TELLALLI I PRESIDENCES BEKIM ÇOLLAKU PASKA FOLË DIÇKA…

0
653
Besim Çollaku

Nga: Binak MAXHARRAJ

Paska folë diçka rreth takses prej 100% që Qeveria e Kosovës ia ka vu Serbisë ne produktet e tyre. Deri me tashti Presidenca ka heshtur, por e paska autorizu telallin Besim Çollakun qe te folasë për këtë.

Dhe ai foli ne emisionin Debat plus Bekim Çollaku e paska shtru çështjën e taksës. Pa fije turpi dhe marrje, e as pa aspak ndërgjegje dhe përgjëgjësije kërkon qe taksa ndaj Serbis te suspendohet perkohesishtë për tre katër muaj, për derisa te mbaroj dialogu me Serbinë, e pastaj, …ai thotë se këtë e paska kerku BE, SHBA etj. thjeshtë për t’i ndihmu Serbisë, e cila eshe eshte blloku nga kjo taksë.

Po ia përkujtoi tellallit te Presidencës se te kërkojë një gjë te tillë nuk është aspak e mençur, nuk është aspak korrekte, kjo deë kundër shtetit tënd, kunder kusarve serbë, qe po rrjepin Kosoven edhe përmes tregtisë jo te ndershme.

Pse ky far tellalli ne emrer të Presidencës nuk kërkoj asnjëherë kundër bllokadave qe Serbia po ia banë Kosovës e cila nuk i zbaton gadi asnje Mareveshje me Kosoven siç janë: Mareveshja për mos pengimin ne anëtarësimin në organizmat ndërkombëtar, te enrgjisë, lëvizjes së lirë, energjisë, diplomave, etj. Për te gjitha këto Presidenca nuk ka folë kurrë, nuk ju ka ndi zani, apo Thaçi nuk ka pasë guxim t’i banë problematike këto nga kolegu i tij Vuçiq.

Po ia përkujtoi këtij farë telallit qe fletë ne emer te Presidencës se një kërkes e tillë është e papranueshme,jo serioze dhe me prapavij te armikut tanë Serbisë. Nuk është e ndërshme nga Presidenca ta vejë në lojë Qeverinë lidhur më taksën te cilën nuk duhet ta levizë fare e aq me pak është shumë qesharake qe ao te hiqet përkohësishtë dhe te vihet përseri.

Qe pra, se sa e mençur është Presidenca e cila edhe në këtë menyrë qohet kundër vendit te vet.