Fejton – LUFTA E SHENJTË IDEOLOGJIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (4)

1
1080

[ HYRJE – PËRMBAJTJA ]

SHEFQET DIBRANI· 27 dhjetor 2018

MUZHIKOFONIA NJË FILANTROPI E MENDËSISË SHQIPTARE

Muzhikofilia si doktrinë lidhet me periudhën që kishte të bënte me ndarjen ideologjike midis perëndimorëve dhe sllavofilëve. Në të vërtetë, nëse perëndimi mendonte se Rusia duhet të arrinte në demokraci duke imituar Perëndimin, sllavofilët mendonin se përkundrazi, fati i Rusisë kalon nëpër një rrugë tjetër mjaftë specifike e cila i kushtoi njerëzimit vuajtje dhe viktima të shumta!…

Fshatarësia ruse është një nga veçoritë sovjetike, gjurmët e të cilës kanë prekur Kosovën:
Muzhiku (Moujiks) – Fshatari rus, (para Revolucionit Socialist të Tetorit), ka qenë si një lloje lëvizje, kryesisht primitive por tendenca e kësaj lëvizjeje, në letërsinë ruse do të zë vend duke bërë përpjekje për të zbukuruar situatën ose “madhështinë” e kësaj kategorie shoqërore. Populizmi rus, ishte në modë gjatë gjithë shekullit të nëntëmbëdhjetë deri në Luftën e Parë Botërore, prandaj duket se edhe letërsia klasike ruse e kishte këto prirje populiste. Kulti i “popullit fshatar”, vazhdimisht është pasqyruar në letërsinë klasike ruse, sidomos te “Lufta dhe Paqja” e Leo Tolstoit por edhe tek Fjodor Dostojevski.

Ky idealizim në njëfarë mënyre bënë ftesë për “marshimin e fshatarit” drejt Parlamentit, qëndrim mjaft paternalist, por edhe shtresa politike udhëhiqej nga kjo prirje, e cila bazohet në doktrinën sovjetike se një politikan a intelektual është i mirë vetëm nëse del nga gjiri popullit fshatar, (pasi besnikërinë ata e gjenin vetëm në vobektësinë e fshatarit), e fshatari zakonisht është i pa arsimuar (kurse teoria mbi muzhikun-fshatarin, konsideronte se njeriu i shkolluar, djallëzohet), prandaj të gjitha meritat i takojnë fshatarësisë – përkatësisht shtresës Muzhike?! Kështu kanë vepruar edhe serbet në raport me shqiptarët e Kosovës, duke konsideruar të ndershëm vetëm fshatarin, për të cilin thoshin se është: “Pošteni Albanac”.

Edhe përmendoret anë e këndë Kosovës janë me elemente ruso-sovjetike, edhe librat e shkruar për dëshmorët janë të ngarkuar me glorifikime të ndikuar nga kjo frymë, të gjitha këngët e kënduara, të gjitha festivalet e organizuara dhe lojërat në teatër madhërojnë heroin që vjen nga zona rurale, duke anashkaluar Heroin Intelektual, pasi të gjitha meritat, sipas tyre, të pakontestueshme, duhet t’iu përkushtohen vetëm kësaj kategorie “Muzhikësh”.

Përmes ndikimit Sovjetik, dhe fytyrës të kthyer kah Lindja e Mesme, në të gjitha sferat e veprimit, ka tendenca për t’ia bërë me dije Amerikës se nuk jemi me ty, prandaj me këto veprime ne po i themi asaj – Amerikës, se investimi yt për ta çliruar Kosovën, është i gabueshëm! Merret vesh se me Çlirimin e Kosovës qenkan prekur interesat Sovjetike në Ballkan dhe Rajon. Andaj përfaqësuesi, ideologu dhe teoricienit i Muzhikofanisë e Muzhikofilisë duhet ta zhbëjë Mitin e dr. Ibrahim Rugovës i cili gjatë viteve të nëntëdhjeta, komplet e ka larguar Kosovën nga ndikimi i sferës Sovjetike, që i bie se Kosova është rreshtuar në gjirin e vendeve Evropiane, aty ku e ka shtratin historik e gjeografik, e duke e larguar vendin dhe shoqërinë nga kjo Kakofani Muzhikësh, dr. Ibrahim Rugova është shndërruar në Mit, në Legjendë, në Hero i Demokracisë, i Lirisë dhe i Pavarësisë së Kosovës, prandaj Muzhikët Shqiptarë janë ngritur, i madh e i vogël, me kazmë e lopatë, me sfurk e shat, po më shumë me torrnakopa për t’ia luhatur kufijtë Kosovës, për ta rrezikuar edhe shtetësinë edhe miqësinë me Perëndimoret, madje tashti ata po e rrezikojnë edhe Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!

Këto janë disa nga arsyet pse “Muzhikët shqiptarë” dëshirojnë për ta rrëzuar Mitin dr. Ibrahim Rugova, dhe arsyeja tjetër edhe më e fortë është për t’ia bërë bajat Amerikës se ndërhyrja e saj ajrore mbi qarqet serbe është bërë në tokë të huaj ku janë prekur interesat Sovjetike, aty ku kakofonet e FRONTIT TË KUQ POPULLOR – Marksistë/Leninistë, kanë rol për ta bërë lesh e li të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Përkitazi me këtë strukturë Muzhikësh, shkrimtari i madh rus Anton Chekhov, në vitin 1879, në tregimin e tij te njohur “MUZHIKU”, portretin e fshatarit rus, (po ne duhet ta lexojmë se Çehov, fjalën e kishte edhe për shqiptarin në krye të “Frontit të Kuq Popullor”, i cili në mes Evropës Imperialiste, Evropës Kapitaliste, Evropës Demokratike, prodhonte Njeriun e Ri, i cili duhej të ishte Patriot Komunist, Marksistë-Leninistë, Stalinistë dhe Proletarë por Jo edhe Shqiptarë), prandaj Çehov fytyrën e vrazhdët të këtij Muzhiku Rus, por edhe të këtij Shqiptari Paternalist, e përshkruante përafërsisht kështu:

* * *

Gjatë verës dhe dimrit, kishte orë dhe ditë kur ajo (Olga) ndjeu se këta njerëz jetonin më keq se kafshët, se ishte e tmerrshme për të parë jetën e tyre; ata ishin të pasjellshëm, të pandershëm, të ndyrë, të papërmbajtur, jetonin të izoluar pa u përzier me shoqërinë, kalonin jetën duke u grindur pa pushim sepse nuk kishin respekt për njëri-tjetrin, kishin frikë nga njëri-tjetri dhe dyshonin njëri-tjetrin.
– Kush i mban kabare-pijetoret dhe kush i shtyn njerëzit të pijnë? Muzhiku.
– Kush e shpenzon paranë e komunës, të shkollës, të kishës? Muzhiku.
– Kush vjedh të afërmin e tij, zjarret ishujt e tij? Muzhiku.
– Kush bën dëshmi të rreme për një shishe vodka? Muzhiku.
– Kush në asambletë provinciale dhe të tjerët shkon i pari për të vjedh? Muzhiku.
(Nga Anton Chekhov: “The Moujiks”)

* * *

Realitetit kosovar dhe përgjithësisht ai shqiptar është pikërisht ky që ka shkruar qysh atëherë Çehov dhe vlen edhe sot?! Ky fragment tregimi i shkon më së miri realitetit shqiptar, sepse “Muzhiku rus”, ka përparuar, ka evoluar dhe është ndryshuar, por Ibrahim Kelmendi, ka stagnuar në doktrinat e vjetra staliniste, madje ai nuk po sheh se Kosova qe njëzet vite është çliruar. Prandaj themi se shkrimtarët e mëdhenj janë gjithmonë të mëdhenj, ata shkruajnë për të gjitha kohërat dhe për gjithë njerëzimin!

