AV. XHABIR ZEJNUNI
PËRMBAJTJA.
1. Hyrje.
2. Pak kronikë (ç)dekretuese!
3. Nxjerrja në lirim e Lleshajt nga Nishani.
4. Çështa Lleshaj, e trajtuar në raport me Vendimin Nr. 3, datë 30.01.2003, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
5. Shkëmbim epistolar i niveleve të “larta”!
– 5.1. Letra e Metës për Xhaçkën.
– 5.2. Letra e Lleshajt për Metën.
– 5.3. Letra e Ramës për Metën.
6. Nxjerrja në lirim dhe dekretimi i Lleshajt brenda të njëjtës ditë nga Meta.
7. A mund të ndiqej mënyra kushtetuese e emërimit të Lleshajt?
8. A mund të evitonte Meta shkeljen e Kushtetutes?
9. Nxjerrje në lirim, apo degradim?
10. Përfundim.
5. Shkëmbim epistolar i niveleve të “larta”!
Kur u pa se asnjëra palë nuk po arrinte rezultatin e dëshiruar dhe të ëndërruar, mbase edhe nga fakti se fjalët nëpër MEDIA i “merr era”, atëherë ju kthye metodës së “vjetër”, ose asaj që ka lidhje me të shkruarën e të zezës mbi të bardhë. Brenda një ditë (12 nëntor), publiku u magjeps nga niveli i “lartë” dhe “intensiv” i letërkëmbimit institucional mes treshes së “artë”. Nderin e parë e pati Meta, i cili u pasua nga Lleshaj dhe mbylljen e bëri Rama.
- 5.1. Letra e Metës për Xhaçkën!
Në letrën drejtuar Ministres së Mbrojtjes Xhaçka, Meta paraqet arsyet e tij të mos dekretimit të Lleshajt dhe shtron 14 pyetje, ku përgjigjet e të cilave do e sqaronin më shterimisht Metën.
Pyetjeve të Metës, me karakter më shumë burokratik se sa informativ, mund t’ju jepen modestisht përgjigjet sintetike (edhe në formë kundër pyetjesh!) si vijon:
1. Asnjë veprim, duke qenë se Ministria e Mbrojtjes ka bërë një rekurs kundër vendimit në fjalë me datën 28.03.2018;
2. Sigurisht që Ministria e Mbrojtjes ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Nr. 5137, datë 07.12.2017, me objekt “Hedhjen poshtë të këtij vendimi si antiligjor dhe antikushtetues”;3. E çfarë rëndësie ka për Metën paraqitja apo jo e kundër rekursit nga Lleshaj?;
4. Si do kryente Ministria e Mbrojtjes, apo Shtabi i Përgjithshëm i FA, veprime për ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës së Apelit Administrativ, përsa i takon trajtimit financiar sipas dispozitivit të vendimit, kur ajo ndërkohë ka bërë rekurs pranë Gjykatës së Lartë?;
5. Sigurisht që Ministria e Mbrojtjes ka qenë në dijeni se Lleshaj ka qenë këshilltar i Ramës. E dinim edhe ne këtë fakt;
6. Akoma Ministria e Mbrojtjes nuk ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për sa i takon shlyerjes së shpenzimeve gjyqësore, duke qenë se proçesi gjyqësor është akoma në pendencë pranë Gjykatës së Lartë. Pasi, të ekzekutosh një vendim të tillë pagesash të shpenzimeve gjyqësore, do thotë që të pranosh fajësinë dhe pasojat e tjera që rrjedhin në këtë rast;7. Ka qenë vetë shërbimi përmbarimor i ngarkuar nga Gjykata Administrative e Apelit për ekzekutimin e vendimit në fjalë;
8. Edhe nëse Lleshaj do bënte “ndonjë kërkesë në lidhje me trajtimin e tij financiar në zbatim të vendimit të Gjykatës dhe taksimin e kësaj të ardhure”, kjo kërkesë nuk do pranohej pa u shprehur më parë Gjykata e Lartë;
9. Përderisa Ministria e Mbrojtjes ka ushtruar rekurs pranë Gjykatës së Lartë, sjell që ajo nuk ka si “të vlerësojë dhe parashikojë ekzekutimin e vendimit gjyqësor me të cilin Gjykata e Apelit Administrativ” dhe të urdhërojë “kthimin e paditësit Sandër Lleshaj në detyrën e Zëvendës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, apo në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban”;10. Nuk ka si të ketë një komunikim të tillë, kur proçesi është akoma në pendence pranë Gjykatës së Lartë. Pastaj. Nuk ka si të njehsohet funksioni i këshilltarit pranë Ramës me funksionin e mëparshëm që mbante Lleshaj;
11. Kësaj pyetjeje, mund t’i përgjigjet më mirë Presidenti. Ose mund të mos bëhej fare!;
12. Lleshaj, ka dalur njëherë në lirim në vitin 2013 me anë të dekretit të Nishanit. Ndërsa Gjykata ka tagrin që të lejë në fuqi apo jo një dekret të tillë, por jo të nxjerrë në lirim një ushtarak.13. Ministria e Mbrojtjes, ka qenë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ nr. 5137, datë 07.12.2017 dhe për këtë arsye që e ka kundërshtuar atë pranë Gjykatës së Lartë. Në lidhje me emërimin e Lleshajt si Ministër të Brendshëm, Ministria e Mrojtjes është në të njëjtën linjë mendimi dhe veprimi me Ramën;
