Shekulli i ngjarjeve mahnitëse por edhe rrënqethëse

0
828

Tregim nga libri “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËRVETE”.
ISMAIL ÇAUSHI, SEKRETARI KOMUNIST ANTIMIZORIST.
TAKIME DHE BISEDA ME HYSNI KAPON DHE GOGO NUSHIN.
Jubile i paharruar aq shumë më ka mahnitur dhe vitalizuar
Shok lufte me Ismail Çaushin, Hysni Kapon, Gogo Nushin

Sali Leka

Tregimin duhet ta lexojë Znj. Mirela Kumbaro, ministre e kulturës bashkë me punonjësit e këtij dikasteri që njëzet vjet nuk kanë bërë asgjë të dobishme për letërsinë e vërtetë jetësore as për etikën dhe kulturën shembullore.

Tregimin duhet ta lexojë Z. Agron Tufa, drejtori i Institutit për Zbulimin dhe Studimin e krimeve të komunizmit, por deri më sot asnjë krim nuk ka zbuluar por ka botuar libra me shtrembërime dhe fallsifikime nën maskën e demaskimit të komunizmit.

Përpara se të filloj të tregoj për Ismail Çaushin, Dani Mehmet Zykaj, Boris Ilo Koja, Hysni Kapon dhe Gogo Nushin, jam i obliguar për të falenderuar qeverinë socialiste me Edi Ramën. Kryeministri shembull dhe model i shkëlqyer modernist eposik me punë të madhe shembullore njëmbëdhjetë mujore Janar- Nëntor 2018 në vigjillje të vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut.

E kam obligim me iradin ilmin bashkë me shokët e mi të falenderoj popullin shqiptar që vitin mbarëkombëtar të Skëndërbeut e përcolli me gëzim dhe krenari të devotshme dhe me dituri, etikë dhe kulturë të admiruar. Gëzimi krenaria dhe dituria janë vullnet dhe përkushtim jetik sublim për atdheun, kombin dhe historinë shembullore.
Janë edhe guxim viganik veratisim si trashëgim për nipërit dhe mbesat dhe për stërnipërit që do të lindin.

Kombi shqiptar ishte dhe është mendimtar vizionar, se ishte dhe është trashëgimtar i Gjergj Kastriotit Skanderbegu, strateg viganik, por edhe filozof i ditur jetik historik, shembull dhe model eposik ne Gadishullin Ballkanik.

Kombi shqiptar trashëgimtar i përjetësuar i Shën Konstandinit filozof teuratik, teolog, kristjan, apostolik, edhe trashigimtar vital biologjik i mbretëreshës Teuta pellazgjike iliro-xhersike me kryeqendër Durrësi Dyrrahu Epidamnus.

Historinë dhe letërsinë i kam dashur dhe i dua por jo me gënjeshtra trillime dhe shtrembërime. Në shekullin e njëzet koha e mizorizmit skëterrist historia e kombit shqiptar u shkrua me gënjeshtra të rëndomta, të neveritura.

Unë e kam mësuar dhe e kam studiuar në shkollë për të marrë notën dhjetë.
Por jam skandalizuar nga trillimet që u kam dhënë në provim profesorëve. Kombi shqiptar nuk do të ketë zhvillim po nuk u shkrua historia e vërtetë me ngjarje si kanë ndodhur.
Sot kombi Izraelit është shumë i zhvilluar se ka shkruar histori të vërteta.

I ka treguar të tëra krimet dhe masakrat që ka bërë mbreti Herod krimineli mizori gjakatari i popullit të vet, popull i dituruar, i kulturuar shkencëtar i kualifikuar.
Edhe kombi arab i ka shkruar të tëra masakrat që ka bërë në Arabi në shekullin e gjashtë mbreti i tmerrshëm Ebu Lehebi dhe xhelati monstruoz Ebu Xhehli.

Kurse në Shqiëpri akoma edhe sot nuk shkruhen as nuk tregohen krimet dhe masakrat e Enver Hoxhës më të llahtarshme se krimet e Herodit izraelit dhe e Ebu Lehebit berberik, as të xhelatit Ramiz Alia më reghresiv negativ se xhelati Ebu Xhehli.