Viti 1986

Të kthehemi tek viti 1986, për të parë se edhe pas ndërprerjes së “Zërit të Kosovës”, botimi në Suedi, në Zvicër kanë dalë dy “Zëra të Kosovës”, të dytë ishin “Organ i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës”, me stemë dhe logo të njëjtë, por me brendësi tematike të ndryshme. Të dyja anët e përçara kishin për platformë politike doktrinën Marksiste-Leniniste. Me një fjalë LPRK ishe e çarë dhe ishin shumë të prapambetur në pikëpamje duke bërë një rivalitet primitiv e çoroditës në mes konceptit Sovjetik agresiv e tepër intrigues, koncept ky si duket i importuar nga Tirana komuniste?! Edhe pse vazhdimisht sistemi i atjeshëm thoshte se i kishte ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me Sovjetikët, doktrina udhëheqëse mbetej e nivelit më primitiv për kohën kur vepronte. Edhe konceptit tjetër, të cilin mund ta klasifikojmë si puro-Jugosllav, mëtonte se me dokrrat Marksiste-Leniniste po ia qartëson Imperializmit Amerikan se janë më të mirë se sa stalinistët e Frontit të Kuq Popullor që udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi, për të cilin është thënë se ishte pararoja staliniste e LPRK-së, mbi të cilin rëndojnë akuza të mëdha ideologjike, përçarëse dhe vrastare!

Njëri nga ata “ZiK”, Organ i LPRK-së, kishte adresën në Biel-Bienne në Zvicër, që imitonte disa forma teorike më të reformuara për tu dukur se parapëlqenin Jugosllavinë Socialiste, ose doktrina e tyre ishte më afër konceptit të Socializmit Rozë Jugosllav, për ta realizuar kërkesën e njohur për Republikën e Kosovës në kuadër të RSFJ-së. Në anën tjetër “Zëri i Kosovës”, pa adresë, po ashtu ishte Organi i LPRK-së, “Botohej nga Kolegjiumi i redaksisë së Zërit të Kosovës”, ishte gazetë cinike, antidemokratike sa me shkrimet e prezantuara kuptohej se lufta e tyre ideologjike ishte e drejtuar më shumë kundër Imperializmit Amerikan dhe Perëndimit, se sa kundër Jugosllavisë së Titos. Këta stalinist as nuk qanin bythën për çështjen nacionale shqiptare për ta prezantuar si duhet në zyrat përkatëse të Shteteve të Evropës Perëndimore, ku vepronin dhe vegjetonin.

Të gjithë shkrimet dhe materialet që botoheshin, (ishin pa emra dhe pa u ditur se kush punonte në redaksi), sigurisht ishin produkt i një rrethi të ngushtë pa identitet e personalitet që reflektonin pozitivitet, por si duket ata kishin vënë nën kontroll Lëvizjen Ideologjike, por si duket instruksionet kryesisht i merrnin nga shtypi i Tiranës, vetëm se ua hiqnin autorin dhe burimin, për ti publikuar si koncepte të tyre ose për të krijuar imazhe sa të zotët ishin, se ishin shumë, se kontrollonin çdo gjë, por e vërteta ishte sektare dhe ishin pak, d.m.th ishte krejt ndrysh nga ajo që propagandohej se gjoja ishin shumë.

Vërtetë askush nuk mund ta thotë, se si shkonin ato materialet në atë redaksi pa adresë dhe pa e ditur as vendin ku botohej, por shkrimet mund të deshifrohen kollaj nga kultura gjuhësore pasi i përpilonte dhe i shkruante një rreth i ngushtë, i cili si duket e kishte pushtuar kupolën udhëheqëse të LPRK-së. E pasi veprimet ishin “ilegale” askush nuk kishte të drejt të hulumtonte, e ndonjë përpjekje e kësaj natyre lehtë etiketohej si spiun, tradhtar imperialist – proamerikan, social imperialist – projugosllav e kështu me radhë që dinë të pjell edhe sot e kësaj dite vetëm mendja e Ibrahim Kelmendit.

Por tashti kur gjërat shikohen në retrospektivë, mund të flasim më me kompetencë se këto gazeta (Lexo Pamflete), ishin Organe sektare pa përcaktime të duhura nacionale e kombëtare, pa platforma të mirëfillta për realizimin e Republikës, kurse teoritë ideologjike të tyre kishin mbetur ato te viteve të pesëdhjeta, edhe pse veprimtaria e tyre zhvillohej shumë më vonë dhe në Evropën Demokratike, maskat dhe anonimiteti ishte produkt dhe specialitet i tyre. Ky ishte paradoks, po sidomos niveli primitiv i veprimit, nuk do të duhej t’i lejonte që edhe sot të mburreshin me pikëpamjet e tyre të asaj kohe që ishin doktrina të kalbura. Ibrahim Kelmendi dhe sojnikët si ai, kanë nevojë që botëkuptimet e tyre për Kosovën e Pavarur t’i harmonizojnë në përputhje me zhvillimet e reja, sepse demokracinë dhe lirinë në Kosovë, jo vetëm që e solli Amerika Imperialiste dhe Evropa Kapitaliste, por ata edhe sot e kësaj dite po e kontrollojnë zhvillimin e demokracisë, kundër së cilës është qua peshë Ibrahim Kelmendi.

Por për të kuptuar si duhet Ibrahim Kelmendi po ia bëjë me dije se, pa asnjë dyshim për ta kthyer Kosovën në Shtratin Evropian, rol vendimtar kishte luajtur ndikimi i dr. Ibrahim Rugovës në qarqet diplomatike të Evropës dhe Amerikës, ku arriti me krijuar aleanca të qëndrueshme me të gjitha vendet Perëndimore, qëndrime këto në përputhje me interesat Nacionale të Shqiptarëve dhe me interesat strategjike Amerikane në Ballkan. Mbështetja që ua bëri Amerika angazhimeve të shqiptarëve deri në çlirimin e Kosovës nuk kanë gjë të përbashkët me angazhimet Marksiste-Leniniste të Ibrahim Kelmendit dhe as të LPRK-së.

Tashti Marksistë-Leninistët e LPRK-së, po tentojnë ta zhbëjnë Mitin dr. Ibrahim Rugova, dhe përmes kësaj zhbërje, për ta zhbërë edhe projektin Amerikan për Pavarësimin e Kosovës, pasi si duket Kosova sipas konceptit të tyre Sovjetik i përket zonës së interesit Rus në Ballkan, prandaj ata vazhdimisht shpifnin e po shkruajnë edhe sot se Amerika është agresor dhe vend imperialist, madje “ZiK” e akuzoi Presidentin Tramp se i tradhtoi Kurdët në Siri, ndërsa Ibrahim Kelmendi me doktrinat e tij staliniste nuk pranë së akuzuari të gjitha zhvillimet politike në ShBA e në Evropë, duke i kundruar kryesisht nga aspekti Sovjetik, pikëpamje këto shumë të dëmshme dhe madje me përmasa antikombëtare dhe antidemokratike, kur në skenë janë shfaqur disa lëvizje dhe tendenca negative që po ndodhin në Kosovë.

Ky avaz ideologjik e përçarës ka vazhduar deri në vitin 1990, kur në skenën politike në Kosovë u paraqit LDK-ja, e cila u krijua para kamerave, as prijësit e saj nuk vunë maska në fytyrë dhe kanë mbajtur procesverbale për t’i shërbyer historisë. Lëvizje kjo e para ANTIKOMUNISTE të cilës i printe një elitë intelektuale që diti t’i sfidoj të gjitha krizat e Jugosllavisë titiste në njërën anë, dhe në anën tjetër duhej të merrej edhe me strukturat ideologjike të pararojës staliniste të Frontit të Kuq Popullor që i printe Ibrahim Kelmendi, i cili si duket e kontrollonte tërë organizatën e cila për fat të keq është manipuluar nga kupola e cila rrënjët ideologjike, duhet t’i kishte në Moskë ose Beograd, prandaj vazhdimisht prodhonin akuza kundër gjithë botës perëndimore po sidomos kundër Amerikës të cilën kjo pararojë staliniste e akuzonte vazhdimisht si agresore dhe për Imperializëm.

