Fermerët e Fshatit Gllogovicë në Malësinë e Gollakut – të harruar nga shteti !

0
2521
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Nga Asllan Dibrani

Fshati në trevën e Gallapit, gjegjësisht në rastin konkret në fshatin Murrizajë-Gllogovicë ishte burim i jetës në plotësinë e nevojave e fjalës për të jetuar. Në kushte shumë të vështira bëhej dhe organizohej jeta, por me një fisnikëri, bujari e krenari nga një traditë e cila sot ka zënë të zbehet, mjerisht dhe fatkeqësisht nga shumë faktorë të ndryshëm. Në mungesë të shumë kushteve themelore për jetë, njerëzit atë botë pësonin nga sëmundjet pa pasur ku të drejtoheshin për ndihmë nga e cila shumë banorë morën rrugën e kurbetit edhe pas luftës së fundit me 1999.

Banorë të shumtë të tij u zhvendosen nga ky fshat në qytete tjera dhe në mërgim… Një numër i tyre me këmbëngulje nuk e lëshuan fshatin, por pati ndër ta edhe se e lëshuan ju kthyen prapë me investime. Të tillët janë Bashkim Demolli fermer i Bletarisë dhe plantazhit të kumbullës që rastësisht u takuam në dyert e Komunës së Prishtinës për kërkesën e rregullimit të rrugës dhe ankesave tjera. Nga kureshtja që më bëri ky djalë i ri me një pamje elegante dhe përshtypje kulture, por edhe nga keqardhja, ja mësyva këtij fshati që shtrihet në vargmalet e Malësisë së Gollakut 40 km nga Prishtina.

Me t’u afruar, këtij fshati piktoresk për të arritur në lagjen e Demollëve, u detyrova këmbë të udhëtoj mbi 1.5 km deri në vendbanimin e tyre të bukur ku te shoqëronte aroma e luleve, cicërima e zogjve, rrjedha e ujët të gurra e kroit të Kishës i sjellur te lagjeja qe nga koha ilire me gypat e dheut, ndonjë zë i fshatarëve në vlugun e punëve pranverore etj. Aty dielli ndërkohë dilte pas reve të dendura që ishin nën qiellin e këtij rajoni të mrekullueshëm sa për t’i dhënë një nuancë koloriti fushave dhe maleve të këtij fshati.

Pamje e fshatit Murrizajë-Gllogovicë me plantazhe kumbulle,
dardhe, molle dhe me bletë në lagjen e Demollëve.

Atje takuam edhe Remzi Demollin, Izet Demollin, Fazli Demollin, Sheqir Demollin, Ismet Demollin etj. Këta kishin investuar si fermer me veprimtari të ndryshme. Blegtoria, bletaria, plantazhi i mjedrës, mollës, kumbullës dhe dardhës ishin primare për këta fshatar dhe prodhues të vyeshëm. Shaqir Demolli thotë është viti i tret që ka investuar, dhe pritet të ketë rendimente të mira ne vitet në vijim, por ishte i zhgënjyer se nuk kemi rrugë për plasimin e tyre në treg. Te gjitha prodhimet duhet bart me krah deri te rruga theksojnë nga ke ardhur ti Remzi Demolli. Po ashtu edhe Bashkim Demolli me Vesel Demollin babë e bir ishin në vlugun e stërpikjes së pemëve, që ishin mbjell që pesë vite.

Mikpritja nuk mungoj edhe nga nusja e Bashkim Demollit, agronomja profesionale qe ka studiuan Fakultetin e Bujqësisë dhe shoqëruesja e këtyre investimeve Fatime -Sejdiu -Demolli. Ajo bëri kafen, por ishte shume këmbëngulëse se kjo tokë është e artë, por shteti na ka harruar fare andaj puna dhe vullneti i ynë është skeptik kur as edhe një cent kush se ka investuar për infrastrukturën e këtij vendi shprehet e revoltuar zonja Fatime. Familja Demolli janë prodhuesit ma me zë në Malësinë e Gollakut me prodhimin e mjaltit, por edhe me cilësinë më të lartë. Edhe këta u shprehen shumë të revoltuar nga se theksuan se jemi si në burg pa rrugë pa kushte edhe minimale. Veseli Demolli thotë se kumbulla e jonë asnjë vit nuk mbetet pa u shitur i kemi kërkesat e mëdha, por pa rrugë jemi si pa sy e pa duar.

Ma tutje thekson se i falënderojmë miqterinjtë qe i kemi dhe vinë i marrin vet me krah se ne nuk kemi me çka i dërgojmë në treg pa rrugë. Po ashtu edhe Bashkimi pak metra ma larg ishte në organizimin e renditjes se shtëpizave në shtimin e bletëve të reja qe ja kishin dhënë një pamje shumë të bukur një skaj livadhi me ajrin shumë të mirë me një klimë të veçante për zhvillimin e bletarisë. Si në shaka ju kërkova një kg mjaltë, por me keqardhje thanë se nuk kemi edhe për ilaç, i shesim me kohë vet vinë i blejnë këtu thotë Bashkim Demolli ekspert i zhvillimit të bletarisë në këtë rajon. Ai shprehet se kam kryer kurës për kualifikimin e këtij profesioni. Ai thekson se nuk përton ti udhëzoj edhe tjerët që duan të merren me këtë veprimtari në këtë rajon. Sipas disa fshatareve ju keni tradite bletarinë e pyata?