Në kohën e Diktaturës nuk shkruheshin fjalët Liri-Demokraci, por shkruheshin fjalët Liri-Barazi marksiste-leniniste. Unë i betuar për liri dhe barazi njerëzore, për drejtësi dhe demokraci humaniste, moderniste nisa të shkruaja tregime dhe poezi. Në vitin 1961 paraqita për botim librin e parë me titull “ Jetën merre në kompleks, në vitin 1962 paraqita për botim dy libra, edhe në vitin 1963 dy libra por nuk i botuan.

Unë nuk ndalova por shkruajta rishtaz e rishtaz pa ndalim dhe në vitin 1966 paraqita pesë libra po nuk i botuan asnjërin.

Më 25 shtator 1966 paraqita për botim poezitë e para lirike, erotike, eposike, brilante, të larmishme dhe vazhdova në muajt tetor-nëntor por nuk i botuan dhe më akuzuan “ Sali Leka, shkrimtar dekadent, mikroborgjez, modernist, intransigjent, reaksionar i rrezikshëm kundër partisë dhe komunizmit, degjenerues për njeriun e ri socialist proletar ,revulocionar që ka formuar partia dhe shoku Enver”.

Poezitë dhe tregimet e mia moderniste humaniste të dobishme për jetën njerëzore i lexonin komunistë me poste dhe funksione në organet partiake e shtetërore, shokët Ismail Caushi, Dervish Lelo, Apostol Noci, Filip Preli, Vasillaq Shani, Zyhdi Shahini, Xheladin Subashi, Nexho Konomi, Boris Koja, Todi Lubonja, Fadil Pacrami dhe dy anëtarë të byrosë politike, Gogo Nushi dhe Hysni Kapo.

Në dhjetor 1966 këta trembëdhjetë burra komunistë më thanë: “Sali, poezitë e tregimet e tua janë të mira, të mrekullueshme, të dobishme, por gazetarët janë servilë të rëmdomtë e mediokër, botojnë shkrime për interesa të ngushta dhe të larta nëpër dikastere të partisë, frontit dhe rinisë.

Ti, Sali Leka je student i dalluar, i përkushtuar për të mësuar. Kur të mbaroni shkollën, do të emërojmë sekretar në Komitetin e Rinisë në Tiranë, kryeqytet i atdheut tonë të dashur socialist, me synimin për tu ngritur më lart, në zyrat e Komitetit Qëndror të Rinisë. Aty, Sali, në atë post e funksion të lartë, do të të botohen tregimet, poezitë, shkrimet dhe librat e tua të bukura, të mahnitshme nga përmbajtja, cilsia dhe rëndësia që iu jep krijimeve të tua letrare-artistike”.

Kurse unë i falenderova këta burra mendimtarë të kulturuar dhe intelektuale humaniste të admiruar dhe u tregova: “ Nuk dua poste dhe funksione nëpër dikastere, as në parti, as në rini e as në qeveri, por do të shkruajë libra me poezi dhe tregime të dobishme për jetën njerzore, por edhe eposike kombëtare historike. Në redaksitë e gazetave “ Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori” do të paraqes për botim tregime të vërteta me demaskime të drejta për keqëbërësit, zuzarët, gënjeshtarët, spekulantët, për intrigantet e gëlbosur dhe kusarët e skutave të errta të vegjetimit të së keqes, për hileqarët dhe tinëzarët e neveritur”.

Mbas këtij premtimi që u bëra shokëve komunistë të devotshëm I.Caushi, D. lelo, A. Noci, F. preli, V. Shani, Z. Shahini, Xh. Subashi, B.Koja, T. Lubonja, F. Pacrami, N.Konomi, Hysni Kapo dhe Gogo Nushi vazhdova të shkruaj me shumë gëzim dhe vullnet, me guxim admirim dhe vitalitet.

Deri në vitin 1991 parqita për botim 85 libra por nuk i botuan, i censuruan. Si edhe 2700 tregime në redaksitë e gazetave nuk i botuan as 725 poezi lirike brilante të larmishme.
E pra, kështu më dolën të vërteta fjalët e Dhjetorit 1966. Fjalët e 13 burrave mendimtarë të kulturuar dhe intelektualë modernist të admiruar dhe të përkushtuar, midis të cilëve dhe dy funksionarë partie H. Kapo dhe G. Nushi.

Ditën e 24 Dhjetorit e kam festuar cdo vit si dita e Shenjtëruar e njerëzeve fisnikë të bekuar. E kam festuar me gëzim, betim dhe admirim, me shokë, me intelektualë dhe shkrimtarë.