Tash studimet e reja mbi Lëvizjet Ilegale, Marksiste-Leniniste, të asaj kohe duhet të shihen në dritë të re, sepse edhe për kohën kur vepronin ishte logjikë e prapshtë ideologjikisht e papërshtatshme praktikisht, karshi vendeve të Evropës Kapitaliste dhe Amerikës Imperialiste, që kishin ndërtuar sisteme demokratike dhe ku funksiononte demokracia e konsoliduar, por studimet e reja duhet të merren kryesisht me logjikën e Muzhikëve Shqiptar, të cilët edhe pse ishin një grusht kameleonësh, nuk dihej as atëherë se punën e kujt e kryenin, por kjo Organizatë dhe sidomos krerët e saj stalinist nuk patën kuraje për ta bërë publike as adresën dhe as strukturën udhëheqëse të tyre, vetëm se na kanë lodhur duke glorifikuar për organizata Marksiste-Leniniste se ishin “Organizata Patriotike Ilegale”?!…

Derisa Ibrahim Kelmendi, edhe sot i akuzon Partitë Politike Shqiptare si ishin marionetë e sistemit dhe pse veprimtarinë e tyre publike e bënin në Kosovë, sidomos akuza të rënda bëhen kundër LDK-së, se bash ajo qenka pjellë e UDB-së, duket si një hakmarrje pse pikërisht LDK-ja ishte Partia e parë Antikomuniste në tërë Paktin e Varshaves që kontrollohej nga Sovjetikët rus. Edhe pse të gjithë e dimë se ato zhvillime kalonin nëpër një proces të hapur e mjaftë transparent për kohën, dyshimet e Ibrahim Kelmendit, më shumë duken si përpjekje të të them hajn para se ti të ma zbardhësh hajnin time, prandaj në këtë kontekst lirisht mund të shtrohet pyetja se çfarë mund të themi për LPRK-në ilegale, e cila edhe tashti po krenohet se ishte Marksiste-Leniniste dhe kishte për doktrinë konceptin Sovjetik për ta luftuar Socializmin Rozë Jugosllav, dhe vazhdimisht është çirrur nga Evropa Perëndimore, të cilën e akuzonin edhe atëherë si kishte koncepte Kapitaliste e Imperialiste, koncepte ideologjike këto që i urrente doktrina e tyre staliniste.

Tashti me komoditet mund të shtrohet pyetja se kush e kontrollonte kuadrin e LPRK-së? Ishte apo nuk ishte LPRK-ja me koncepte stalinist? Ishte apo nuk ishte strukturë e UDB-së, nëpërmes Ibrahim Kelmendit e involvuar në kupolën e LPRK-së, i cili tashmë vet po dëshmohet se është maniak dhe i papërgjegjshëm edhe për veprimet e tij të tanishme për të krijuar në Kosovë një klimë antiamerikane, e shih për këtë paska marrë detyrë fillimisht për ta rrëzuar Mitin dr. Ibrahim Rugova. E gjithë kjo Luftë e Shenjtë Ideologjike e Ibrahim Kelmendit, bëhet për t’ia qartësuar Amerikës se mbështetja që ajo ua bënë proceseve shqiptare bie në kundërshtim të plotë me angazhimet e tij dhe me interesat Ruse në Ballkan. Prandaj themi se udhëheqësit e kësaj organizate kurrë nuk dihej punën e kujt e bënin në Evropën Imperialiste, në Evropën Kapitaliste dhe në Evropën Demokratike, por mund të dyshohet se vet Ibrahim Kelmendi ishte i involvuar dhe pjellë e UDB-së.

Ky dyshim rritet kur të shihet se ai kishte mundësi lëvizjeje të pa kontestueshme kudo dhe kurdo, ndonëse për vite të tëra ka pasur probleme me dokumentet e udhëtimit të cilat drejtësia gjermane nuk ia lejonte, pasi flitej se ai po hetohej për vrasjen makabër kundër vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës. Madje të gjitha lëvizjet e tij të mundshme jashtë Gjermanisë edhe në atë kohë janë bërë duke i shkelur të gjitha ligjet e azilit dhe ato që i kishte Gjermania për të huajt.

Po ashtu intriguese mbetet e dhëna se pse nuk dihej as selia e Organizatës Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, e cila vepronte në Evropën Perëndimore, prandaj as strukturat e kupolës nuk mund të kontrolloheshin se në shërbim të kujt kishin vepruar. D.m.th. kurrë nuk dihej kah vinin, as ku shkonin dhe çfarë dëshironin, po më intriguese mbetet të dihej se me kënd koketonin dhe nga kush i merrnin urdhra për të vepruar aq keq aq prapshtë dhe aq shëmtuar. Nëse Ibrahim Kelmendi, mund të flas e akuzojë se kaq kollaj në LDK qenkan infiltruar tërë aparati i sistemit politik jugosllav dhe personalitetet udhëheqëse qenkan të involvuara në UDB-a, atëherë çfarë mund të thuhet për një organizatë ilegale – sektare e cila e kishte selinë dakun në “planet” dhe zhvillonin një garë përçarëse, ideologjike Marksiste-Leniniste duke e harruar interesin kombëtar, të cilin kjo ideologji e kishte vendosur në plan të dytë?!

Lufta ideologjike e klaneve brenda LPRK-së, ishte primitive dhe me pasoja të rënda, sepse asnjëri koncept nuk kishin një platformë nacionale, nuk kishte një orientim perëndimor dhe asnjëri organ nuk kishte asnjë simpati dhe as miqësi me Amerikën, përkundrazi terminologjia e tyre ishte antievropiane, antiamerikane dhe bashkë me këto edhe antikombëtare dhe krejtësisht antidemokratike.

E di se maniak të këtij koncepti do të preken për këtë akuzë “antikombëtare”, por ne do të përpiqemi me shpjeguar pse kjo platformë komuniste nuk përkonte asgjë me interesat nacionale, me interesat kombëtare të shqiptarëve në hapësirën ballkanike dhe pse kaq vrerë edhe sot e kësaj dite vjell Ibrahim Kelmendi kundër Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë viteve të tetëdhjeta Socializmi Rozë Jugosllav, luftohej nga ideologjia staliniste e Frontit të Kuq Popullor, të cilit i printe Ibrahim Kelmendi, i cili si duket ishte argat i shërbimeve sekrete jugosllave, për t’i shantazhuar proceset, dhe të gjitha nismave të shqiptarëve në Evropën Imperialiste, në Evropën Kapitaliste dhe në Evropën Demokratike, për t’iu dhënë kahe të gabueshme. Kjo ideologji në vend se ta bënte selinë e veprimit tek bolsheviket rus në Bashkimin Sovjetik, në Kubë apo thjesht në Beograd, me atë terminologji muzhikësh (muzhik – fshatarë rus), në zemër të vendeve Evropiane, kryenin më mirë interesat e UDB-s jugosllave e cila ishte shumë aktive kudo në Evropën Perëndimore.

Sigurisht gjatë asaj kohe, edhe Ibrahim Kelmendi, ëndërronte se edhe ai do të niset për Kosovë sikurse dikur Vladimir Iliç – Lenini, që u nis nga Cyrihu i Zvicrës, për në Rusi, për ta ndërtuar komunizmin, i cili si duket është bërë me porosinë e vet amerikanëve, për t’i stagnuar të gjitha proceset e reformave të asaj kohe në Bashkim Sovjetik. Shih incidentin Vladimir Iliç – Lenin me Allen Dulles, ky i fundit ishte atëherë diplomat amerikan në Zvicër, kurse më vonë u bë drejtori ma i famshëm i CIA-s gjatë tërë ekzistencës së saj. Prandaj ideologjia e Ibrahim Kelmendit, dhe pikëpamjet e shtruara te “Zëri i Kosovës”, gjatë asaj kohe nuk përkonin me interesat nacionale shqiptare, sepse mbi ta rëndonte ideologjia komuniste që më shumë ishte një lloj imitimi primitiv i konceptit të stalinizmit Sovjetik se sa i koncepteve Nacionale e Kombëtare, luftë kjo ideologjike që do të vazhdojë edhe gjatë viteve 1986 – 1990.

