila me sa duket e ka inatin më të madh se arsyen, kujton kohën kur unë më 2014-n ia fitova të drejtën asaj, dhe tani thotë: “ja, më erdhi zogu në dorë përsëri!” Dhe synon të ushtrojë përsëri gabim “të drejtën” e saj, duke pretenduar përsëri, se unë kam thyer ligjin për RLP-në, me makinën time. Por jo. Ajo ka hedhur një rrenë në treg, dhe rrenës së saj për RLP-në i bindet edhe agjenti dioganor, por edhe punonjësi i doganës. Hap fjalë sikur unä kam fituar herën tjetër, se “kam mik Nuçin…” dhe e injoron komplet vendimin e Prokurosisë, që është instancë jurisike më e lartë se kjo! Ajo nuk e sheh fare përcaktimin e pikës 4, b. të nenit 384 për RLP-në: “Autorizimi për të përdorur këtë regjim, nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi kohor“. Shqip me thanë, don me krijua probleme artificiale, në vend që ta zhdoganojë makinën time dhe të inkasojë nja 1,5 milionë lekë në kasën e shtetit.

Mendova ta zhdoganoj makinën, dhe ta lë në Shqipëri me targa shqiptare, por jo. Ata duan të vënë edhe gjobë, sa gjysma e vlerës së zhdoganimit. Herën tjetër në vitin 2014, jurtistja thoshte, “zhdoganoje, se gjobën nuk po e vëmë.” Pra, kuptohet qartë, se ligji e ka edhe Maliqin. Kur unë i pata thënë, se po më penguat më, do e çoj çështjen në gjykatë dhe u kërkoj 10 milion lekë dëmshpërblim, ajo menjëherë, pa u menduar fare tha: “Nuk i paguaj unë paratë…” Nisur pra, vetëm nga këto dy pohime të saj, një lexues e jurist i vëmendshëm e shikon, se juristja në fjalë e di, se ligji për RLP-në, është kështu si e sqaroj unë, e jo si pretendon ajo! Por habitem, pse ajo këmbëngulë në këto parregullsi? Pse e ka këtë njetin e keq, qëllimin e keq gjithmonë, për të nxjerrë pretendime të pabazuara ligjërisht, për të bllokuar një proces ligjor? Se njeriu mendon, se ajo përhap një rrenë dhe fillon e beson rrenën e vet. Por jo. Ajo e di, është e qartë, se unë kam të drejtë!

Duke u nisur nga këto qëllime të këqia të saj, duke qenë se njeriu lodhet dikur me këto marina të vazhdueshme, edhe pse ata nuk lodhen kurrë, mendova: “Po sikur të tërhiqem nga zhdoganimi i makinës?” Dhe ashtu bëra. Pasi i nisa një letër doganës, ku i sqarova ligjërisht, se nuk ka thyerje ligjore të RLP-së, u thashë: “Po e tërheq procesin e zhdoganimit, ndërsa për gjobën, nëse mendoni të vazhdoni, merrni vendim, dhe po e çoj çështjen në gjykatën administrative!” Por jo, tani juristja e doganës mendon se unë nuk mund të tërhiqem nga procesi i zhdoganimit, pasi “unë me vullnetin e lirë kam kërkuar ta zhdoganoj makinën…” I telefonova doganierit dhe i thashë: “Po tani, unë nuk mund të merrem me marrinat e një juristeje… Ajo duhet me e ditë, se një proces zhdoganimi bëhet me vullnetin e lirë, e po ashtu, po me vullnetin e lirë të të interesuarit, tërhiqet!


E shoh se nuk është fundi i botës, se ndeshesh me një parregullsi në doganë, në vendin, ku perceptimi publik është, se të gjithë zyrtarët aty vjedhin… E ne si popull jemi mësuar t’ia hedhim fajin liderit. Por nuk është vetëm lideri, që ka faj. Të gjithë  nekemi fajin tonë, qoftë nga korruptimi, e qoftë nga mos-reagimi. Unë jam përpjekur gjithmonë të jem korrekt dhe brenda ligjeve, dhe me shembullin personal, sado i vogël qoftë, jam munduar të mos korruptohem dhe t’i adresoj gjërat, ashtu siç duhet, me arsye e logjikë dhe duke u sjellë gjithmonë në përputhje me ligjin.

