Rinia perballe sfidave te shoqerise moderne

0
815

Autonomia dhe panvarsia jane fjalet kyçe te kesaj moshe te pasur me premtime

Pregatiti Hekuran Pashollari

Puna, familja dhe mardheniet nderpersonale, jane ambientet ne te cilat leviz nje i ri sot.
Nevoja per te zgjedhur, per te mare vendime, dhe per te ndryshuar, kerkon nje vetvleresim te mire nga ana a e te rinjve .
Nenkuptojme me “rini” periudhen e moshes qe shkon nga 20 deri ne 35 vjeç, kur nuk eshte me adoleshent dhe kur mbarimi i ciklit te studimeve hap rugen e jetes se nje te rituri.

Kufiri maksimal i kesaj moshe sot eshte pak e ritur, per shkak te faktorit me orgjine shoqerore, ne te cilin nuk jane te ralle 30 vjeçaret qe akoma nuk kane mbaruar universitetin dhe akoma jetojne me prinderit.

Shpesh eshte mungesa e panvarsise ekonomike, ajo qe nuk i lejon te “fluturojne”plotesisht, duke i detyruar te rinjte te mbajne nje kembe brenda dhe tjetren jashte shtepise, ne humbjen e nje identiteti te plote.

Nuk ka asgje te habitshme qe besimi ne vetvete ne kete faze te vuaje nje disekuiliber.
Faktoret qe ndikojne ne formimin e personalitetit tek i riu
Ne kete faze te jetes fitimi i panvarsise eshte nje nga temat e para dominuese.

Puna
Perfundimi i studimeve shkollore, pozicioni profesional duhet te jene me te percaktuara: rolin qe duhet te marin behet me i rendesishem dhe kerkon nga te rinjte qe te investojne pjesen me te madhe te energjive ne kete fushe.

Te rinjte ndodhen perballe pikpyetjeve se cilat vlera kane per te me teper rendesi, si dhe para “dilemave morale” per te zgjedhur:
Me mire nje aktivitet te sigurte por me sakrifica apo nje pune qe eshte ne natyren e tij por pak e sigurte?

Me mire nje pozicion pergjegjesi dhe me fuqi (kopetenca), apo nje pune krijuese dhe te lire?
Me mire nje profesion qe nuk eshte ne natyren time por qe me ben te fitoje shume, apo ate qe zhvillon talentin tim por me ato qe fitoj nuk me dalin deri ne fund te muajit?

Jo gjithmone te rinjte mund te kuptojne se cila eshte zgjedhja me e mire dhe permes dyshimeve duke kaluar nga njera ane ne tjetren vetvleresimi mund te humbase rugen

Familja
Ne kete moshe, per ata qe banojne me prinderit, nuk eshte shume i qarte ndarja e roleve. Duke patur nevoja (interesa) te ndryshme, shpesh hyjne ne konflikt me njeri tjetrin, duke u bashkuar vetem ne momentet e ushqimit, te cilat mund te behen terenet e verteta te nje lufte pakenaqesie.

Nga ana tjeter sot te rinjte nuk fitojne panvarsine e plote ekonomike deri ne nje moshe te me vonshme dhe jane te detyruar te rendojne mbi shpatullat e prinderve.

Ndersa per ata qe administrojne nje shtepi te vete, jeta nuk eshte me e thjeshte: jane te detyruar te kryejne dy ose tre pune te ndryshme per te mbuluar shpenzimet, duke paguar lirine e vete me çmimin e lodhjes fizike dhe mendore.

Mardheniet ndërpersonale
Prane temes se autonomise ndodhet dhe nje tjeter nyje per tu zgjidhur, ajo e thellimit te mardhenieve reciproke.
Mardheniet “ne shtrirje” dmth te shumta dhe siperfaqesore, do te duhet t’ja lene vendin atyre “intesive”, dmth te zgjedhura dhe te thella.
Ne miqesi, ne pune, ne dashuri ajo qe kerkohet eshte nje lidhje besimi me e qendrueshme, bazuar ne afrimitetin intim.