Asgjë nuk harrohet, as e mira, as e keqja dhe e kaluara nuk duhet sulmuar e as mbrojtur në bllok, pasi cdo kohë ka burrat e vetë stoikë e kreshinkë, por ka dhe vemjet dhe mediokërit që tentojnë të ju pijnë gjakun njerëzve me talent e përkushtim human.
Unë të gjitha i kam provuar në trupin tim dhe aty, në këtë trup, në shpirtin tim është gdhendur kjo ditë e bekuar, kur disa funksionarë të rregjimit më treguan se shkrimi është i shenjtë dhe për nder të këtij vizioni, unë e quaj këtë dite një ditë me kremtim jubilar me nderim dhe kujtim për ata që nuk jetojnë.

Me shumë nderim për këta burra fisnikë e sojnikë, me kulturë e diapazon të gjërë, të shekullit XX.
Dhe me respekt për të gjithë ata shkrimtarë, gazetarë e media të shkruara dhe elektronike që nuk e censurojnë të vërtetën e atyre viteve të shekullit njëzet me djem dhe burra, vajza dhe gra me etikë dhe kulturë shembullore, por i masakroi diktatura mizore.

Familja dhe fisi im me njerëz te arsimuar nga dy e tre gjuhë. Gjyshja ime dinte dy gjuhë. Në moshën pesë vjec fillova të mësoj dhe unë. Shtatë vjec fillova shkollën fillore. Mësuesi Haxhi Mulleti më tha: “ Sali ti paske lindur profet dhe hasret ”. Haxhiu, djali i vëllait të Qazim Mulletit e përjashtuan nga arsimi dhe e dërguan punëtor në fabrikën e Pocelanit.
Unë mbarova shkollën fillore në fshat dhe shkollën shtatë vjecare dhe të mesme i bëra në Tiranë.

Flija në shtëpinë e vëllait të nënës, Islam Hajdari. Në pushimet verore kërkova punë në N.SH.N 21 DHJETORI që bënte ndërtime.
Takova kushuririn e nënës brigadier.
Ai më takoi me shokun Boris Ilo Koja, tekniku specialist, drejtor kantjeri.
Borisi më tha: ” Punën e ke të garantuar me orar të reduktuar deri sa të bëhesh 16 vjec, të pajisesh me pashaportë ”.

Borisi më ndihmoi shumë 7 vjet. Borisi pinte duhan me cigare në gojë. Kushuriri i nënës pinte duhan me cibuk. Borisi e quante Curcill Ingliz, kryeministër i Anglisë.
Borisi kishte shoke lufte Hysni Kapon, Gogo Nushin, Dani Mehmetin,dhe të tjerë.
Gogo Nushi, anëtar i Byrosë Politike, kryetar i Bashkimeve Profesionale të Punëtorëve. Ai kishte eksperiencë speciale sindikaliste. Ai kishte drejtuar sindikata të punëtorëve në Paris dhe Lion të Francës.

Me Borisin, Hysni Kapon, Gogo Nushin, Dani Mehmet Zykaj kam shumë kujtime të paharrueshme me tregime të mrekullueshme. Po tregoj një rast: Gogo Nushi na mori me autobus nga Tirana në kampin e punëtorëve në Dajt, na shtroi drekë me fruta, perime , dy gota raki dhe dy shishe birrë për njeri.

Unë i piva dy gota raki dhe kërkova dhe dy gota të tjera .
Borisi mua më uli përkrah Gogo Nushit dhe tha: “Sali ti e pi shumë rakinë, më ka folur Borisi për ty. Ti shkruan tregime dhe këndon poezi”.

Edhe unë i fola: Po po! Unë shkruaj tregime të lashta mijra shekullore që kanë ndodhur në jetën njerzore. Edhe rakinë e kanë pirë njerëzit kur filluan të bejnë vegla prej hekuri dhe kazanë prej bakri. Rakinë e ka bekuar profeti Abraham.

Venë ka pirë Adami me nipërit dhe stërnipërit e tij. Adami dhe Eva cifi i parë i njerëzimit. Kanë jetuar nëpër tenda dushku. I kanë ndërtuar me duar, pa vegla pune, pa zjarr. Mishin e deleve, të lopëve dhe qumeshtin i hanin pa vluar.

