Demostrata dhe granata për të penguar ndërtimin e unazës madhe të Tiranës

0
499

Tregim nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”

Dhjetori është muaji i fundit i vitit, por edhe midis dy viteve. Mbaron njëri fillon tjetri dhe quhet Viti i Ri.

Çdo njeri bën bilancin e punës, por edhe çdo qeveri kudo në botë.

25 Dhjetori i çdo viti është festa fetare e Krishtlindjes. Unë e festova në drekë me 5 shokë të mi, Kujtim Dusha, Maliq Buci, Pal Nika, Pandi Petro dhe adashi im Sali Gjika.

Shokët e mi më thanë: “Sali kemi lexuar në gazetë në dy muaj Nëntor, Dhjetor tetë tregime dhe gjashtë poezi të tua. Në tregimin me titull:

SALI LEKA

“Shekulli i ngjarjeve mahnitëse por edhe rrënqethëse“ keni lavdëruar shumë komunistët Ismail Çaushi, Gogo Nushi, Hysni Kapo dy anëtarë të Byrosë Politike komuniste.

Në tregimin e titulluar “Protesta e instransigjentëve me emrin e studentëve“

Keni lavdëruar aq shumë Edi Ramën bir komunisti që po shkatërron shtëpiat e fukarejëve për interesin e oligarkëve në rrugën e unazës së madhe të Tiranës“.

Edhe unë u fola u tregova: Ismail Çaushi, Gogo Nushi, Hysni Kapo de jure ishin komunistë me dokument me poste dhe funksione të larta në partinë komuniste shqiptare shekulli XX-të, por ishin burra fisnikë antimizoristë, antianarshistë antikaotistë dhe kreshnikë viganikë antishtrembaluc, antigënjeshtaruc dhe eposikë të betuar antimizoristë.

Edhe babai i Edi Rames Kristaq Rama ishte komunist me dokument por edhe Ai ashtu si Ismail Caushi, Gogo Nushi dhe Hysni Kapo ishte antimizorist i betuar dhe antishtrembaluc i admiruar.

Në Shqipëri në sheklullin e XX-të ishin 120.000 komunistë me dokument që u quante tesere e partisë de jure dhe 2.200.000 ishin komunistë pa dokument de fakto, por ishin më të angazhuar se komunistët me dokument.

700.000 nuk ishin komunistë se ishin fëmijë të vegjel.

Unë jam njohur me bir zogisti, ballisti që ishin komunist, aktivist fronti, survejues sigurimi, por tani dalin nëpër studio televizive, zbazin broçkulla ishim antikomunistë, kemi vuajtur shumë, jemi përsekutuar.

Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Mos e gënje vetveten o njeri se bën mëkatin më të madh“.
Ata që ulurasin e flasin sot nëpër studiot televizive dhe thonë: “Ishim dhe jemi antikomunistë” gënjejnë vetveten spekullojnë me rininë e sotme dhe shtrembërojnë të vërtetën.

Sot në Shqipëri asnjë parti nuk është anti komuniste, as partia demokratike që kapërdiset dhe pispilloset nëpër studio televizive si parti e djathtë antikomuniste.

Në Shqipëri janë 20 gazeta dhe 20 televizione por asnjëra nuk është antikomuniste, por disa prej tyre janë anarshiste të llahtarshme dhe kanë penguar dhe duan të pengojnë akoma zhvillimin, progresin dhe modernizimin e Atdheut.

Kanë 25 vjet që llomotisin dhe gumzhisin procka dhe broçkulla për unazen e madhe të Tiranës, vepër gjigante monumentale e projektuar në kohën kur ishte kryeminister Mehmet Shehu, por u pengua nga klika mizoriste.

Asokohe u projektua edhe hekurudha Milot-Klos, filluan punimet por u ndëprenë mbasi vranë Mehmet Shehun. Hekurudha do të ndërtohet kur të ringjallet Mehmet Shehu.

Edhe komunisti Hysni Kapo nuk vdiq nga Zoti, por nga njeriu mizorist gjakatar zuzar i maskuar me emrin revolucionar marksist.
Kryetari i klikës makabre mizoriste gjakatare sot nuk jeton, por veprojnë shtrembalucët e tij të infektuar dhe gënjeshtarucët e qelbëzuar.

Kam shkruar tregimin me titull: “Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo të helmuar, të masakruar“ do ta paraqes për botim por shumica e gazetave nuk kanë për ta botuar. Janë fletushka të dy klikave mëkatare zuzare, njëra 75 vjeçare, tjetra 35 vjeçare akoma më e tmerrshme se e para.

Në viitn 2016 me rastin e 35 vjetorit të vrasjes së Mehmet Shehut paraqita për botim dy tregime dhe i botuan dy gazeta.