Ne fushen sentimentale, ne veçanti, eshte ky momenti ne te cilin fillohet te mendohet ne menyre me urgjente ne rikerkim te ashtuquajtures “shpirtit binjak”, ne formimin e familjes se vet dhe te mundesise se lindjes se femijve

Nje aspekt tjeter qe duhet konsideruar ne mardhenitet ne periudhen e rinise eshte qe subjekti, mashkull ose femer qofte, fillon e te ballafaqohet me modelin e burit ose te gruas qe shoqeria i afron; drejtues, burre ideal, grua elegante, grua e zonje…

Ku te vihem? Si te leviz me marifet ne keto propozime? Ke te zgjedh?
Nese ballafaqimi me te gjitha keto mundesi zgjedhje behet sfilites, vetvleresimi humbet
Faktoret qe ndikojne ne humbjen e vetvleresimit “Nuk bej punen per te cilen kam studjuar

Vite te tera studimesh, provime mbi provime, rezultate maksimale dhe me gjithate kjo te duket se nuk mjafton. Dergon qindra kerkesa per pune (curriculum vitae), por asgje nuk ndryshon. Dhe ti vazhdon te punosh ne ate pune qe te duket e padobishme dhe sfilitese qe nuk permban rrugen tende.

Dite pas dite shpresa humbet …dhe bashke me ate dhe vetvleresimi yt.

“Te kerkoj kariere apo te realizoj talentin tim”
Shume do tu dukej se keto dy aspekte do te shkonin gjithmone me te njejtin hap. Por ne realitet shpesh nuk eshte keshtu. Dhe atehere futesh ne konflikt me vetveten: te ndjek talentin apo te vihem ne gjurme te “llogarive” per te bere kariere? Sfilitja ne kete dileme na ben te jetojme keq çdo zgjedhje dhe nuk arijme te shikojme mijra mundesi te tjera qe jeta na ve perpara.

“Sigurinë apo lirinë”
Fillon dhe te pyesesh ne se eshte me mire te kaloj nga nje mardhenie ne tjetren, duke gezuar rinine, apo te filloj te mendoj qe te ndertoj nje mardhenie serioze?

Te sakrifikosh lirine per nje mardhenie te qendrueshme te duket nje krim. Por di qe nuk mund te “fluturosh lule me lule” per gjithmone. Duke mos vendosur te zgjedhesh rezikon t’i humbasesh te dyja ato.

“Do të gjej shpirtin binjak”
Miqte e tu jane te gjithe ne çift, dhe disa te martuar dhe me femije. Dhe ti fillon ta shikosh gjithçka te eret: do te gjej ndonjehere burin ose gruan e jetes sime?

Ne çdo takim me persona te rinj vashdon te ushqesh endren e “princit te kalter” ose ” te gruas perfekte” duke humbur mundesine e zgjedhjes per te qene i lumtur.

Kurthet

Per te rejat (femrat)
Aktualisht nga femrat e reja kerkohet te luajne role te shumta dhe me nje nivel te larte: ne jeten ne çift, ne familje, ne pune dhe ne shoqeri.
Teperimet ne çdo orientimet e me siperme do te çonte ne formimin e atij steriotipi qe e sheh gruan “mashkullore”, nje pantere te ftohte dhe agresive qe ben gjithmone ato qe do, duke demostruar se i mjafton vetvetja dhe nuk ka nevoje per asnje.
Mbrapa kesaj sjelljeje fshihet nje frike e thelle per te hyre ne kontakt me natyren e brishte te lindur ne secilin prej nesh.