Dy stërnipa të Adamit, Batuti dhe Bestyti, trup mëdhenj si bualli, mustaqet si bisht kali nuk uleshin në tenda por shtriheshin nëpër livadhe me drenusha dhe sorkadhe.
Ishin të fortë dhe suleshin mbi arinj dhe derra buallica, lopë të egra dhe i vrisnin me gurë dhe shkopinj. Adami u tha: Ejani të jetojmë bashkë në tenda. Batuti dhe Bestyti i thanë: “Jo jo”! Jemi të fortë nuk duam tenda. Do të jetojmë nëpër pyje, do të hamë edhe mish ujku. Adami u tha:” Mos hani mish ujku, keni boll mish lope dhe delje.

Ata nuk e dëgjuan Adamin dhe u vërsulën, kapën katër këlyshë ujku por dy ujq të mëdhenj dhe dy ulkonja, prindërit e këlyshëve i mbërthyen me dhëmbë të fortë, i shtrinë përtokë Batutin dhe Bestytin dhe i coptuan.

Adami dëgjoi ulurimat e dy stërnipave: Adam, Adam, eja gjyshi Adam na ndihmo, na shpëto. Na mbytën ujqërit. Adami vrapoi, shkoi por Batuti dhe Bestyti kishin vdekur.
Adami duke vajtuar shkoi te Hyu, krijuesi i Universit dhe i tha: “ O krijuesi i Botës, i Diellit, i Oqeanit, i Tokës. Sa mirë i ke bërë me blerim dhe shkëlqim, por e ke bërë një gabim, pse e keni kriju ujkun që coptoi Batutin dhe Bestytin? O Hyu i madh, i lartë zhduke rracën e ujqërve se ata do të hanë tërë fëmijët e nipërve të mi “. Hyu i tha: “ Adam o Adam! Unë krijuesi asgjë skam bërë gabim, asgjë nuk zhduk, as ujkun. Batuti dhe Bestyti ishin mëkatarë, nuk më kanë besuar mua që jam krijuesi i tyre, as ty që je gjyshi i tyre. Folu të tjerëve mos të bëhen mëkatarë se ujqit do ti hanë. Ata njerëz që nuk dëgjojnë babin, gjyshin, nënën, gjyshen, dhe nuk besojnë mua Hyu Subhan rabin janë mëkatarë dhe do vdesin zuzarë“. Adami e falenderoi dhe i tha: “ Kam një kërkesë o krijues i pagabuar. Fol i tha Hyu. Të përgjërohem i tha Adami, mos na e perëndo diellin edhe natën, të shohim , të ngrohemi. Kur është ftohtë ngrin dhe vdesin fëmijët e butë dhe të njomë“.

Hyu i tha: “ Adam unë asgjë nuk ndryshoj por transformoj. Dielli do të shkëlqejë vetëm ditën dhe jo natën. Ashtu e kam krijuar dhe drejtuar dhe nuk e shtrembëroj. Shko Adam, merr në duar dy gurë të bardhë, përplasi fort bashkë. Do të dalin xixa zjarri. Ndizi bëji prush dhe piq mish. Vendos në prush baltë të lagur mbasi të thahet mbushe me qumësht, zije.

Adami i tha: Të falenderoj o Krijuesi im. Unë Adami paskem qenë vetë Batut dhe Bestyt dhe i paskam bërë nipërit dhe stërnipërit të tërë batutër dhe bestytër. Hyu i tha: Eja përsëri Adam tek unë. Eja kur të jesh mirë, i gëzuar dhe jo kur të jesh keq duke vajtuar. Mjer ata njerëz që e kujtojnë zotin vtm kur janë në rrezik“. Adami shkoi mori dy gurë, i theu, i coptoi dhe tendët e dushkut morën flakë, u dogjën. Tenda e mbushur me patate, gështenja u poqën. Adami dhe Eva i shijoi edhe mishi i lopeve, të deleve i pjekur.

Adami me nipërit dhe stërnipërit bënë enë balte, voza, tinare, qypa, saksia, broke uji të tharë në zjarr dhe i mbushën me gjella, qumësht, lëng rrushi, pekmez dhe venë, ndërtuan dhe mure qerpiqi.

Adami dhe Eva të gëzuar shkuan dhe u takuan me Hyun dhe i thanë: “ Tani jemi të plotësuar, të rehatuar. Na linde, na ringjalle o Ati ynë qiellor!”
Jo jo jeni akoma të mangut: i tha Hyu. Do të plotësoheni, do të dituroheni kur të mësoni me shkruar fjalët që flisni dhe veprimet që bëni “.