E kam obligim me i falenderuar stafin e gazetarëve të nderuar por edhe me u premtuar kam akoma fakte të vërteta për vrasjen e Mehmet Shehut, kam fakte për dy libra por në Shqipëri nuk ka shtëpi botuese për botimin e ngjarjeve të vërteta kombëtare historike, por kanë botuar dhe duan të botojnë akoma gënjeshtra të stisura, shtrembërime të rëndomta të neveritura, të maskuar mbas slloganeve të përshtirosura antikomuniste.

Partia e Lulit hipokrizinë, ligësinë dhe egërsinë përpëlitet me i mbuluar me përmallimin e banorëve në rrugën e Astirit që do të largohen nga territori i unazës së madhe. Lul Bashës nuk i dhemb zemra për 250 familje që do të banojnë me shtëpi me qera nga shpërngulja. Në Tiranë janë 2.500 familje që banojnë me qera, por Luli mallëngjehet dhe përlotet që Edi Rama me qeverinë socialiste do ta ndërtojë unazën e madhe të kryeqytetit.
Me ndërtimin e unazës së madhe 17 km gjatësi Edi Rama me partinë socialiste garanton fitoren edhe mbas vitit 2025.

Fitoren e partisë socialiste me Edi Ramen kryetar dhe kryeministër e urren Lul Basha bashkë me ata analistë skurrikistë që zgërdallen dhe vetëshpallen nëpër televizione si antikomunistë dhe demokratë djathtistë dhe sikur kanë vuajtur nga komunizmi.

Kam shkruar tregimin “Me keqardhje për ty i biri i Todit dhe nipi i Hysni Kapos” Todi Lubonja komunisti i devotshëm i betuar shoku im i admiruar drejtori i televizionit zyrtar qeveritar i regjimit sketerrist u burgos, u përsekutua tmerrsisht, por i biri ka mbushur faqet e gazetave me trillime dhe shtrembërime kundër Edi Ramës dhe vajton nëpër studio televizive për varfërimin dhe mjerimin e popullit shqiptar.

Me faqe të përlytura nga egërsia dhe hipokrizia nuk shikon me sy pasurimin zhvillimin dhe modernizimin e popullit shqiptar.
Sot Shqipëria është modernizuar, zhvilluar dhe populli nuk vuan nga varfëria por nga ligësia, hipokrizia, egërsia dhe nga mangësia e kulturës dhe etikës shembullore humaniste paqësore. Këto vese të liga nuk i solli Edi Rama me qeverinë socialiste.

Djali i Todit vajton për 250 familje që shpërngulen nga territori i unazës madhështore dhe do të banojnë më qera, por në Tiranë janë me qera 2.500 familje, 2.200 dyqane dhe lokale që jepen me qera dyfish nga pronarët.

Edhe djali i Todit jep dyqane dhe lokale me qera dhe krekuroset, pispilloset me Ylli Rakipin.
Nga kujtimi dhe nderimi që kam për babain Todi Lubonja djalin e mangut nuk do ta demaskoj, por do ta këshilloj me fjalë fetare.
Jezu Krishtin e pyetën “A i gëzon, a i rehaton, a i lumturon njerëzit pasurimi, zhvillimi dhe modernizimi”?. Krishti u tha: “Njerëzit i gëzon, i rehaton, i lumturon dituria filozofike, kultura dhe etika teuratike apostolike dhe besimi në fenë e vërtetë hyjnore dhe në rrugën e drejtë kristiane shembullore”.

Njerëzit e pyetën përsëri: “Si mund të largohemi nga satani i mallkuar që ka mashtruar Adamin dhe Even”?. Edhe Krishti u tha: “Duke mos biseduar për satanin, por duke u betuar Në emer të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë Amin”.

Sali Leka, cel: 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV:
Gjatë 12 muajve të të vitit 2018 stafi i gazetarëve të kulturuar me kontribut të çmuar për demokracinë për zhvillimin, progresin dhe modernizimin kanë botuar 75 tregime të mia dhe 20 poezi. Këto tregime me fakte konkrete të vërteta janë mbi 750 tregime që kanë botuar 40 shkrimtarë me sajime trillime gënjeshtra dhe shtrembërime nën maskën e demaskimit të komunizmit.

Këta shkrimtarë duhen demaskuar se komunizmin nuk mund ta poshtërojnë me fjalë të pista brutale vulgare dhe me gënjeshtra zuzare mëkatare. Unë do të demaskoj Bashkim Shehun që ka shkruar shpifje për babain e tij Mehmet Shehu.

Bashkimi i mangut obskurant monstruoz nuk kupton që çdo njeri komunist apo jo komunist me funksion publik ashtu si ishte Mehmet Shehu nuk është vetëm i familjes, shokëve, i miqve, por është i popullit, i atdheut i historisë.
Ky është tregimi i fundit për vitin 2018.

Me shumë admirim falenderoj 2 redaksi gazete që kanë botuar tregimet dhe poezitë e mia 12 muaj rrjesht.

Gëzuar Vitin e Ri 2019!
Urime shumë urime popullit shqiptar
Tiranë, Dhjetor 2018