Në këta dy “Zëra të Kosovës”, do të vazhdojë një luftë ideologjike hakmarrëse që iu printe Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, njëri krah i dirigjuar nga kupola ideologjike “Fronti i Kuq Popullor”, shef i të cilës ishte Ibrahim Kelmendi, kurse krahun tjetër e udhëhiqte një Fshatar Patriot me profesion Traktorist?!

Ndërsa sindromi i “Fshatarit Patriot, përkatësisht i Muzhikut”, edhe sot e kësaj dite po e dominon Kosovën, kur në të gjitha nivelet politike, diplomatike dhe akademike, madje do t’i detyrojnë edhe diplomatët dhe strukturat udhëheqëse të Bashkësisë Ndërkombëtare, të përkulen para Fshatarit Shqiptar, i cili me tirq e xhamadan, me plis të bardhë në kokë e me mustakun dy metra të gjatë, po luajnë me fatin e Kosovës.

Paradoksi i këtij mentaliteti të fshatarësisë ruse, lëvizje kjo që ndryshoi para dy shekujsh, Muzhiku i Kosovës, në cilësinë e funksionarit të ri në Kosovën e menaxhuar nga Amerikanët e vendet e BE-së, posa të marrë postin udhëheqës, me eskortën e tij famoze do të marrë turrë drejt te varrezat, tek përmendoret, ku do të përkulet, pastaj nëpër Oda të Burrave, do të hanë mish pule dhe do ta shterojnë nga një “Gjygym Çaj Rusi”, se kështu i thonë çajit të Cejlonit krahina Jonë.

Ka njëzet vjet që nuk na ka ndodhur të shohim kur zgjidhet Presidenti, Kryeministri a Kryeparlamentari, të shkojë tek studentët, për tu përkulur para njerëzve të gjallë që janë ardhmëria e vendit, për t’i inkurajuar ata se duhet mësuar, pasi pikërisht ata janë shpresa dhe dija e Kosovës, por përkuljet e vazhdueshme para përmendoreve të atyre që vinin kryesisht nga Populli Fshatar, ka të bëjë me mentalitetin ideologjik të Unionit Sovjetik, andaj Ibrahim Kelmendi do të ishte mirë t’i ndaj këto koncepte Muzhikësh dhe ta kthej ideologjinë e tij kah Evropa dhe Amerika, para se ta çmitizoj mitin për dr. Ibrahim Rugovën.

E kjo “Dr.”, të cilën po ia theksoj para emrit të Ibrahim Rugovës, ka të bëjë me nivelin intelektual që kishte Lideri i LDK-së, i cili si duket tashti është bërë si ai Kryqi i Jezusit, para Vampirisë Sovjetike dhe Muzhikofonisë, shurdhuese që i prin kryesisht Ibrahim Kelmendi. Prandaj ky ves i Luftës së Shenjtë Ideologjike, si tendencë politike e diplomatike duhet sa më parë të çrrënjoset nga vendi ynë, sepse është mendësi primitive e tejkaluar qysh para Revolucionit Socialist të Tetorit në vet Rusinë Cariste, atëherë kur ishin në formë kastat e muzhikëve të cilët patën ndikim primitiv edhe në vet Bashkimin Sovjetik që e ktheu Rusinë në një kamp dhune e krimi me përmasa botërore.

PËRÇARJA E LPRK-së KA VAZHDUAR DERI NË VITIN 1990

LPRK, dhe skema politike Marksiste-Leniniste kurrë s’ka qenë unike. Asnjëherë madje ajo nuk është udhëhequr as na struktura intelektuale, prandaj edhe në Evropën Perëndimore dhe kudo në Amerikë rrinin të strukur, të fshehur dhe ilegal. Ata nuk mund të flasin për rolin e tyre ndikues, në asnjë nga vendet e Bashkimit Evropian, as në Qendrat e vendosjes siç ishin Brukseli, Vjena a Parisi, se sa për Amerikë as të mos bëjmë fjalë. Kjo Lëvizje nuk bashkëpunonte as me Organizatat e hershme patriotike, por vazhdimisht i akuzonte ato se ishin reaksionare, balliste e nofka të tjera që i kemi dëgjuar nga Kakofonia Staliniste e Tiranës, që udhëhiqej nga diktatori më primitiv që njihte tërë kampi socialist i Lindjes.

Edhe qasja e problemeve bëhej kundruar nga kjo ideologji dhe terminologji e cila ishte e papranueshme për vendet mike në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë. Tash po çirren të gjithë Marksistë-Leninistët se ishin Organizata Patriotike, se kishin Romantizëm Ideologjik, se ishin pro Amerikës e Vendeve të Evropës Perëndimore, por në asnjë numër të “Zërit të Kosovës” nuk mund ta gjejmë një artikull i cili i shkon konceptit të tashëm demokratik, pa i përpunuar, retushuar e përmirësuar duke u bërë gazi i botës. Tashmë ideologjia Marksiste-Leniniste është lëshuar në yryshe për të përbaltur çdo vlerë shqiptare, duke mos njohur asnjë arritje në sistemin komunist jugosllav, kurse sa për Ibrahim Kelmendin dhe konceptin komunist të tyre edhe 500 vjet nuk ishte shpërbërë Jugosllavia dhe kurrë nuk ishte shporrur nga Kosova as Serbia e cila kishte armatim dhe arsenal për ta pushtuar secilën republikë të Jugosllavisë dhe cilin do vend të rajonit.

Në vend se të shikohen zhvillimet politike dhe ndryshimet gjeostrategjike në rajon dhe kampin e Lindjes dhe konformë këtyre zhvillimeve, ndryshimeve dhe shpërbërjes të shikohet edhe roli ynë në këto procese duke ia numëruar meritat secilës organizatë ilegale dhe legale dhe më pas për t’ia numëruar edhe të metat, të zezat dhe çdo gjë të keqe që kanë bërë, jo ato veprime nga dhuna, por ato veprime që janë bërë nga pasioni nga dashuria për Jugosllavizmin si koncept ideologjik dhe për interesa të Jugosllavisë si koncept praktik. Shkatërrimi i vlerave të mëdha kulturore, shkencore dhe akademike të cilat janë ndërtuar, zhvilluar e përparuar edhe nën sundimin e Jugosllavisë nuk është dashur të ndodhte siç ndodhi pas luftës me Gazetën “RILINDJA”, me Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), sepse u shkatërrua një traditë e madhe, por çfarë dinë “Muzhikët e koncepti Sovjetik” për traditën dhe verat historike.

Dashti Ibrahim Kelmendi apo nuk dashti, po të mos ishte Lidhja Demokratike e Kosovës dhe prijësi i saj dr. Ibrahim Rugova, i cili bashkoi tërë spektrin politik në Kosovë, bile të tokës dhe nëntokës, proletar e katundar dhe të gjithë spiunët me damkë nga UDB-ja, kurrë Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të ndërhynte në Jugosllavinë e Titos, sepse ishin të irrituar nga doktrinat e ulëta Marksiste-Leninste të cilave iu printe Ibrahim Kelmendi, për interesa Sovjetike por kurrë për interesa demokratike të Kosovës.

Edhe homogjenizimi i spektrit politik në Kosovë dhe sidomos angazhimi i UÇK-së në Luftën e Kosovës, nuk duhet parë ndaras nga të gjitha zhvillimet tjera në rajon dhe në sferën globale, veçmas duhet shikuar krimet serbe në Kroaci e Bosnje, dhe nuk duhet të trajtohet as ndaras nga luftërat që ndodhnin në Ballkan dhe sidomos të shkëputen nga procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë, sepse kështu siç po flasim nuk jemi aspak realist. Pastaj në Kosovë ka pasur lëvizje të mëdha të proceseve të cilat i ka udhëhequr LDK-ja, ta zëmë “2 Korriku”, “7 Shtatori”, ka ndodhur Referendumi, është bërë Kushtetuta dhe një varg procesesh të tjera që kanë sendërtuar përpjekjen për tu bërë shtet. Ku ishte gjatë asaj kohe Ibrahim Kelmendi dhe LPRK-ja? E fshehtë, e strukur dhe bënte sehir për t’i kopjuar e përvetësuar meritat e shtresës akademike që tashmë ishte në ballë të proceseve, prandaj çdo llapaqene tjetër mund të klasifikohet si Luftë e Shenjtë Ideologjike e Ibrahim Kelmendit ose thjesht si “Lëvizje e Popullit Fshatar” e cila në Rusi njihej si Lëvizje Muzhikash.

