Alice Ann Munro – poezi

0
866

ALICE MUNRO

Alice Ann Munro (Wingham, 10 korrik 1931) është një shkrimtare kanadeze e it, fituese e çmimit Nobel për letërsinë në 2013.

RRUGA E DASHURISË

Urrejtja është gjithmonë një mëkat,
më thoshte nëna ime.
kyçe në mendje.
Një pikë e vetme urrejtje në shpirt
mund të përhapet
e të njollosë gjithçka tjetër
si një pikë boje
në qumësht.
Imazhi më goditi
dhe desha të bëja testin,
por e dija që s’duhej të humbja
qumështin.

SHUMË LUMTURI

S’ka dhimbje
që koha të mos e zbutë;
as në humbje apo tradhti
që ajo të mos riparohet dot.
Është balsam i shpirtit, pra,
edhe kur varri ta ndajë
dashnorin nga e dashura
e gjithçka që ata kanë bashkë.
Shiko, dielli shndrit
shiu tani pushoi;
lulet po bëhen të zbukura,
qielli është i pastër e i qartë!
Mos meditoni pra
shumë për dashuri, detyrë;
miq të harruar prej kohësh
mbase ata presin atje
ku jeta përmes vdekjes
i pakëson të gjithë deri në fund;
askush s’do të qajë gjatë gjithë kohës,
do të lutet gjatë, do të vuajë gjatë
për vendin tënd të zbrazët,
për ty që nuk je më.

Përktheu: Faslli Haliti