Per te rinjte (meshkujt)
Shpesh veshtiresia e mashkullit ne brendesine e mardhenieve sentimentale eshte ajo qe nuk shpreh qarte emocionet e veta dhe te komunikoje me shoqen. Fillojne e te krijohen keqkuptimet dhe mosmarveshjet, te cilat mund te çojne ne prishjen e mardhenieve.
Arsyet mund te kerkohen tek e kaluara, tek tradita dhe edukimi, sipas te cilit “mashkulli” duhet te jete i forte, nuk duhet te qaje kurre dhe te mos dridhet dhe perdridhet. Tek mashkulli mungon fjalori afektiv, emocionet e thella nuk eshte ne gjendje t’i shprehe ne menyre te kuptueshme, pra nuk eshte ne gjendje te gjeje menyren te dale ne drite.

Test vleresimi
Pergjigju pyetjeve dhe vlereso ne se ke dhene me shume pergjigje per pyetjet A;B ose C. Pastaj lexo profilin qe te korespondon dhe zbulo pikat e dobeta te vetvleresimit.

1. Ne se do te duhej te prezantoje jeten tende me nje shenje, do te proferoje:
A. Nje spirale.
B. Nje shigjete
C. Nje rreth

2. Shikohesh ne pasqyre dhe zbulon rudhat e para.
A. Çdo shenje eshte nje shenje e jetes qe ke jetuar.
B. Mendon me trishtim se sa do te shtohen akoma.
C. Eshte koha te shpejtosh per nje trajtim te veçante

3. Te qenurit beqar(i pa çiftuar) simbas teje eshte…
A. Nje zgjedhje si çdo tjeter.
B. Nje kusht i nje vetmie te detyruar.
C. Eshte nje falimentim

4. Në zgjedhjen e punes nevojitet te mbash parasysh…
A. Prirjet e tua, talentin.
B. Sigurine dhe qendrushmerine
C. Aftesite e tua.

5. Te terheq nje person qe eshte e kundert me tipin tend ideal
A. E ben nga kurioziteti
B. E takon por fshehtasi
C. Kerkon te mbushes nje instikt

Lexo profilin tend

Profili A
Jeta eshte nje mister qe te magjeps e te ysht dite pas dite. Ke nje intuite te mire dhe nje ndjeshmeri qe te udheheq ne zgjedhjet dhe vendimet e tua. Kerkon te ndjekesh gjithmone prirjet e tua dhe te plotesosh deshirat e tua te momentit. Gjykimet e tjereve te shqetesojne pak, meqenese ti kerkon se pari te mos i vlereshosh gerat nga rezultati qe arin por nga kenaqesia qe te japin. I vetmi element qe te mungon ne vetvleresimin tend eshte te jesh me i planifikuar, per te mos humbur ne shume drejtime.

Profili B
Vlera tende varet nga ajo qe arin te realizosh dhe ta shpiesh deri ne fund ,fale kembenguljes dhe shpirtit tend te sakrifices. Te pelqen te planifikosh dhe te projektosh te ardhmen. Siguria jote bazohet mbi terheqin e pamjes dhe modelit. Megjithate ndihesh i detyruar te ndjekesh gjurmet e tradites per te çuar perpara vlerat qe t’i kane transmentuar. Ne realitet je me i lumtur kur fantazon se sa kur realizon ate qe mendoje te doje. Perpara nje deshtimi, nuk dekurajohesh, por sqaron qe ajo qe ishe duke bere te apasiononte dhe ishte ne natyren tende te vertete.

Profili C
Je i (e) ashper me vetveten, pretendon gjithmone maksimumin dhe e ke te veshtire te falesh nje falimentim. Mardheiet e tua me te tjeret bazohen mbi debatin dhe ballafaqimin: ti je gjithmon pak a shume diçka tjeter dhe gjykimet negative te lendojne, te bejne te prekshem dhe je viktime e nje ankthi te nje perçmimi. Je i (e)pakenaqur sepse jeton projektin e se ardhmes,duke u perqendruar mbi ato qe te mungojne dhe jo mbi ato qe ke dhe qe do te doje me te vertete te kishe.