LUIGI PIRANDELLO – ME RASTIN E 10 DHJETORIT 1936 TE NDARJES SE TIJ NGA JETA

0
417

NOBELISTI IX 1934
LUIGI PIRANDELLO

Luigi Pirandello (Girgenti, 28 qershor, 1867 – Romë, 10 dhjetor 1936) ishte një dramaturg, shkrimtar dhe poet italian, i nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1934. Për prodhimin e tij, çështjet që shqyrtohen dhe inovacionit të rrëfimit teatror konsiderohet ndër dramaturgët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Ndër veprat e tij spikasin disa romane dhe tregime të shkurtra dhe rreth dyzet drama, e fundit prej të cilave jo e plotë.


MOTIVACIONI:
për guximin e tij dhe përfaqësimin e zgjuar të artit dramatik dhe teatral


GLOBI

Ja globi: një top kartoni,
që rrotullohet rreth një boshti të brendshëm.
Rrotullohet… pista me ngjyra të ndryshme
synon kufirin e vet, të çdo kombi.

Ky, është Oqeani Atlantik; dhe është det
sa i kaltër duket. Kjo masë dallgësh
këtu janë malet: Alpet. Roma
është kjo pikë që duket e s’duket.

Kush do ta dallonte në shikim të parë? Megjithatë
ka njerëz të mëdhenj, madje të pavdekshëm,
në këtë lodër të vogël; të këqija të mëdha
dhe të mira të mëdha dhe dashuri të mëdha dhe përkujdesje…

Prandaj e mbaj unë atë në duar,
e rrotulloj me një gisht.
Lojë e marrë! I japim fund?
Përgatit katastrofën e botës për nesër.

Përktheu Faslli Haliti