Nga Skënder MULLIQI
Sikur bashkë më kohën edhe koha e artë ka mbaruar në boksin profesionist. Interesimi për ndëshjet kur n ë ring shfaqej më i madhi i të gjitha kohërave Muhamed Ali ishte diqka e jashtëzakonshme. Po thuaj i madh e i vogël rrishim deri ne orët e vonshme por edhe të hershnme të mengjesit, për ti ndjekur meqet e mjeshtrit të ringut, Muhamed Ali. Gjithëçka që sportin e shkathtësisë bujare e bën të bukur kemi pasur mundësi të shohim te i madhi, Ali. Ai i kishte fituar zemrat e milona sportdashësve të mbarë botës. Veq paraqitja e tij në ring e një bukuroshi ndërmjet litarëve edhe përjetimet vetvetiu bëheshin të mëdha. Gjithë ai vallëzim në ring nga ana e Aliut ishte diqka fascinuese, ngjallte emocione dhe përjetime si kurrë më parë.
Edhe kur i kishte humbur ato të pakëta meqe ai linte përshtypjen e fituesit moral. Një legjendë e tillë e boksit profesionist lind rrallë ose duhet të presim më shekuj. Të pa harruara ishin meqet më rivalin tradicional jo shum ë të përshtatshem, Xhoe Frajzerin. Takimet më Frajzerin mbetën në historinë e boksit, Aliu kishte marrë famën kur e mundi Soni Listonin e pa përballueshem deri atëherë. Rënia e Soni Listonit përtoke nga grushtat e Aliut edhe sot kanë mbetur një mister. Ali e kishte grushtuar aq shpejt duke e përmbysur një vigan siq ishte Liston. E mbaj mirë në mend së gjatë gjithë takimve unë dhe të gjithë aty që tuboheshim nga familja para ekraneve televizive ndirseshim, nga përjetimet, dhe nga droja që kishim së mos po na humb i adhuruari ynë.
Nga fitorja kundër Listonit edhe filloi ngjitja e tij si nje yllë i pa pa arritshëm në boksin profesionist. Ishin ato kohë ta arta të boksit në kategorinë e peshave më të rënda. Unë nuk e di që kam lëshuar ndonjë takim boksi ku shfaqej Muhamed Ali. Ai ishte i lindur që të bëhëj më i famshmi. Ai la gjurmë të pa shlyera në boks dhe në jetë. Kishte bërë jehonë të madhe, kur Ali refuzoj të shkonte në luftën e pa kuptimt të Vjetnamit. Të pa harruara lexues të ndëruar ishin edhe meqet më Xhorxh Foremanin shumë të fortë. Ai e qëllonte më goditje në menyrë të pa imagjinueshme dhe qe nuk ishte në gjendje as kamera televizive ti shenon të rënat e Aliut në kokën e Foremanit, duke e plandosur ate përtoke në raundin e tetë.
Po thuaj çdo ndeshje e boksit ishte shfaqje dhe përjetim që ngërthente gjithë ate bukurinë dhe sharmin që na sjellë shkathtësia bujare. Ali më të dyja duartë dhe veqenarisht me levizjën e këmbëve ishte bërë mister dhe i pa kapshem për kundërshtarët e vet. Ishte një artist i vërtetë i ringut çfarë ende nuk është parë deri më sot. Ai nga Kasius Klej, ishte konvertuar në mysliman që kishte bërë jehonë të madhe në atë kohë, për të qenë deri në fund të jetës një mysliman shumë i devotshëm. Për figurën e madhe të një boksieri që shekulli mund të identifikohet më emrin e tij, mund të shkruaj njeriu dhe të flasë aq shumë, e sidomos ne që kemi pasur fatin të jetojmë në kohën e tij. Vdekja e një legjende te boksit çfarë ishte Muhamed Ali, sigurisht së është pritur më dhembje dhe pikëllim nga miliona dashamirë të tij. Një njeri nuk ka mundësi që të bëhët aq i famshem po mos të ishte edhe shumë i ditur dhe intelegjent. E përcolla një video të Muhamed Aliut qe kishte dalë në qarkullim fill pas vdekëjs.
Një fjalim të bukur të tillë e kam ndëgjuar nga presidenti Barak Obama më rastin e inaugurimit të tij si president. Kur Aliu fletë për jetën në këtë botë, dhe për jetën e amshueshme ështe diqka e jashtëzakonshme. Ai tregoi së ishte i madh edhe jashta ringut. Ne një emison televiziv kur një djalosh e pyet, së qka do të bën Muhamed Ali pasi që ta lën boksin ? Ali ndër të tjera thotë, “do të ndihmojë njerëzit, do të ndihmojë nevojtarët e ndryshem, sepse ka njerëz që kan nevojë për tu dalë në ndihmë”. Me pas Ali thotë “ të varfërit duhet ndihmuar së ashtu më thotë dikush nga lartë. Zoti i madh është mbi Ne”. Ai ishte një besimtar i madh dhe sigurisht besimi në të madhin Zot edhe e bëri aq të fashmen si njeri dhe si boksier deri më sot të pa arritshem…