14. Lleshi apo Lleshaj, tani dihet shumë mirë se bëhet fjalë për të njëjtin person!
Ministria e Mbrojtjes, për arsye kohe nuk ju përgjigj këtyre pyetjeve dhe nuk paraqiti dokumentat shteruese të kërkuara nga ana e Metës, por preferoi që me “propozim të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018” të kërkonte nxjerrjen në lirim të Lleshajt! - 5.2. Letra e Lleshajt për Metën.
Sapo Lleshaj lexoi letrën e Metës, mblodhi stafin e tij juridik dhe ju përgjigj “flakë për flakë” Metës! Por, jo me stilin strikt dhe korrekt gjerman! Faktin që tashmë ai nuk mban më statusin e ushtarakut aktiv që nga viti 2013, kur e nxori në lirim me dekret Nishani, e dimë të gjithë. Ai vë në dukje historikun e lirimit të tij nga ushtaraku aktiv dhe proçeset gjyqësore, që lidhen me kundërshtimin ndaj këtij lirimi të padrejtë sipas tij dhe fitoren që ai ka korrur në shkallën e parë dhe të Apelit të gjykimit administrativ, i cili është kundërshtuar nga Ministria e Mbrojtjes me datën 28.03.2018 pranë Gjykatës së Lartë dhe shton se që nga viti 2013 (deri me datën 27.10.2018 ku ai dha dorëheqjen) ai mban postin e këshilltarit të sigurisë (dhe politik!) pranë Ramës.Lleshaj sipas këshillave të stafit të tij juridik, i rezervon vetes ”të drejtën e riemërimit të tij si ushtarak aktiv në Forcat e Armatosura me një dekret të ri të Presidentit pas propozimit të Ministrit të Mbrojtjes dhe për të rimarrë gradën edhe pozicionin e mbajtur para dekretit të kundërshtuar gjyqësisht”. Që do të thotë se vetë Lleshaj e pranon se aktualisht ai është ushtarak në lirim! Pretendimi i Lleshajt për riemërimin e tij si ushtarak aktiv edhe mund të kuptohet, por jo të justifikohet ligjërisht. Por, bën shumë çudi fakti se si një ushtarak madhor i përgatitur edhe në akademitë ushtarake strikte gjermane, të jetë kaq konfuz kur pretendon “të rimarrë gradën…”, pasi dihet tashmë se ai është nxjerrë në lirim, por nuk është degraduar nga grada Gjeneral Brigade, të cilën ai e mban akoma. Nuk mund të njehsohet pastaj një gradë ushtarake me një funksion në ushtri, pavarësisht se grada ushtarake është parakusht për të mbuluar një detyrë ushtarake në përputhje me këtë gradë. Aq më shumë kur ai shkruan duke pasur edhe asistencën juridike të stafit të tij!Më tej, Lleshaj në letrën e tij shkruan se tashmë ai nuk e ka më cilësinë e “ushtarakut aktiv”, fakt të cilin e thekson sipas tij edhe Ligji Nr. 9210 “Mbi statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ku neni 2 disponon se “Ushtarak i Forcave të Armatosura është shtetasi që shërben në Forcat e Armatosura, bën betimin dhe mban uniformën me shenjat përkatëse, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi”. Po ashtu, edhe Ligji Nr. 59, datë 12.06.2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, në nenin 5 me titull “Përkufizime”, par. 1, disponon se “”Ushtarak aktiv i Forcave të Armatosura” është shtetasi shqiptar i titulluar oficer, nënoficer, ushtar nga autoriteti kompetent, që bën betimin ushtarak dhe shërben në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura”. Arsyetimin se Lleshaj nuk është më ushtarak aktiv, ai e lidh me faktin se “ka ushtruar detyrën e këshilltarit politik(!) pranë Kryeministrit”.Pasi vë në dukje meritat, besnikërinë dhe devotshmërinë e tij në funksionet e ushtruara, Lleshaj shton se “ka vendosur që të heqë dorë nga karriera e tij ushtarake, pavarësisht nga mundësia që vendimi i Gjykatës i ka dhënë”. Si mund të heqësh dorë nga karriera ushtarake pa qenë më parë ushtarak aktiv?! Ja vlen të sqarohet se gjykimi është akoma në pendencë pranë Gjykatës së Lartë, e cila vetëm nëse vendos rikthimin e Lleshajt në detyrën e ushtarakut aktiv, i jep atij të drejtën pranimit apo jo të këtij funksioni. Por, jo më parë.