As fillimi por as suksesi i UÇK-së, nuk mund të llogaritet ndaras nga “Populli Fshatar i LDK-së”, dhe nga vizioni i LDK-së për të bërë Ushtrinë e Kosovës, bile qysh në vitin 1991, kur i dërgoi në Tiranë grupet e para, në mesin e të cilëve ishin Salih Çekaj, jurist i diplomuar dhe sekretar i Degëve të LDK-së në Diasporë, dhe praktikisht KOMANDANT I USHTRISË, pastaj me te ishin edhe Heronjtë e tashëm të Kosovës, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, por askush nuk është marrë me hulumtimin se si dhe në cilësinë e kujt ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, Qerimi në ato grupe, dhe pastaj a mos kishte dorë në burgosjet masive që ndodhën pasi këto Grupe u kthyen në Kosovë?

Vërtetë kush e futi aty Vëllain e Ibrahim Kelmendit, dhe cili ishte roli i tij? Por trajtimi i suksesit të Luftës së UÇK-së në Kosovë, pa pasur parasysh masakrat që ndodhën në Bosnje e Kroaci, do të thotë nuk jemi aspak realist dhe nuk kemi njohje minimale për ato zhvillime. Në këtë sukses nuk ka aspak merita LPRK-ja që nuk i hante palla për spastrimin e mundshëm etnik në Kosovë, por është syçelëtësia e strukturave politike udhëheqëse e intelektuale në Kosovë, veçmas i atyre në LDK, të cilat kanë bërë veprime të mençura për ta vënë në lëvizje tërë mekanizmin botëror, po sidomos vendet e BE-së dhe Amerikan, të cilat ideologjia e Ibrahim Kelmendit ose i quante kapitaliste ose Imperialiste, prandaj një sukses i madh iu takon këtyre miqve që i bëri dr. Ibrahim Rugova, ndërsa Marksist-Leninisti, Ibrahim Kelmendi, le t’i tregojë Amerikës, NATO-s dhe vendeve të BE, se si e solli ai pavarësinë e Kosovës?!… Ti lëmë përrallat e këtyre 20 viteve se u bëmë horë, sepse sikur të shihen gjithë ata ushtar, gjithë ato trimëri dhe gjithë ato Beteja të Fituara që paskan ndodhur?! Kurrë nuk do të kishte nevojë NATO dhe Amerika t’i bombardoj caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, por kufiri i Kosovës do të shkonte tej përrallës për kufirin e Kosovës atje larg te Molla e Kuqe?!

Tash përrallat e Ibrahim Kelmendit më nuk i dëgjon askush, pasi stadi i zhvillimit dhe përparimit të Kosovës nuk mund të krahasohet e baras vlerësohet as me kohën e Lëvizjes Fshatare në Rusi e njohur si Lëvizja e Muzhikëve Rus. Ibrahim Kelmendi dhe Komandantët Analfabet, do të duhej të kuptonin se është koha për ndryshime, pasi edhe tek ne kanë evoluar proceset për të mirë. Tashmë logjikës së llum proletariatit socialist i ka dal boja, por historia nuk mund të ndryshohet për ditë të pazarit, ashtu siç dëshiron Ibrahim Kelmendi, sidomos gjërat e shkruara mbeten njollë që nuk hiqet kollaj, sikurse në aspektin pozitiv, dokumente e akte normative do të shkëlqejnë se nuk do t’i zhbëjnë sharjet dhe mohimet e Maoistit Ibrahim Kelmendi, i cili bashkë me një garniturë të vockël i kanë ra në qafë jo vetëm LDK-së por tërë Kosovës.

* * *

Askush nuk duhet të preket e as të fyhet kur tjetri ia përmend punët e bëra kur i ka bërë, e as të tronditet kur ia përmendin krimet e bëra nëse ai i ka bërë, por e keqja është si mund t’ua shpjegojmë trullanave të dalldisur se nuk po kanë lidhje as me poezi e as me shqiptari.
Një shëtitje nëpër vite duke shfletuar Organin e LPRK-së, “Zëri i Kosovës”, qartë do të vërehet niveli intelektual, qasja politike dhe doktrina Sovjetike për ta luftuar Socializmin Rozë Jugosllavë që e bënin Fronti i Kuq Popullor dhe Lëvizja Marksiste-Leniniste për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, dhe kjo doktrinë bëhej duke e akuzuar Evropën se ishte Kapitaliste, Amerikën se ishte Imperialiste kurse Izraelin se ishte Sioniste.

Kjo qasje antiamerikane e LPRK-së nuk mund të mbulohet me asnjë pallavër të Ibrahim Kelmendit dhe as me sharjet kundër LDK-së dhe as me Luftën e tij të Shenjtë Ideologjike për ta luftuar Mitin e dr. Ibrahim Rugovës, i cili si intelektual, me qëndrimin e tij, bëri që bota t’i kthej sytë kah Kosovë. Tash le ta shajnë të gjithë, edhe varrin le t’ia heqin, por kurrë nuk do të arrijnë me e zhbërë punën e mirë që ka bërë për Kosovën. As Mitin për dr. Ibrahim Rugovën, nuk e zhbëjnë pallavrat e Ibrahim Kelmendit, aq më tepër kur ai akuzohet se vet është nëna e krimit ideologjik dhe akuzohet edhe për vrasje të shumta, të cilave për vete nuk iu kam besuar edhe aq, por përpjekja e tij për ta vrarë edhe një SHKRIMTARUC, (po ia theksoj me shkronja të mëdha), e bëjnë atë përgjegjës dhe kriminel të madh.

Organi i LPRK-së “Zëri i Kosovës”, ka dal edhe gjatë vitit 1986, atë tjetrin me adresë nuk e kemi në shqyrtim, as edhe disa numra të tjerë për të parë marrëzi të tjera Marksiste-Leniniste. Prandaj pasi ne nuk kemi më shumë mundësi për të hulumtuar po prezantojmë vetëm këtë numër që kemi në shqyrtim nga i cili lehtë shihet se doktrina Marksiste-Leniniste, është e mbushur me një terminologji, edhe për atë kohë mjaftë primitive dhe e tejkaluar, sidomos për ato Organizata që vepronin në Evropën Demokratike. LPRK vepronte ilegalisht pa asnjë nevojë, por paranoja e demokracisë që e kishte kapur Frontin e Kuq Popullor, nuk qe në gjendje të dal në ballë të popullit e të flijohet te këmbët e këtij populli, as ti artikuloj kërkesat dhe as të bëjë ndonjë trysni të vlefshme në vendet e Bashkimit Evropian dhe as në qarqet ndërkombëtare. Nëntoka dhe maskat ishin logjikë për të krijuar vetëm frikë dhe panik që shoqëroheshin me frikën nga aktivizimi i intelektualëve, prandaj çdo përpjekje e tyre për tu aktivizuar, haste në një rezistencë të pashpjegueshme, e cila tashmë po shihet se paska ndodhur nga niveli i ulët intelektual që posedonin strukturat e LPRK-së të asaj kohe dhe veçmas niveli në shkallë Muzhiku që kishte Fronti i Kuq Popullor i Ibrahim Kelmendit.

Nr.5, qershor 1986, i “ZiK”, ka dal pa asnjë shenjë se kush e boton, ku botohet dhe cilët intelektual qëndrojnë pas saj. E sikur të mos ishte edhe slogani “Organ i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës”, sot lirisht kanë mundur ta përvetësojnë edhe strukturat Komuniste të RRINVESTIT të Isa Mustafës, i cili si duket është në krye të mision të “Frontit të Kuq Popullor”, për ta shkatërruar LDK-në.

