USHTRIA E KOSOVËS – MOMENT HISTORIK

0
750
Ushtria e Kosovës

Nga Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi

Transormimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës,
Prishtinë, 14.12.2018

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës është një moment historik. Me miratimin e pakos së ligjeve për FSK, Kuvendi i Kosovës do ta shënojë ngjarjën më të rëndësishme pas Pavarësisë së Kosovës. Sot, do të pushojnë të qetë heronjët dhe dëshmorët e Kosovës që dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit. Ata krijuan ushtrinë në rrethana shumë të vështira. “Edhe në qoftë se vetëm një ushtar nga ne mbetet gjallë, në vendbanimin e parë, e ka borxh ta bëjë përsëri ushtrinë”, kishte thënë heroi Agim Ramadani, ish komandant i Brigadës 138 në luftën e Kosharës. Agim Ramadani me shumë shokë, nga mërgimi kishte ideuar ushtrinë e Kosovës.

Mërgimtarët shqiptarë kanë dhënë shumë kontribute, në të gjitha proceset, vetëm duke i ditur vuajtjet dhe sfidat që ka kaluar populli shqiptar, në periudha të ndryshme.

Shqiptarët janë përballur me armiq të shumtë, e shumë gjak është derdhur për të mbrojtur trojet e veta. Mbrojtjen e sigurt e bën ushtria e vendit dhe sot ëndrra e shqiptarëve, kudo që janë, po bëhet realitet -po bëhet Ushtria e vërtetë e Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë i plotëson të gjitha standardet që kërkohen nga NATO dhe fal kësaj përgatitjeje ajo ka përkrahjen e hapur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit më të fuqishëm në botë.

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, të gjithë shqiptarëve ju uroj Ushtrinë e Kosovës dhe pjesëtarëve të saj shëndet e vigjilencë në këtë mision.
E paçim përjetë ushtrinë tonë!

ZOTI E BEKOFT POPULLIN SHQIPTARË KUDO QË NDODHET
ZOTI E BEKOFT POPULLIN AMERIKAN DHE TË GJITHË MIQËT TANË PERENDIMOR