Lleshaj “në cilësinë e gjyqfituesit”, shton se “heq dorë nga të drejtat që burojnë nga zbatimi i vendimit Nr. 5137, datë 07,12,2017” dhe se “i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes në cilësinë e palës në gjykim, që në bazë të shkronjës b) të nenit 616 të Kodit të Procedurë Civile, të pushojë ekzekutimin e këtij vendimi”. Pra, Lleshaj pranon që të mbesë ushtarak në lirim. Por, Kodi i Procedurës Civile në nenin 616 me titull “Pushimi i ekzekutimit”, germa b) disponon se “Ekzekutimi pushon: b) kur kreditori heq dorë me shkresë nga ekzekutimi”. Shumë dakord. Por, problemi është se kreditori Lleshaj mund “të hiqte dorë me shkresë nga ekzekutimi” vetëm nëse do kalonin afatet e ankimimit të palës humbëse (Ministria e Mbrojtjes) në Gjykatën e Lartë. Kështu, duhet që në radhë të parë Ministria e Mbrojtjes të tërheqë rekursin e saj nga Gjykata e Lartë (sa nuk ka filluar gjykimi) duke njohur në këtë mënyrë fitues Lleshajn, i cili më pas të ketë të drejtën e tij për të pushuar ekzekutimin në zbatim të nenit 616, germa b) të Kodit të Procedurës Civile. Vetëm në këtë rast, Lleshaj nuk do kishte “cilësinë e ushtarakut aktiv” de jure e de facto.
Duke qenë se akoma nuk është hapur gjykimi në Gjykatën e Lartë (e cila në fakt nuk ekziston!) dhe nën dritën e zhvillimeve të reja, Ministria e Mbrojtjes mund të tërheqë rekursin e saj.
Lleshaj shton se “nën interpetimin e tij nuk ka asnjë pengesë për dekretimin e tij”. Faktin e qenies së Lleshajt ushtarak aktiv në lirim, e ka vendosur Nishani që në vitin 2013 me dekretin e tij Nr. 8189 dhe nuk është nevoja e akteve të tjera “administrative (nga Meta!) apo organeve të tjera përgjegjëse” që “të qartësojnë mos qenien e ushtarakut aktiv”. E gjitha kjo në shërbim “të përmbushjes së funksionit të rëndësishëm kushtetues të emërimit të Ministrit të Brendshëm”. Që kur Presidenti që është një organ kushtetues paska tagrin e nxjerrjes së akteve administrative?! Kësaj pyetjeje, mund t’i përgjigjet më mirë stafi juridik i Lleshajt.
Letra e Lleshajt, mbyllet me lutjen ndaj Metës që ai “të marrë në konsideratë kërkesën për heqjen dorë nga të drejtat që burojnë nga vendimi i sipërpërmendur”!
Pështjellim total interpretues dhe juridik. - 5.3. Letra e Ramës për Metën.
Nuk mund të mungonte në këtë rast edhe Rama me letrën e tij përmbyllëse për Metën! Një “perlë” e vërtetë!
Pas shprehjes së keqardhjes së tij të thellë për situatën e krijuar, e cila nga krisja mund të çonte në thyerje të përmasave institucionale të paimagjinuara(eshme), Rama me origjinalitetin e tij që e karakterizon, herë përmend çdekretimin e gjeneralit aktiv dhe herë përmend çdekretimin e ushtarakut aktiv!
Rama shkruan se situata dramatike institucionale mund të zgjidhet në dy mënyra.
1. Nëse Gjeneral (Brigade) Sandër Lleshaj do ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës do duhej bërë PAS miratimit nga Kuvendi të dekretit për Ministër të Lleshajt;2. Presidenti i Republikës, të çdekretojë Sandër Lleshajn si Gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar Metës) e pastaj ta dekretojë atë Ministër të Brendshëm (bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë).Opcioni i parë, nuk ka si të realizohet, pasi i bie ndesh haptas Kushtetutës, e cila në nenin 103, par. 2 disponon se “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse”. Si mund të emërohej atëherë Lleshaj Ministër nëse ai në atë moment ishte akoma ushtarak aktiv? Por, Rama me fantazinë krjuese që ka, mund të sulmojë (ose sulmojë!) duke thënë se norma kushtetuese në fjalë i referohet periudhës PASI Lleshaj të bëhet Ministër. Por, situata e parashikuar në normën kushtetuese mund t’i referohet sipas një opinioni të kundërt periudhës PARA se Lleshaj të bëhej Ministër. Mes dy opinioneve të kundërta, ose edhe të ndonjë opinioni të tretë, fjalën e fundit duhet ta ketë Gjykata Kushtetuese, e cila për fat shumë të keq nuk ekziston!Atëherë, mbetet më i pranueshëm opcioni i dytë, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës. Në fakt, Meta me Ramën zbatuan opcionin e dytë, në mënyrë shumë “origjinale”.
Komentet janë mbyllur.