Zëri i Kosovës, Viti i V i botimit, Nr. 5, qershor 1986 – Ballina

Kolegjiumi:
Kolegjumi i një redaksie është organ drejtues i gazetave që udhëhiqeshin nga një parim i lartë Marksistë-Leninistë, i cili kishte për detyrë të kontrollonte ideologjinë dhe të udhëhqte politika kryesisht me pikëpamje Marksiste-Leniniste, si dhe të përpilojnë doktrina të veprimit në ilegalitet. Zakonisht në vendet me demokraci të konsoliduar, kolegjiumin e përbën një ekip i cili dihet me emër dhe mbiemër, që kryesohet nga kryeredaktori. Por “ZiK”, sigurisht nuk kishte emër të duhur që përmes tij do të reflektonte dije dhe intelektualizëm, e le më të afronte struktura më të përgatitura në aspektin profesional në fushën e shkrimit artistik. As sot e kësaj dite nuk e kemi të qartë se cilin intelektual a shkrimtar e paska nxjerrë kjo doktrinë staliniste.

Prandaj çdo institucion akademik, çdo universitet dhe çdo redaksi mburret me kuadrin që ka nxjerr, me kuadrin që ka arsimuar ose me kuadrin që ka punuar në atë redaksi. E nëse as sot e kësaj dite nuk kemi një shkrimtar meritor që ka dalë nga “ZiK”, vlerat e të cilit ngjiten mbi mesataren e letërsisë shqipe që krijohet në Kosvë, me çka mund të mbuerret Ibrahim Kelmendi? Ibrahim Kelmendi, nuk ka çfarë krekoset për dijet dhe veprimet e tij Marksiste-Leniniste edhe të asaj kohe, pasi “Fshati që duket nuk do kallauz”, është një proverb popullor i cili i sfidon të gjitha prroçkat e tashme ideologjike të Ibrahim Kelmendit, i cili vazhdimisht edhe atëherë ka manipuluar me shtresat e gjera popullore që ishin të organizuar në kuadër të LPRK-së, e që dhanë shumë për te!

Viti 1987
PLATFORMA IDEOLOGJIKE E LPRK-së

LPRK, deri në muajin korrik 1987, nuk ka mbajtur asnjë mbledhje, çka do të thotë se nuk ka qenë organizatë e organizuar, përveç se është mbajtur opinioni nga një Grup Stalinistësh të organizuar në Frontin e Kuq Popullor që i printe Ibrahim Kelmendi, mund të kenë qenë edhe disa sish në Redaksinë “Zëri i Kosovës” dhe sigurisht edhe dy-tre veta në Organizatën Marksiste-Leninistëve, propagandën e së cilës ka mundur ta bëjë i vetëm Ibrahim Kelmendi, i cili gjithmonë është shquar për ideologji të prapështa dhe për veprime të zhurmshme, detyrë të cilën si duket po e kryen me zell, edhe tashti pas kaq vitesh prej se ka mbaruar Lufta e Kosovës.

LPRK, arriti të mbajë Mbledhjen e Parë të Përgjithshme të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, në muajin korrik 1987, e cila si mbledhje mjaftë e rëndësishme është mbajtur Jashtë Vendit, që i bie praktikisht se LPRK të organizuar s’ka pasur kurrë në Kosovë. Në të kundërtën bartja e organizatës në perëndim bie ndesh me të gjitha deklaratat e tyre se brenda vendit ishin më mirë të organizuar dhe se paskan vepruar në ilegalitet të thellë?!

Mbledhja e LPRK-së

Po ashtu në komunikatën e publikuar në “Zëri i Kosovës”, Nr. 7, korrik 1987, thuhet se mbledhja u organizua nga një “Grup”, por nuk dihet nëse edhe në këtë grup ishte ideologu i doktrinave Sovjetike Ibrahim Kelmendi, ndonëse në atë komunikatë sqarohet se prapa LPRK-së qëndron pararoja staliniste e quajtur Dega e Marksistë-Lenintëve të Kosovës Jashtë Vendit, dhe redaksia e Pamfletit “Zëri i Kosovës”, i cili në këtë numër, sikurse në dokumentet bazë shihet se ka punuar një dorë më profesionale, sidomos në aspektin gjuhësor, sepse në disa materialet shihet se hartuesi paska pasur edhe njohje nga fusha e juridike.

Siç e theksuam edhe më lartë, LPRK-në e ka shoqëruar një lloj frike në vetvete, prandaj vazhdimisht janë kamufluar me slogane se “Mbledhja u përgatit nga një Grup”, se të gjitha aktet normative paskan dal nga vullneti i bazës, kurse Ibrahim Kelmendi, as sot që Kosovën po e udhëheqin administratoret ndërkombëtar nuk përfillë vullnet baze, vullnet populli e as vullnet individi, pa le të ketë përfillur bazën atëherë!

Mbledhja e LPRK-së

Sipas kësaj që shkruhet në këtë numër të “Zërit të Kosovës”, në mbledhje kanë marrë pjesë kryesisht përfaqësues të këshillave popullor të LPRK-së jashtë vendit dhe vetëm Një i dërguar nga Kosova, për të cilin do të duhej të pranohej se ishte sajesë artificiale sa për të krijuar imazh të falsifikuar se LPRK-ja ishte shumë aktive në Kosovë?! Sipas kësaj që thuhet, nuk dihet as cila Organizatë Marksiste-Leniniste paska dërguar përshëndetje, ku në të njëjtën komunikatë vetëm pak rreshta më lartë thuhet se Mbledhjen e organizoi Organizata Marksistë-Leninistëve, ndoshta fjala është për këta Marksistë-Leninistë Jashtë Vendit, të cilët nuk vepronin në Rusi, Kinë e as në Kubë, por në Evropën Kapitaliste dhe nën hundët e Amerikës Imperialiste. Si do që të jetë, veprimet e karakterit kontrovers të Marksizëm-Leninizmit, gjithmonë kanë qenë doktrinë e falsifikimeve ideologjike!

Mbledhja e LPRK-së

Sipas asaj që shkruhet në komunikatë, merret vesh se LPRK, për të parën herë që prej se ka nis veprimtarinë, ka hartuar dhe aprovuar edhe Statutin e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, dhe duket pak sa qesharake se paskan bërë ndryshime të (PA)nevojshme në Programin e LPRK-së të aprovuar, siç thuhet në vitin 1984, por brenda kësaj komunikate theksohet se kjo është mbledhja e parë që nga fillimi.

Nga kjo rezulton se as Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi e as Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, nuk kanë qenë të organizuara në nivelin e Organizatës siç thuhej, por puna në ilegalitet e gurmazi i zëshëm i Ibrahim Kelmendit, e kanë krijuar atë kakofoninë e zërit të qyqeve, të cilët iu kanë shkaktuar probleme të gjitha proceseve. Nga ky prizëm mund të shikohet edhe organizimi i UÇK-së, dokumentet e themelimit, avancimit të komandantëve dhe forma të tjera juridike mungojnë, prandaj kemi një kaos të gjithmbarshëm që duhet me iu nënshtruar verifikimeve profesionale, e jo të lihet çdo gjë në mëshirën e gënjeshtrave dhe pallavrave që i pjellë mendja e harlisur e Ibrahim Kelmendit, dhe grupeve staliniste që u involvuan edhe në strukturat udhëheqëse të UÇK-së, për të cilat edhe sot e kësaj dite nuk ka ndonjë hulumtim profesional të kompletuar?!

Nëse iu besojmë pallavrave të Ibrahim Kelmendit, historinë e LPRK-së, veprimtarinë e Fondit “Vendlindja Thërret” dhe disa veprime në segmente të caktuara të UÇK-së duhet t’i përshtatim, t’i përmirësojmë, të korrigjojmë e të lustrojmë, deri në ditën e varrit që do t’i vjen Ibrahim Kelmendit, i ardhtë sa ma parë dhe me faqe të zezë…

Mbledhja e LPRK-së

Nëse analizohet një rezolutë e LPRK-së e cila është lëshuar nga e njëjta mbledhje me titullin: “Rezolucionet e Mbledhjes së Parë të Përgjithshme të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës”, botuar në “ZiK”, nr.7, korrik 1987, ku thuhet se “Bashkimi i organizativ në nivel kombëtar është armë tjetër shumë e fuqishme në duart e popullit tonë. Duke e pasur parasysh se në Kosovë e jashtë ka edhe grupe tjera pos Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës dhe organizatës Marksiste-Leniniste e Kosovës, MPP vendos që nga LPRK të burojnë iniciativa për bashkim dhe do t’u përgjigjet pozitivisht iniciativave tjera, që nga pozita revolucionar luftojnë për konstituimin e Republikës së Kosovës e viseve të saja”, “Zëri i Kosovës”, nr.7, korrik 1987, faqe 1.

