DOROTHY LAW NOLTE dhe JOUMANA HADDAD – poezi

0
937

DOROTHY LAW NOLTE
(1924 – 2005)

Dorothy Law Nolte (12 janar 1924 – 6 nëntor 2005) ishte një shkrimtare amerikane dhe këshilltare familjare. Ajo shkroi një poemë për rritjen e fëmijës, «Fëmijët Mëson atë që jeton»

FEMIJËT MESOJNE ATË JETOJNË

Nëse fëmija jeton me kritikë, ai mëson të dënojë.
Nëse fëmija jeton me urrejtjen, mëson të sulmojë.
Nëse fëmija jeton me frikën, mëson
të jetë i shqetësuar.
Nëse fëmija jeton me mëshirën, mëson
të ngushëllojë.
Nëse fëmija jeton me përçmimin, mëson
të jetë i ndrojtur.
Nëse fëmijë jeton me xhelozinë, mëson
ç’është zilia.
Nëse fëmija jeton me turpin, mëson të ndihet fajtor.
Nëse fëmija jeton me inkurajimin, mëson
të jetë i sigurt në vetvete.
Nëse fëmija jeton me tolerancën, mëson
të jetë i durueshëm.
Nëse fëmija jeton me lavdërimin, mëson të çmojë.
Nëse fëmija jeton me pranimin, mëson të dojë.
Nëse fëmija jeton me miratimin, mëson të pëlqejë.
Nëse fëmija jeton me mirënjohjen, mëson
të ketë një objektiv.
Nëse fëmija jeton me ndarjen, mëson gjenerozitetin.
Nëse fëmija jeton me ndershmëri dhe drejtësi, mëson ç’është e vërteta dhe drejtësia.
Nëse fëmija jeton me sigurinë, mëson të ketë besim në vetvete dhe ata që e rrethojnë.
Nëse fëmija jeton me mirëdashësi, ai mëson se bota është një vend i bukur në të cilin jetohet.
Nëse jetoni në qetësi, fëmija yt do të jetojë
me qetësi shpirtërore.

Me çfarë po jeton fëmija juaj ?

JOUMANA HADDAD

Joumana Haddad (u lind 6 dhjetor 1970, Beirut) është një shkrimtare, poete, përkthyese dhe gazetare libaneze që ka fituar shumë çmime ndërkombëtare. Shkrimtarja dhe gazetarja merret me problemin e emancipimit të gruas, përmes grupimit të grave italiane dhe libaneze.

UNË JAM NJË GRUA

Asnjë s’mund të imagjinojë
atë që them, kur jam në qetësi
atë që shoh kur mbyll sytë
si shtyhem kur shtyhem
çfarë kërkoj kur i lë të lira duart.
Askush, askush s’e di
kur kam uri kur nisem
kur eci e kur humbas,
dhe askush s’e di
se për mua të shkosh do të thotë të kthehesh
dhe ta kthehesh do të thotë të zmbrapsesh,
sepse dobësia ime është një maskë
dhe forca ime është një maskë,
dhe ajo që do të vazhdojë është një stuhi.
Mendojnë se e dinë
dhe unë i le të besojnë
dhe unë ia dal.
Kanë ndërtuar për mua një kafaz gjersa liria ime
të ishte një konçension i tyre
dhe të falënderoja dhe të bindesha.
Por unë jam e lirë para dhe pas tyre,
me ta dhe pa ta
Unë jam e lirë në fitore dhe në disfatë.
Burgu im është vullneti im !
Brava e burgut tim është gjuha e tyre
por gjuha e tyre ngjitet nëpër gishtat e dëshirës sime
dhe dëshirën time s’do ta zbusin kurrë.
Unë jam një grua.
Ata besojnë se liria ime është pronë e tyre
dhe unë i le të besojnë
dhe unë ia dal.

Përktheu: Faslli Haliti