/Ajo nuk e ndalë Gjarprin të luaj lojën e djallit për Kosovën do ta pickoj edhe këtë ekip negociator/
Ndodhi makijavelizmi në Qeverin e Kosovës dhe në Koalicionin PAN.
U formu ekipi famozë për bisedime me Serbin. Këtë marifet sot e”hangrën”
Koalicioni PAN me PSD me melmesë të Kaçusha Jasharit.Ky ekip u votue edhe ne Parlamentin e Kosovës,ku për Kryenegociator u zgjodhë Shpend Ahmeti Kryerebelisti nga L
Paska ndodhë një ferkim midis Kujtim Shalës(LDK-së) dhe Dardan Sejdiut(PSD).
Kujtim Shala i paska thanë një të vertetë Dardan Sejdiut:
Je i shitur,kjo doli e vertetë dhe e stërvertët,jo të shitur por të stërshitur.
Ky është një sukses brilant i PDK-së dhe SHIK-ut, kur i patë nda te rebeluarit nga LVV bash si dhentë e zeza.Ky është shpërblimi për ta. Por si do ti shpërblejë populli ne zgjedhje mbetët te shihet.
Por tashti çdo gjë është e paqartë,është turbullu krejtësishtë puna.Tashti na i paskemi dy Kryenegociator Hashim Thaçin dhe Shpend Ahmetin të cilit i shkojnë pas 12 shkurtabiqa,midis tyre edhe Dardan Molliqaj,Visar Ymeri dhe e famshmja Aida Dërguti.
Dy Kryenegociator Hashim Thaçin dhe Shpend Ahmeti. Si do te negocojnë këta dytë, a do te shkojnë së bashku të Vuçiqi, apo Vuçiqi i vetem do te vjenë të këta. Apo, do te diagolohet ne dy nivele:ne nivel te ekipit negocues dhe ne nivel te Presidenteve. Si do te “negocohën” tashti gjërat midis Hashim Thaçit si Kryenegociator dhe Shpend Ahmeti, poshtu si Kryenegociator. Pra, po na dalin tashti dy Kryenegociator. Si do t’i kordinojnë punët keta dy Kryenegociator. A, po u dashka me u taku këta dy negociatoret tanë, me një Kryenegociajtor Serb.
Po,këta dy Kryenegociatorët tanë Thaqi me Ahmetin si do te negocojnë së pari midis vedi apo Thaqi do ta merr me vehti Shpendin se bashku do te shkojnë te Vuçiq,per mos me e lënë njeri tjetrin në rrenë.A e kanë këta dytë Kryenegociatorët tanë një platëform te njejtë,a ka ndonjë dallim midis tyre nese kane plateforma te ndryshme,apo do te sillën ne stilin njeri thumbit tjetri potkonit, apo njeri do te thotë nuk ka korigjim,coptim dhe ndarje të Kosovës,kurse ai tjeri ne nivel me të lartë e banë këtë gjë.
E, para se te shkoni te delni ne syret me “mikën”tonë Mogherini dilni e thuani këtij populli se Plateforma e cilit Kryenegociator e Thaçit apo e Ahmetit do të negocohën,sepse siç e njohim na Thaçin ai nuk pranon ndonjë Plateformë tjëtër pos te vehtës.
Popullit i intereson më e dijtë se me këtë Rezolutë a do te ndalet Thaçi qe të mos na e ndanë Kosovën së qebesa e zenë sherri.
Dhe ne fund Rezoluta e Parlamentit të Kosovës për dialog me Serbin është e pa vlerë,pa kurrfare efekti.Kjo Rezolutë nuk prodhon asgje te mirë, por do te përfundoi si çdo rezolutë tjetër që është miratu ne këtë Parlament.
Më thanë te vertetën ky ekip negocues nuk do te këtë asnjë efekt te Thaçi veç sa e ka komplikue punën edhe me shumë,dhe e përshendes vendimin e mençur te LDK-së dhe LVV-je qe nuk pranuan të bahen pjesë e këtij Klani Mafioz në dëmë të Kosovës.
Më këtë Rezolutë sot Parlamenti nuk i doli në ndihmë Kosovës,por i doli ne ndihmë vetem Hashim Thaçit,e forcoi ate edhe me shumë në përpjekjet e tij për ta katandisë Kosovën në gërminë.