Mbledhja e LPRK-së

E para: Pranohet publikisht se LPRK nuk e ka pasur monopolin as të organizimit ilegal, qoftë brenda në Kosovë e të mos flasim për në Diasporë, e që nga fillimi ka pasur përçarje dhe divergjenca të shumta të cilat kanë përfunduar edhe me likuidime fizike siç ka qenë rasti me vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, të cilët janë eliminuar nga këto konflikte staliniste për të ushtruar supremaci njëri ndaj tjetrit, sado që ka mundësi ndonjëri nga krerët e Frontit të Kuq Popullor të ketë qenë pjesë e sistemit informativ jugosllav dhe të ketë kryer punën e tyre për t’i përçarë sa më shumë shqiptarët dhe ato pak organizata të majta të konceptit Sovjetik kundër Socializmit Rozë Jugosllav. Prandaj në këtë “ZiK”, është thënë se ka edhe organizata të tjera, çka do e thënë se kurrë Lëvizjeve Ilegale nuk iu ka rrahur çekani në një thumb, sado që nëse dikush prej tyre ka qenë diku në fund të katundit, ata sot po çirren thuaja se Amerikanët janë ardhur për tua lëmuar e lavdëruar Frontin e Kuq Popullor dhe për tua lëmuar Marksizëm-Leninizmin Sovjetik për të cilin po mburren edhe pas kaq e kaq vitesh të çlirimit të Kosovës.

E dyta: Nga këto rezolucione shihet qartë se janë vendosen konturet udhëheqëse duke shprehur diktaturën e nënshtrimit sipas Organizatës Marksiste-Leniniste të cilën sigurisht e ka kontrolluar Fronti i Kuq Popullor që drejtohej nga Ibrahim Kelmendi dhe vepronte në Gjermanin Kapitaliste që ua ka pirë gjakun klasës punëtore dhe proletariatit për të cilin flijohej Ibrahim Kelmendi, pasi si duket ai kishte detyra nga Sovjetikët se si duhet për ta luftuar Socializmin Rozë në Jugosllavi, përmes të cilit mendonte ta realizonte Republikën Socialiste të Kosovës në kuadrin e Federatës Jugosllave. Një koncept ideologjik plotësisht i ngatërruar ashtu siç është përplot ngatërresa e hipoteka tërë jeta dhe veprimtaria e Ibrahim Kelmendit. Prandaj kërkesa e LPRK-së e dal nga MPP, ishte farsë sepse koha do ta dëshmojë se kurrë LPRK nuk ka dashur as afrim, as bashkim as nënshtrim, vetëm nëse tani mund ta nënshtrojë Gjykata Speciale në Hagë.

Ne jemi dëshmitar se pikërisht krahu i LPRK-së që udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi iu ka prirë përçarjeve të cilat kanë përfunduar me pasoja të mëdha, pasi para çdo përpjekje për tu afruar dhe bashkuar kanë ndodhur konflikte, madje thuhet edhe aso fizike e qërim hesapesh mes Marksistë-Leninistëve dhe atyre organizatave që shtireshin se janë më të moderuara. Prandaj edhe brenda këtij shkrimi (fejtoni) do të afrojmë dokumente të cilat flasin për përpjekje për tu bashkuar, por kanë hasur në vesh të shurdhër të Ibrahim Kelmendit, i cili edhe Fondet me Pare por edhe shume aspekte të luftës i ka zhvilluar mbi grindje, përçarje dhe konflikte me pasoja edhe tragjike.

“Zëri i Kosovës”, Nr. 7, korrik 1987

Proklamatë: Edhe në “Proklamatën e cila është botuar, po në këtë numër të “Zëri i Kosovës”, Nr. 7, korrik 1987, si rezultat i asaj mbledhjeje e cila paska zgjatur plot tri ditë, shihet se Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës është dyzim i konceptit të majtë që udhëhiqej nga Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës, e cila vepronte në Evropën Kapitaliste dhe Imperialiste. Një konflikt konceptesh dhe me një terminologji revolucionare e viteve të dyzeta të shekullit të kaluar kur duhej me i motivuar shtresat qytetare me lajka patriotike si: “Popull shqiptarë”, “Punëtorë trima të Kosovës”, “Fshatar trima të ndershëm”, “Grua shqiptare”, “Rini heroike”, “Punëtorë kurbetçinj”, “Të arratisur politikë nga Kosova”, janë vetëm disa nga sloganet ideologjike të këtij koncepti i cili mundohet me epitetin “shqiptarë” e të “ndershëm”, të bëjë Republikë në Kuadër të Jugosllavisë, ose sloganet tjera si “Rini heroike”, “Fshatar të ndershëm”, janë neveritëse dhe të tejkaluara.

Në proklamatë, shihet qartë se ideologjia marksiste nuk i drejtohet shtresës elite intelektuale e as strukturave politike të shqiptarëve në Kosovë dhe as në viset tjera. Si duket lufta e shenjtë ideologjike e Ibrahim Kelmendit ka pasur detyrime ndaj padronëve të tij në Beograd ose Moskë, pasi përpjekja e tij ngulmuese ka qëllim për ta lënë Kosovën në “Pošteni Albanci”, përkatësisht në “fshatar patriot e të ndershëm”, të frymëzuar ndoshta nga Lëvizjet e hershme Fshatare në Rusi, para Revolucionit Socialist të Tetorit, që kryesisht është e njohur si një lloj Lëvizje Muzhikash.

Gjithsesi thirrja që iu bëhet “Punëtorëve trima të Kosovës”, se ju jeni baza e LPRK-së brenda e jashtë vendit, që me pararojën Marksiste-Leniniste në ballë do të marshoni përpara dhe nuk do të ketë forcë që mund t’ju ndalë në realizimin e të drejtave kombëtare e klasore”, “ZiK”, Nr. 7, korrik 1987, faqe 2. Ose thirrja tjetër në kapitullin “Fshatarë trima e të ndershëm”, iu sqarohej se edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ju keni besuar në Vëllazërimin e Bashkimin me sllavët ashtu sikurse sot LPRK-ja që thirrët ne aleancat Sovjetike për ta realizuar Republikën Socialiste të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë. Por marksistët shkruajnë: “Gjatë luftës së madhe Antifashiste, (është fjala kundër Gjermanisë), me besën e lidhur, (me sllavët), të cilën me krenari e keni ruajtur ndër shekuj, si nderin, trimërinë, bujarinë e mikpritjen, u bëtë mbështetje e fortë e luftës. Bashkë me punëtorë, e shtresat tjera, shporrët fashistët, por nuk e fituat lirinë dhe të drejtat e premtuara”, “ZiK”, Nr. 7, korrik 1987, faqe 2. Tash kur shikohet ky pasus shihet se ideologjia Sovjetike e Ibrahim Kelmendit, ka punuar pikë për pikë sipas konceptit Sovjetik, për ta tradhtuar edhe një herë “Fshatarët trima e të ndershëm”.

