PO RRNOJ VEÇ ME TREGUE!

0
889

AV. XHABIR ZEJNUNI

Jam tue rrnue edhe mundue,
sa ma shum me ju tregue,
për kalvarin e pafund,
qi s’po din mue me m’lshue.

Si e fala vllan e nji gjakut,
për vujtjet e mija t’pafundme,
qi n’shpind e n’shpirt m’i kish lshue,
n’mbrojtje t’ideologjis së huej.

T’njasaj ideologjije gjakatare,
prej stepave t’kuqe t’huazume,
vllau vllaut mishin tue ja coptue,
as edhe nji koc tue mos teprue.

Si bagtit n’vath të tan na futën,
prej s’gjallit tue na sakatue,
kasaphana s’dit me pushue,
dit e nat tue mos u ndalue.

Kur u duk se erdh pranvera,
e dielli nga perëndimi nisi me u çue,
edhe na fillum me shpresue,
se diçka kish me ndryshue.

I pari isha qi shpalla faljen,
për vllan tem ndoshta t’penduem,
tue mendue un i shkreti,
se tue fal, ma fort kisha me u forcue.

M’u duk se vllai i nji gjakut,
tash qi na u pajtuem,
n’harmoni me mue ka me shkue,
demokracin s’bashkut me e gzue.

Por prap vllai s’paska ndryshue,
me përbuzje tue m’shikue,
faljen qi me shpirt ja dhash,
si borxh ndaj tij tue e shikue.

Ça t’kam ba moj Perëndi,
qi vujtjet kurr s’jan tue m’pushue,
pse me pas un prap akullsi,
tash qi dielli filloi me ndriçue?!

Veje o Zot nji dor n’zemër,
situatën me e ndryshue,
se kto robt e tu n’tok,
n’mend s’po kan o me ndryshue.

Amen.