Nuk dimë të shkruajmë u përgjigjën Adami dhe Eva. Hyu u tha: “ Do tu mësojë me shkruar me bojra dhe pupla pule ëngjëlli Gabril, Rabil, Sixhil. Dhe ejani përsëri tek unë”.
Shokët Gogo Nushi, Boris Koja, Filip Preli, Apostol Noci, Zyhdli Shahini më falenderuan mua për Vasinasin që u predikova.
Tregimin me titull “Adami, Eva dhe Gabrili” ua dhashë shokëve të shkruar për ta lexuar. Unë kam shkruar 575 tregime fetare teuratike.
Takimi dhe biseda me shokun Hysni Kapo dhe Gogo Nushin më kanë mahnitur, ripërtëritur dhe vitalizuar për të shkruar dhe folur me betim, vullnet, guxim, vitalitet.

Në vitin 1966 paraqita për botim librin me titull “ Jehona e shekujve“, për ta botuar në vitin 1968 me rastin e 500 vjetorit të Skëndërbeut në Lezhe 17 Janar 1468, me rastin e 525 të Jubileut të fitores triumfatore në Krujën arbnore Nëntor 1443 edhe me rastin e 90 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

Libri “JEHONA E SHEKUJVE “ me tregime historike, atdhetare, kombëtare, fetare kristjane, jetike, nuk e botuan me akuzën makabre “ Shkrimtari dhe poeti Sali Leka shkruan tregime fetare reaksionare prapanike anarkaike.

Në redaksinë e gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë, revista Nëntori “ paraqita për botim shtatë tregime midis të cilëve edhe tregimi me titull “Kristiani vigani dhe tartarani i mangut pagan hashaman “ me ngjarje nga epoka e Skëndërbeut por nuk e botuan, dhe i kërkuan sekretarit të partisë në Tiranë shokut Ismail Caushi: “ Mos e lejoni shkrimtarin dhe poetin Sali Leka të na mbushi redaksitë e gazetave me tregime dhe poezi fetare reaksionare dekadente mikroborgjeze, ose Partia ta burgosi se na bën presion me i botuar dhe ka rrahur dy shkrimtar dhe dy gazetar.

Sekretari komunist Ismail Caushi organizoi mbledhje për letërsinë, artin, kulturën, edukimin, me shkrimtar, gazetar, instruktor dhe intelektualë dhe tha: “ As librat fetare Bibla, Ungjilli, Kurani, nuk e ndalojnë asnjeri mos të shkruajnë tregime dhe poezi, as mos të hanë bukë e gjellë e të mos pinë ujë. Shkrimtari dhe poeti Sali Leka do të dënohet kur OKB-ja të sanksionojë ligjin “Shkrimtarët dhe poetët mos të shkruajnë tregime dhe poezi, as historike, as fetare, as erotike, as eposike dhe mos të hanë bukë e gjellë as mos të pinë raki as ujë. Shkrimtari dhe poeti Sali Leka me vullnet dhe vitalitet por edhe me shëndet dhe oreks për buke e gjellë, kafe e raki, nuk e ndalon asnji ligj edhe në burg. Shteti nuk mund të sanksionojë ligje vetem për shkrimtarin dhe poetin Sali Leka mos të shkruajë tregime dhe poezi mos të hajë bukë e gjellë, mos te pijë ujë, as raki as venë as birrë. Poeti eposik Sali Leka shkruan tregime dhe poezi këndon dhe pi raki edhe i burgosur “.
Në mbledhje folën komunistë me poste dhe funksione të larta në komunitetin e partisë dhe të rinisë në Tiranë, Vasillaq Shani, Filip Preli, Dervish Lela, Xheladin Subashi, Skënder Luca, Pali Karafili, Boris Koja, Todi Lubonja, Fadil Pacrami.

Filip Preli, Dervish Lelo, Skënder Luca thanë: “ Për tu bërë shkrimtar dhe poet nuk mjafton talenti por duhen vullneti, guximi, kultura, dituria dhe vizioni.
Sali Leka i ka këto cilësi dhe nuk ia eleminon as burgu as plumbi ”. Vasillaq Shani, Boris Koja thanë: “ Shkrimtari dhe poeti Sali Leka letersinë, artin, kulturën, i don më shumë sesa Prifti dhe Hoxha Kishën dhe Xhaminë. Të vërtetën dhe drejtësinë Sali Leka i admiron me shumë sesa Teologu, Peshkopi, Hafizi dhe Myftiu Ungjillin dhe Kuranin”. Edhe unë u fola: Mos më mbroni! Unë do të shkoj sot në burg! Jam shumë më mirë i burgosur me djem dhe burra fisnikë dhe kreshnik besnik, sesa të shikoj nëpër redaksitë e gazetave zgërdhec të jargosur.