Kjo ideologji kaq antikombëtare për fat të keq është zhvilluar, ka bërë krime dhe dëme madje nuk po pranë as tash e njëzet vjet pas çlirimit të Kosovës duke etiketuar të gjithë ata që nuk mendojnë si Ibrahim Kelmendi dhe sojnikët Marksistë-Leninistë dhe ideologjia pansllaviste e cila luftën kryesore e ka për ta zhbërë shtetin e Kosovës dhe për ta prolonguar, për aq sa munden edhe projektin e Amerikës për të instaluar demokracinë funksionale në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

(ZiK, Nr. 7, 1987, faqe 2)

Në këtë kapitull ideologjik, lufta e shenjtë e Ibrahim Kelmendit ka pasur për qëllim që ta largoj sa më shumë Kosovën nga interesi Amerikan, përndryshe s’ka se si kuptohet që t’i printe një organizate siç është “Fronti i Kuq Popullor” dhe të kishte vendqëndrimin në Gjermanin Imperialiste, në Gjermanin Kapitaliste dhe në Gjermanin Demokratike dhe të mendonte si Sovjetik, kur iu ka drejtuar “Rinisë heroike”, se mbi ty po bie modernizimi Evropian me “Muzikë çoroditëse të Perëndimit, (lexo: të Gjermanisë), me shund letërsi, (lexo: letërsi angleze, franceze, italiane e austriake), me filma kaubojsh, (lexo: të Amerikës imperialiste), kriminelë e pornografikë e ideologji reaksionare, nuk mundën e nuk do të mundë të largojnë nga rruga e lirisë”, “ZiK”, Nr. 7, korrik 1987, faqe 3.

Prandaj duket se sipas ideologut të konceptit Sovjetik mbi shoqërinë, stalinistit Ibrahim Kelmendi, rinia jonë duhet t’i besoj vetëm porosive të tij mbi Perëndimin e çoroditur, mbi letërsinë, muzikën e filmin e degraduar që vjen nga Amerika se janë e keqja e madhe dhe çoroditja ideologjike. Kjo ishte ideologjia, Marksiste-Leniniste e LPRK-së që doli si rezultat i Mbledhjes së Parë të Përgjithshme, mbajtur në muajin korrik 1987, diku në Perëndim, por në ilegalitet të thellë, sigurisht!

(ZiK, me muzikë…)

Ndërsa tek “punëtorët kurbetçinj”, fillimisht derdhin lot krokodili pse sistemi iu ka degdisur drejt perëndimit pastaj miklojnë, pasi iu bie ndërmend se ekzistenca e LPRK-së varët edhe nga paratë e mërgimtarëve. Prandaj iu bëhet thirrje që t’i bashkangjitën Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës, tamam siç e kemi rastin me komunistin Isa Mustafa i cili zbuloi sloganin “LIDHJA”, me të cilën i bëri thirrje elektoratit të LDK-së që ta mbështesin këtë lidhje për ta zhbërë Lidhjen Demokratike të Kosovës në njërën anë, kurse në anën tjetër për hatër të Ibrahim Kelmendit edhe për ta ç’mitizuar pastaj “Mitin dr. Ibrahim Rugova”, i cili është bërë halë në sy për të gjithë Sovjetikët dhe titistët e Kosovës, duke vendosur në krye të vendit Ibrahim Kelmendin i cili po bënë luftë të shenjtë ideologjike për ta zhbërë njeriun e vdekur që po prehet në varrë, ndërsa sa i përket atij “Mitit”, më duket se Ibrahim Kelmendi e ka ngatërruar adresën?!

Kjo proklamatë, përmbyllet me thirrjen për “Grushtet lartë”, dhe me thirrjen “Rrofshin Marksistë-Leninistët e Kosovës”, po aty “ZiK”, Nr. 7, korrik 1987, faqe 3. Gjithashtu në këtë faqe është edhe një poezi ideologjike, shumë e dobët, madje edhe për vitet e dyzeta në kohën e atyre tufëzimeve primitive në zonat e thella rurale.

(ZiK, Nr. 7, 1987, faqe 3)

Programi i LPRK-së i dalë nga Mbledhja e Parë e Përgjithshme, me pak nuanca është i ngjashëm me Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës i bërë dy vite më pas. Prandaj akuzat e pashembullta se LDK-ja është e regjistruar në Institucionet Përkatëse për regjistrim në Jugosllavinë e atëhershme bëhen qesharake, pasi ky program i qetë poshtë, sidomos kur thuhet: “Qëllimi i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës është që Kosova me viset e saja të fitojë statusin e Republikës brenda Federatës së Jugosllavisë”, (Programi i LPRK-së, paragrafi I), “ZiK”, Nr. 7, korrik 1987, faqe 6, dhe se LPRK angazhohet për “Konstituimin e Republikës së Kosovës në kuadër të RSFJ-së, ku do të përfshihen trojet e banuara me shumicë me shqiptarë nën Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi”, (Programi i LPRK-së, paragrafi III, pika 2), “ZiK”, Nr. 7, korrik 1987, faqe 6. Ndërsa, Paragrafi II, dhe disa pjesë në Paragrafin IV, gati pikë për pikë i kemi lexuar, jo vetëm në programin e LDK-së, por të të gjitha Partive Shqiptare në Kosovë të themeluara gjatë viteve të nëntëdhjeta.

E gjithë kjo zhurmë e Ibrahim Kelmendit, ka të bëjë me Luftën e tij të Shenjtë ideologjike në mbrojtje të ndikimit të Pansllavizmit Sovjetik në Ballkan, po veçmas në Kosovë, duke qitur në pah një urrejtje patologjike kundër Amerikës të cilën e shpreh ky ideolog i Frontit të Kuq Popullor dhe sajues i pluralizmit në LPRK duke themeluar edhe “Organizatën Marksiste-Leniniste”, sa për t’i mashtruar, (nëse mundet pse jo!), edhe Amerikanët, se Ibrahim Kelmendi, qenka njeriu më demokrat dhe më proamerikan që e njeh historia e njerëzimit.

Lufta e Shenjtë Ideologjike e Ibrahim Kelmendit, i ka rrënjët thellë në konceptin Sovjetik për shoqërinë. Ky është proletari që përpara ideologjisë, nuk njeh fe e as atdhe, prandaj edhe njëzetë vjet pas shporrjes së serbëve nga Kosova, ai nuk pranë së gërryeri në ndërgjegjen e kombit, në personalitetet e tij që dolën nga gjiri i këtij populli.

Për të qenë korrekt me lexuesin e nderuar, po sidomos me adhuruesit e dr. Ibrahim Rugovës dhe ata të Lidhjes Demokratike kur i printe vet dr. Rugova, më poshtë po sjellim të plotë: 1. “Programin e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës”, i miratuar në Mbledhjen e Parë të Përgjithshme të LPRK-së, mbajtur jashtë vendi në muajin korrik 1987 dhe dokumente të tjera të cilat kanë qenë të botuara në Organin e LPRK-së “Zëri i Kosovës”, Nr. 7, korrik 1987.

(Fejtoni vazhdon…)

(ZiK, Nr. 7, 1987, faqe 4)

(ZiK, Nr. 7, 1987, faqe 5)

(ZiK, Nr. 7, 1987, faqe 6)

(ZiK, Nr. 7, 1987, faqe 7)

(ZiK, Nr. 7, 1987, faqe 8)

(ZiK, Nr. 7, 1987, faqe 9)

[ HYRJE – PËRMBAJTJA ]

1 KOMENT

  1. Shefqet,

    e paske pershkruar shume mire kete pis komunist me emrin brahim klemendi… ti e paske elaboruar ne menyre jashtzakonisht serioze… dhe precize.

    Te gjitha partite e ndryshme me emra LKQ, MRQ, QFRQ, KRQMRQ edhe tjerat qe ishinkripto-komuniste nuk kane qene te formuara nga SHQIPTART por nga komunistet antishqiptar… ose nga komunistet… sespe mjafton te jesh komunist dhe me automatizem je ATISHQIPTAR

    Ky zdrali i apostrofuar edhe ne horoskop eshtë pis.

    DR. RUGOVA ka qene dhe eshte gjenerator i anti-komunizmit dhe anti-islamizmit …respektivisht i PRO-SHQIPTARIZMIT dmth patrioti dhe dhe çliruesi i SHQIPTAREVE te Kosoves dhe SHQIPTAREVE tjere… nga Komunizmi dhe Shkavellizmi te cilet ne 77 vite te sundimit shkavellik te Kosoves 1918–1941 dhe 1944 -1999… ishin ehe perhapesit me te medhej te Islamit nder Shqiptar, dhe Komunizmit poashtu.

    E ky pisi i apostrofuar eshte prodhim shkavell.

Komentet janë mbyllur.