KËSHTU FOLËT ME SERBINË?!

0
472

Binak Maxharraj

Hashim Thaçi që shtatë vjetë ka folë me Serbinë, diten e natën, por edhe nëpër skuta te të ërrëta të botës. Por në këto biseda përdorëte gjuhën e memecit, frigacakut, tucanit, gjuhën e përuljës ndaj Serbisë, çfarë i solli vetem deme Kosoves, kurse dobi të mëdha Serbisë mbi 450 milion eruo në vit.

Por, Kosava, këta te Qeverisë e panë së diçka këtu nuk shkonë. E ndrroi gjuhën. Nuk foli shumë, por punoi e veproi shumë, i tha Serbisë pa ndalu njeherë, se i kemi do hesape.

Kosova i bani hesapet e veta me Serbin, i bani mirë dhe i doli mirë:e rriti taksen 100% për mallërat që vijnë nga Serbia.

Rezultati doli fantastikë për pak kohë në Serbi janë në prag te falimetimit mbi 2600 bisnese te mesme e te vogëla, u nxorën nga puna mbi 21.000 punëtor, sipas kësaj ne vitin e ardhshem arka e Serbise do te jete më e varfër për rreth 540 milion Euro.

Kështu folët me Serbinë, kjo është gjuha që ata e kuptojnë, tjeter gjuha ata nuk njohin sepse te fshijnë të hanë pa pjekë, te pamëshirshëm janë.

U terbu Serbia na idhnimi, nga inati, po donë më plasë, Vuçiqit po i dridhet goja,po kërkonë ndihmë. E qojë në kembë krejtë Evropën, por edhe botën. Të gjithë po turrën Kosovës, aman hiqe taksen së maroi Serbia.

Por te fortit në Kosovë qe e prunë këtë taks, janë të pameshirshëm nuk leshojnë pe nga presionet dhe kërcnimet qe po i vijnë. Donë ta mbrojnë shtetin e vetë, ekonomia dhe bisneset veç kanë nisë me u ngjallë. Kështu i delet zot vendit.

Më Sërbinë nuk duhet me folë shumë, por më vepru, sepse ajo e njehë vetem gjuhës e forcës.