Rranja e siguron mbijetesën e nji kombi e të nji qytetnimi

0
814

Gjergj Jozef Kola

Në atdheun tonë e bukura trashigohet dhe na shqiptarët kudo që jena të shpërndamë në botë, kërkojmë me lëshue rranjët si ajo lulja e Goethes që hapi edhe koncertin tonë në Baziliken e Belvederes në Vjenë nën nji atmosferë magjike Krishtlindjet.

Nën Moton „Brezi i dytë i Diasporës i këndon gjenive të kombit“, u nderuen dy gjenitë e tij të jashtzakonshëm, Gjergj Kastrioti – Skanderbeg në 550 vjetor dhe Prenk Jakova në përkujtim të operas së parë shqiptare Mrika.

Kështu brezi i dytë, Jane Plumbini ngaTorino, e Patrick e Julia Kola nga Vjena me zanin dhe lojën virtuale në Piano afruen shumë shprese për të ardhmen, se rranja ka lëshue lulet e saj të shëndetshme.

Mbi 15 artiste nga mbare Europa dhe Shqipnia e nderuen koncertin tone ne Vjene.
Ky koncert me poezinë ma të përzgjedhun gjermanofolëse si Goethe, Rilke, Hesse dhe atë shqiptare, Fishta, Poradeci, Koliqi, Camaj, Primo Shllaku, Jozef Radi, Visar Zhiti e Leon Lekaj ndërthurë me muzikë po ashtu të përgjedhun botënore nga Bach, Chopin, Bethoven, Mozart e tek ajo shqiptare, Martin Gjoka, Prenk Jakova, Simon Gjoni, Pjeter Gaci…u përformuen nga brezi i parë porse edhe nga ai i dytë i femijëve të lindun e rritun në Diasporë. (Shikjoni Programin dhe ftesën për Autoret pjesmarrës).

Motrat Ndoci, Rita dhe Juli me muzikën dhe interpretimet e tyne aktorjale ishin padyshim qershija mbi tortën e këtij koncerti që zgjati mbi dy orë dhe u pritë me entuziazem nga te pranishmit e ftuem, familje shqiptare ne Vjenë porse edhe ato austriake, ku mbi të gjitha ra në sy trupi pedagogjik i shkollës austriake në Shkodër, që kishte ardhë për pushimet e Krishtlindjes pranë familjeve ne Vjenë.

Vjena kam mbi 400 vjet që përkujdeset për rranjën shqiptare e ajo e ka ujite atë edhe atëhere kur historia ja kishte ndërpre te tana rranjët. Ne shekullin e 19 kur në trojet shqiptare gjuha shqipe ishte e ndalueme me ligjin osman, këtu në Vjenë hapeshin shkolla dhe ju mesohej gramatika e shqipes mësuesve të ardhshëm. (Shikjo: Potektorat kultus në K und K Monarchie. Arkivat austriake.)

Mirnjohje ndaj këtij kryeqyteti te muzikës botënore që ka ba e vazhdon me ba kaq shumë për artin e kulturën tonë, mirnjohje bashkisë së Vjenës që na u gjend afër në WORT und TAT ( me Fjalë e Vepër) e mirnjohje Familjes Jakova që u perfaqsue denjësisht me nipin e kompozitorit Prenke Jakova, instrumentistin virtuoz, Bardh Jakoven dhe grupin e tij italo-shqiptar me qendër në Bologna: I NJAJTI DETE. Gjithashtu ekspozita e fotografit Nikolin Jakova, nipi i kompozitorit i dha koncertit nji dimension ma shumë.

Performimi i koncertit mund te ndjeket ne youtube e une uroj qe urat e artit ti sherbejne shkrimjes se natyrshme të kulturës shqiptare me atë Europiane ku synohet me ardhë nji ditë, tue ruejtë origjinalen e njiherësh tue u bashkue me kontinentin të cilit gjithnji i kena takue.

Këtij koncepti i shërbeu edhe nderimi me certefikatën „Baketa e gjeniut shqiptar“ që ju dorezue shkrimtarëve dhe muzikantave shqiptare ma të dalluem sot në botën antikonfomiste te artit ma cilësor shqiptar. Ky nderim u performue nga Kryetarja e Jurisë së ardhun posaqërisht nga Milano, menagjere e artit Dr. Av. Vasenka Rangu e ju dorëzue shkrimtarëve dhe muzikantave të pranishëm. Keshtu shkrimtarët e pranishëm Jozefina Traboini dhe Marcel Hila u nderuen për krijimtarine e tyne moderne antidiktature e në mbyllje ndane librat me autograme.

Momenti ma kulmor per mue së pari si autor e së dyti si organizator i Koncertit ishte ai kur multiartistja Juli Ndoci e ardhun nga Hanoveri i largët në Vjenë interpretoi pjesë nga drama ime „Tre Kalvaret e gjenise se Prenk Jakoves“, drame kjo per te cilen uroj te vihet ne skene nga Bashkia e vendlindjes se Prenk Jakoves, Shkoder, meqe ne Janar te 2019 perkujtohet edhe 50 vjetori i Operas Skanderbeg. Falë Prenk Jakoves na renditena si komb nder ato kombe të paktë të përzgjedhun që kanë krijue OPERA.

Rita Ndoci ishte edhe Zana e mire e aktivitetit dhe interpetimi prej saj i kangeve te Prenk Jakoves asht i pari i ketij lloji ne Vjene.
Artistat e fam Ndoci, Frederiku, Rita dhe Juli u nderuen nga Bashkia e Vjenes, Media Verlag dhe Familja Jakova per karrieren e tyne ne atdhe dhe ne mbare boten.

Natyrisht që i jam mirnjohes ndihmës MORALE të Ministres së jashtme të Austrise, Ambasadorit të Austrisë në Tiranë, Konsullit të Nderit të Austrisë në Shkodër si dhe Ambasadorit shqiptar në Vjenë, të cilët me miresjellje dhe edukatë i uruen suksese me shkrim aktivitetit tonë. Mbi të gjitha i jam mirnjohës Sr. Luiza Milani që na hapi dyert e Bazilikes se Belvederes dhe u ndjeme si në shpinë tonë ku edhe shtruem darkën përkujtimore për gjenitë e kombit shqiptar.

(Heshtja prej sfinksi e ministrisë së kulturës, të jashtme e të diasporës në Tiranë ndaj aktivitetit tonë, që i shërben kulturës autentike shqiptare, kallxon mungesë të theksueme në edukatën dhe kulturën e mirësjelljes qytetnuese të komunikimit).

Me shpresën që aktivitete të tilla të bahen traditë në kryeqytetin vjenez, ju përshëndet e ju uron përshumë Mot Krishtlindjen e në gëzime vitin 2019:

Gjergj Jozef Kola
Organizator.
Vjene 25.12.2018.