Ismail Caushi dhe shokët e tjerë thanë: “ Jo jo nuk do të burgosesh”! Kemi biseduar me shokun Gogo Nushi dhe Hysni Kapo dhe ju kemi propozuar për ty Sali Leka sekretar në Komitetin e Rinisë në Tiranë kryeqyteti i Shqipërisë socialiste.

Që nga ajo ditë kanë kaluar pesë dekada nga kjo ngjarje e shekullit XX dhe do të shkruaj akoma në një tregim tjetër, por sot do të rreshtoj një fragment prozaik historik nga tregimi i titulluar “Kristiani vigani dhe tartarani i mangut pagan hashaman ”në librin JEHONA E SHEKUJVE. Tregimi i vitit 1966 është i gjatë. Kam të drejtë sot të indinjohem dhe të revoltohem kur lexoj gënjeshtrat dhe shtremberime për njerëzit që nuk jetojnë me kontribut atdhetar kombëtar edhe për Skëndërbeun.

Shtrembërimet i kanë shkruar historianë dhe kronikanë otomane katër shekuj por nuk duhet më me i përsëritur tani në shekullin XX. Këto gënjeshtra për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skëndërbeun.
Sulltan Murati i egër dinak hipokrit e ngriti lart Skëndërbeun me grada dhe funksione ushtarake perandorake, por i kurdiste gracka dhe kurthe për ta vrarë, zhdukur.
Skëndërbeu shumë i ditur i kuptonte dredhirat, pabesirat e Sulltanit dhe doli kurdoherë fitimtar.

Sulltani gradoi Bimbash Maksut Tasanin, Tartarani trupmadh 120 okë. E stërviti e shpërbleu për të eleminuar Skëndërbeun.
Tartarani Maksut Catalli me katër mijë asqerë i doli përpara Skëndërbeut dhe i tha:” Do të vras Arnaut qafir kaurr! Më bjer në gjunjë për herë të fundit. Nuk shpëton gjallë nga shpata ime gjigande “.

Skëndërbeu i tha: “ Do të vras unë ty me shpatën tënde! Shpatën arbnore nuk e ngjyej me trupin tënd i mbuluar me pleshta dhe morra, dhe shpatën e tij Skëndërbeu e nguli në tokë”.
Catall Tasani u gëzua shumë që Skëndërbeu mbeti pa shpatë me duart thatë dhe u vërsul si ujk mbi Skëndërbeun strateg beleg, luftarak, por edhe filozof bajrak.

Skëndërbeu me dorën e majtë i kapi brrylin gjakatarit tartaran dhe me dorën e djathtë i nguli shpatën e tij në gjoks dhe ia nxorri mbrapa në shpinë. Tartarani u shemb në tokë si rezil xhahil dhe thirri “ Asqerë o asqerë! Unë po vdes por bashkohuni me Skëndërbeun. Qenka shenjtor i bekuar deri tek gishtat e duarve që nuk ia pret shpata. Puthni këmbët dhe duart e Skëndërbeut shenjtori i Alemdheut. Mbas këtyre fjalëve mbylli sytë dhe vdiq Maksuti injorant obskurant, pagan hashaman.

Katër mijë asqerët ulën shpatat dhe u rreshtuan duke puthur këpucët dhe dorezat e duarve të Skëndërbeut. As nuk dinin as nuk kuptonin që Skëndërbeu nuk ishte shenjtor as profet si Jakobi dhe Abrahami, por ishte dijetar kristjan apostolik dhe filozof gjenetik pellazgjik. Dorezat e duarve nga mbrenda i kishte ngjeshur me dyllë blete të fortë të ngrirë që nuk e shpon shpata por e shkrin zjarri. Quheshin doreza magjike nga ata injorantë të mangut pa aftësi dhe pa dituri filozofike.