– Hahahah buzëqeshi Zoti Vesel Demolli, mirë të paskan informuar se, ne vërtet e kemi traditë nga te parët tanë, por edhe baba im Gjemajl Hoxha-Demolli, u marrë me këtë veprimtari dhe unë e kam trashëguar nga ai, por e kam përcjell edhe tek Bashkimi, qe tani është shumë ma ekspert se ne qe ishim. Tani lehtë të merret njeriu me bletari se përpara thotë z. Vesel Demolli. Pyetja jone ishte si e keni krijuar aq emër si bletar në këtë anë?

 

 

 

 

 

Pamje e bletëve të pronarë ve Vesel dhe Bashkim-Fattime Demollit në Gllogovicë

– Ai u përgjigje: Është mjalti ma cilësor me gjithë këtë lum lulesh çka sheh me sy janë të tyre thotë zoti Vesel Demolli i buzëqeshur dhe për kete vet prodjhimi i yne cilesor ka krijuar edhe emrin dhe tregun. Për rrugën të shqetësuar dhe mendime identike dhanë edhe disa fshatar qe ishin banorë të lagjes Demolli, por edhe tjerë qe kishin dal sa për vikend, ndërsa veturat i kishin lënë në rrugën e asfaltuar më larg. Reagimet këta fshatar disa here i kishin shtruar edhe me shkrim si lloj peticioni dhe reagime me gojë dhe në forma kolektive, por deri me tash qeveritarët i kanë shti veshët ne te shurdhër dhe ky popull është në një gjendje shumë të mjerë dhe i izoluar nga bota.

Disa banorë janë fermer kështu që çdo gjë janë të detyruar me krah ta bartin si ushqimin dhe nevojat e veta, por edhe rendimentet e veta prodhuese janë në hall si ti bartin me krah, andaj është koha e fundit që zyrtarët mos të reagojnë nga kolltukët e buta qe me votën e këtij populli i kane marrë mandatet !!! Këta banorë theksojnë se jemi ankuar në drejtorinë për infrastrukturë dhe zhvillim, por kot. Bashkim Demolli thotë se kam qenë disa herë te Hysen Durmishi, por me injorancë e ka zvarritur ndërtimin e rrugës nga LLapsideja për te livadhi i Pajës, kroni i Ahit, për të shtëpiat e Avdullah Demollit, Nezir Demollit, Feriz Aliut, deri ne lagjen e poshtme Demollëve dhe lagja e Aliu.


Rruga aktuale qe tani përballen njerëzit e fshatit Murrizajë-Hajkobillë të irrituar, te mërzitur dhe të pa shpresa!?

Nevojat për këtë rruge që të shtrohet në asfalt kanë shumë banorë si Hamdi Aliu, Shemsi Aliu, Amerllah Aliu, Shaip Aliu, Kadri Aliu, Ilaz Aliu, Nazmi Aliu, Hasan Demolli, Jakup Demoli, Murat Demolli, Ferat Demolli, Selim Demolli, Muhamet Demolli, Adem Demolli, Osamn Demolli, Ali Demolli, Fadil Demolli, Ragip Demolli, Ismet Demolli, Hamit Aliu, Isuf Aliu, Xhemshit Demolli, Jahir Demolli, Rashit Demolli, Murtez Demolli, Xhafer Demolli, Elez Demolli, Gani Demolli, Arif Demolli, Ramadan Demolli, Milazim Demolli, Maliq Aliu, Kadri Aliu, Hysen Aliu, Rexhep Aliu, Ramiz Aliu, Ruhan Aliu, Abaz Aliu, Halim Aliu, Gani Aliu, Ajvaz Aliu, Hasan Aliu, Halil Aliu, Bajram Aliu, Nazmi Aliu, Ramë Aliu, Fehmi Aliu, Gani Aliu, Muhamet Aliu, Hajriz Aliu, Ismet Aliu, Mehedin Aliu, Shefki Aliu, Vesel Bekteshi, Feti Dibrani, Salih Bektshi, Tahir Bekteshi, Bajram Bekteshi etj.

Të revoltuar dhe të irrituar në qeveritarët e tanishëm janë pasi ka vite qe kemi kërkuar të na ndihmon komuna për hapjen e rrugës nga llapsideja në segmentin lartshënuar, por edhe sjelljen e rrjetit të telefonisë, pasi ne jetojmë këtu, po jemi në terr, as TV, as Telefon as rrugë!? Ata theksuan më në fund se nëse nuk ndërmerret diçka të na ndihmojnë Komuna, jemi të detyruar të shpërngulemi të gjithë kolektivisht, përfundojnë pothuajse një zëri këta fshatar punëtor, bujar dhe shumë mikpritës.

Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani – fshati Murrizajë-Gllogovicë Malësia e Gollakut 2016