Por duhet pohuar më në fund, se ia kam parë sherrin kaq shumë në këtë vend, përpjekjes sime për ta bërë këtë vend, një vend më të mirë, një vend me arsye. Kemi shumë drunj të shtrembërt… Dhe prandaj mendoj, se nuk është e lehtë për askënd këtu, që të bëjë mirë për vendin tonë. Dhe e vlerësoj shumë, e them edhe publikisht, se duhet vlerësuar secili që e bën një përpjekje e veprim të mirë në shërnbim të këtij vendi. Është akt heroik. Personalisht kam humbur shumë, duke qenë një shqiptar i mirë, kam humbur nga armiqtë e Shqipërisë, por edhe nga fuksat e Jozefinës & co., që ende vazhdojnë të më bëjnë poshtërsi, dhe ma kanë bërë jetën të pamundur në këtë vend.

Nuk e di, unë nuk ndikohem edhe aq nga histeria kolektive, më tepër krijoj përshtypje personale për gjërat dhe pëpiqem të bëj vlerësime objektive. Por mund të pohoj, se ka kohë që e mendoj të iki nga ky vend përsëri. Këtu kemi një vend të mrekullueshëm, që nuk e gjen lehtë diku tjetër, por nuk po na lënë të jetojmë horrat, pushtat, hajnat e kriminelët! Dhe kur ikëm në Amerikë, në qershor për një vizitë atje, pamë edhe mundësinë për të ndejtur atje. Nuk na tërhoqi edhe aq, ai vend i madh e gjigand. Se po ta shihnim se gjenim një vend të këndshëm, ku mund të jetonim mirë, do e kisha shitë pronën këtu në Shqipëri, dhe do ikja e nuk do kthehesha kurrë më!

Kaq në majë hundës ma kanë sjellë fuksat e Jozefinës & co. të cilët ma kanë bërë jetën verem me krimet e dukshme e të padukshme të tyre. Them fuksat e Jozefinës & co. në mënyrë alegorike, pasi ai quhet “shërbim inteligjent”, “shërbim sekret”, shërbimi që ne e paguajmë për të na mbrojtur në këtë vend, por ai merr para dhe bën poshtërsi. Ai shërbim pra, ka bërë dhe bën një përndjekje sistematike ndaj meje, paguhet nga palë të treta, për t’u tallur me jetën time. E pse? Se gjithë jetën time kam qëndruar drejt, e në interes të shqiptarëve, në interes të së vërtetës, në interes të vendit tim. Por këtyre nuk u interesojnë këto gjëra, shkërdhejnë nanën e vet, për dy lekë! Nëse dikush, ka qoftë edhe një fakt, që e kundërshton këtë pohim timin, se unë i kam shërbyer shqiptarisë, u lutem, ma thoni! Bëjeni publike! Se unë, këtë e kam bindjen e përshtypjen time, kam bërë jo shumë, por mirë, e asnjëherë keq, ndaj vendit e popullit tim.

Shqipërisa nuk shuhet se iku unë, e vëllai im nga Shqipëria, jo! Por Shqipëria po shuhet dalëngadalë, se po ikën e mira nga ky vend. E kur e shoh se çfarë ka ndodhur në këto 28 vjet në këtë vend, hajni, poshtërsi e kriminalitet i madh, kam ardhur duke e arsyetuar deri diku edhe regjimin e Enverit, pse u vendos mbi këtë popull një regjim i tillë, dhe pse ishte aq i egër? Se ky popull nuk merr vesh me fjalë, vetëm me hu. Se ky popull nuk mëson nga përvoja! Po e lë të lirë, a po e shikoni, se si lulëzon e keqja, krimi dhe ligësia, që po ia zë frymën, rrugën këtij populli, po e përzë të mirën, nga trojet shqiptare?!