Ymer Deliu: Po të vinin gra e fëmijë serbë këndej pari nuk do t’i vrisja!

0
679
Abri Drenice

E kohës

Bëhen njëzetë vjet nga masakra e përgjakur e Abrisë në Drenicë nga forcat fashiste të Serbisë. Po në ditën e kësaj katrahure deri në shkallë të gjenocidit, për të parë nga afër lagjen Deliu në Abri të Drenicës të vrarë e të djegur, Redaksia e gazetës “Koha Ditore”, me kish akredituar që të përcillja nga afër këtë ngjarje të dhimbshme deri në shkallë të gjenocidit për familjen Deliu.

Po atë ditë përmes dhimbjes e varrosëm Diturie Deliun tremuajshe pranë varrit të nënës së vrarë në masakrën e Abrisë në Drenicë, që shamia i kishte mbetur mbi varrin e saj dhe të familjarëve tjerë në varret e përgjakura.

Ymer Deliu i veshur me uniformën e UÇK-së dhe me pushkën e lirisë kishte ardhur që të varrosi Diturinë, që në vend të ninullave të nënës, ajo qante përmes plumbave te Serbisë fashiste të Millosheviqit që kishin ardhur për “tokën e djegur” të Kosovës dhe asgjësimin e shqiptarëve deri në substancë me skenarët e gjenocidit.

Ymer Deliu përmes lotëve dhe dhimbjes për gazetën “Koha Ditore”, pati thënë:

Po të vinin gra e fëmijë serbë këndej pari në Abrinë time, unë nuk do ti vrisja, po të kisha ndonjë sheqer do t’i përcillja në udhën e tyre…!

Po e ritheksoj këtë të dhënë të Ymer Deliu nga Abria e Epërme në Drenicë, ushtari i UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës se djelmenia shqiptare me uniformën e çlirimit të Kosovës nga regjimi fashist i Serbisë, nuk kanë bërë krime, nuk kanë vra gra e fëmijë serbë, ashtu siç bënë ushtria, policia dhe paramilitarët me duart e përgjakura ndaj shqiptarëve dhe Kosovës!

Ky shembull i mirë i Ymer Deliut duhet të jetë kryelajm për Gjykatën Speciale dhe kundër skanerëve të nëntokës me njëfarë “logjistike” kundër UÇK-së dhe për denigrimin e shtetndërtimit të Kosovës.

Djelmenia e Kosovës (UÇK) doli në male kundër regjimit shekullor vrastar deri në shkallë të shfarosjes e të gjenocidit të Serbisë fashiste dhe për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Djelmenia shqiptare e UÇK-së është e pastër si loti! Gjykatë Speciale, kujdes me skenarët dhe “arkivën valide”, që na erdhi nga shërbimet sekrete të Serbisë kundër UÇK-së dhe Kosovës!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]