Në Rumeli komandonte 40 mijë asqerë por shtoheshin cdo ditë nga mrekullitë që bënte Skëndërbeu.
Skëndërbeu nuk ishte trupmadh por i shkathët me duar të forta me guxim viganik solid. Shpata i vërgëllinte, kali i hingellinte dhe merrte revan, i kishte dale nami drangua me fletë në sqetull dhe vetull. Të tërë largoheshin rrëzoheshin sapo dëgjonin trokëllimën e kalit të Skëndërbeut. Në Rumeli dispononte pasuri të madhe por e solli në Dibër dhe Krujë, ndërtoi kazerma ushtarake dhe fortifikime luftarake të pathyeshme.

Kronikani sharlatan otoman ka shkruar: “ Skëndërbeu ishte i pabesë, hajdut i keq, vodhi pasurinë e Sulltanit, vrau sekretarin e Vezirit mbasi vulosi fermanin për Hasan Beun për ti dorëzuar Krujën, dhe u largua fshehurazi nga Rumelia“.
Këto fjalë janë gënjeshtra injorante obskurante të neveritura të pështirosura.
E vërteta qëndron dhe do të qëndroje ashtu si ishte. Skënderbeu nuk vriste njerëz gungac, sakat, rrakitik ashtu si ishin zyrtarët dhe qeveritarët otomanë, burra e unuk rrangalluc pa familje pa u martuar, pa fëmije, pa atdhe, pa konak, as shtëpi, por flenin natën në hauret e haremit.

Skëndërbeu nuk kishte nevojë për fermanin e Sulltanit. Ai ishte strategu vigan i Ballkanit. U largua haptazi nga Rumelia me shtatëqind kalorës të zgjedhur kreshnik, besnik nga shtatë kombe edhe sirianë dhe libjanë. Siria dhe Libia kishte burra trima luftëtare dhe aso kohe ishin kristjanë viganë dhe u bashkuan me ushtrinë e Skëndërbeut në Ballkan.
Skëndërbeu fliste bisedonte osmanisht, persisht, helenisht, sllavisht, latinisht.
Kishte 22 turxhumenë, përkthyes dhe diplomatë të profilizuar të kulturuar, dhe dymbëdhjetë sejmenor, negociator të kualifikuar, të specializuar, mendimtarë vizionarë të lartësuar.

Sulltan Murati stërviti dhe instruktoi Hamzain për të zhdukur Skëndërbeun.
Hamzain, djali i vëllait të Skëndërbeut me 20 mijë asqerë u vërsul me tërbim në Lezhë, Milot, Shëngjin, Thumanë, Prezë, Ishëm, dhe ra në grackën që kishte kurdisur për Skëndërbeun dhe vdiq i turpëruar.
Zuzarët, alabakët dhe mercenarët e Hamzait vodhën, grabitën, shkretuan, dhe tmerruan vajzat dhe gratë fisnike arbnore, besnike shembullore, por këto mëkate mizore i mori në varr Hamzai.

Kurse gjashtëqind zuzarë obskurant që kishin detyruar vajzat kristjane për tu bërë nuse haremi otoman Skëndërbeu u hoqi armët, u zhveshi rrobat dhe këpucët dhe i nisi zbathur për në burgun e Manastrit.

Dyqind arritën duke lënguar dhe rënkuar në Qafë Thanë.
Katërqind vdiqën duke udhëtuar të rraskapitur, të dobësuar.
Shtatë mijë asqerë u betuan dhe u bashkuan me Skëndërbeun.
Edhe asqerë nga kombet iraken, sudanez dhe libanez me djem dhe burra kreshnikë.
Aso kohe ishin kristjan të betuar apostolike.
Ushtria e Skëndërbeut u forcua, u zmadhua me shtatëdhjetë mijë trima luftëtarë.
Me kaq për sot, do të vazhdoj në tregimet në vijim.

Sali Leka, Cel 0683855304

SHENIM EKSKLUZIV
Shtypi periodik mediatik duhet të hapi debat dhe bashkëbisedim publik me ata shtrembalucë skurrikë që kanë botuar gënjeshtra trillime dhe procka për Skëndërbeun, strategu kreshnik viganik jetik historik i Gadishullit Ballkanik.

Skëndërbeu, filozofi i lartësuar kristjan apostolik, mendimtar vizionar, shembull dhe model eposik i treti mbas Aleksandërit shinik teturatik dhe Shën Konstandinit bizantinik bosforik.

Tiranë, Dhjetor 2018.