Pse institucionet qeveritare në Prishtinë dhe Tiranë nuk organizojnë konferenca për shtyp?

0
382
Press conference

Kohëve të fundit është bërë praktikë jo e mirë në të dyja qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë, që për aktivitetet e kaheve të projekteve të nduarnduarta ekonomike, politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk organizojnë konferenca për shtyp.

Në gazetarinë e fjalës së lirë, sipas të dhënave të BE-së në vend të konferencës për shtyp, zyrtarët e lartë qeveritarë dhe të jetës parlamentare e përdorin (facebook personal) që, në mbështetje të kodeve të gazetarisë moderne dhe të fjalës së lirë rrjeti social nuk mund të “bëhet gazetari”
dhe të luajë rolin në mungesë të “konferencës për shtyp”(!).

Është e kohës që zyrtarët e lartë qeveritarë në Prishtinë dhe Tiranë, të nisin organizimin e konferencave për shtyp për ngjarjet aktuale në Kosovë dhe Shqipëri, në mënyrë që mjetet i informimit të shkruara dhe elektronike dhe bota e gazetarisë shqiptare të kenë mundësinë të jenë më afër me ngjarjet aktuale dhe sy me sy me zyrtarët e lartë qeveritarë.

Për fund kërkojmë që zyrtarët e lartë qeveritarë mos të jenë në siklet se si të bëjnë “lajmin e ditës”, në rrjetin e vet social (facebook), por përmes konferencës për shtyp do të ishte mënyra më e mirë zyrtare, që të informohet opinioni i gjerë në Kosovë dhe Shqipëri dhe me gjerë në botë.

Praktikë të mirë demokratike të konferencës për shtyp kemi parë në Washington, në kabinetin e presidentëve amerikanë që në organizimin e këtij lloji, salla e posaçme në Shtëpinë e Bardhë, gjithherë është e mbushur me gazetarë të mjeteve të informimit në Amerikë, ku tevona ngjarjet aktuale në këtë shtet të lirë dhe demokratik bëhet lajmi i ditës për opinionin e gjerë amerikanë dhe atë botëror.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]