Gjergj Kabashi: Çka qenka e papranueshme për serbët, këtë “nebeski narod” (“popull qiellor”)?

0
591

Na tregoi edhe një herë Sllavko Simiq, i Listës Serbe?!

Nga Revista Drini7 Dhjetor 2018

Nga Gjergj Kabashi

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiq, paska thënë se përpjekjet e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, nuk janë të pranueshme për serbët që presin të mos jetë e pranueshme as për bashkësinë ndërkombëtare.

Pozicioni ynë ka qenë gjithmonë i qartë dhe i pandryshueshëm rreth kësaj teme. Absolutisht jemi kundër shkeljes së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe jemi kundër formimit të ushtrisë së Kosovës. Këtë mesazh ua kemi dërguar edhe në Parlamentin e Kosovës, por edhe bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Simiq për “RTS”, transmeton Lajmi.net.

Kjo për ne është absolutisht e papranueshme, e sigurisht se presim që të jetë e papranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi ai.

* * *

Po Sllavko, e dijmë që për serbët, Shqiptarët nuk janë të pranueshëm as të vdekur e as të gjallë, sidomos jo të gjallë, se “shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur!”. Për serbët Shqiptarët nuk ishin të pranueshëm kur jetonin në atë pjesë të At-Mëmëdheut të vet, në Sanxhakun e Nishit e të Pirotit, kur populli yt, me Rusinë pas, i vrau dhe i ndoqi me dhunë gjatë kohës së asaj që në histori njihet si Kriza Lindore, përpara e pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit … Nuk qenë të pranueshëm as në Kosovën (Dardaninë tonë, tashmë të rrudhur etnikisht), kur në vitin 1912 e pushtuat me viset e tjera shqiptare të asaj kohe. Shqiptarët nuk ishin të pranueshëm as para Luftës së Parë Botërore, e as pas saj.

As në prag të Luftës së Dytë Botërore, e as pas saj. Ju, e në këtë vështrim edhe të parët tuaj, si përfaqësues i atij populli “qiellor”, (“nebeski narod”), nuk u pajtuat me qenien tonë si njerëz, që jetonim në vendin tonë, as në kohën e Alekandër Rankoviqit, andaj, e sakatuat një popull të tërë me dhunë; duke e vrarë, prerë e gjymtuar në oborrin dhe shtëpinë e vet. Ju nuk u kënaqët as kur i shpërngulet afro 1 milionë e gjysmë shqiptarë në Turqi, as kur i mbushët burgjet me shqiptarë, në kohën e Aleksandër Rankoviqit e Josip Broz Titos. Si dhe në kohën e Slobodan Miloseviqit. Ju barazinë e konsideroni si pabarazi, sepse jeni pasardhës e mentalitet kolonësh, që ua kanë ngulitur në kokë, se duhet ta sundoni shumicën “primitive” shqiptare përgjithmonë.

Për hir të “interesave shtetërore” serbomëdha !

Ju jo vetëm që nuk ishit të kënaqur me ekzistencën tonë ndonjëherë, por u treguat tejet të palumtur e të trishtuar me çdo përparim e emancipim tonin. Pasi për të satën herë e lamë me gjak këtë tokë të lashtë të të parëve tonë, tokë të shenjtë e të shtrenjtë shqiptare dhe, më në fund, na u dha e drejta të kishim shkollimin fillor, të mesëm dhe Universitetin e Prishtinës në gjuhën shqipe, ju sërish e sërish mbetët të pakënaur, sa që eprorët tuaj të zhgënjyer UDB-ash në atë kohë, kishin thënë hapur: “Shqiptarëve ua morëm armët, por ua dhamë topat!

Ju nuk na doni në këtë jetë e tokë fare, ose, mundësisht, nëse nuk mund të na zhbëni e faroni, siç ëndërroni e dëshironi përgjithmonë e jetë, ju na doni si njerëz të mjerë, primitivë, sharraxhinn; apo siç digjeni nga dëshira: Ju na doni vetëm si Musliman!!

Ju kurrë nuk na keni dashur si Shqiptarë, pasi kjo ua shkallmon qenien dhe historinë tuaj të gënjeshtërt, mbi të cilën keni marrë territore të huaja dhe jeni ba popull “i madh”, me asimilimin e të tjerëve, siç u bëtë me udhëheqësin e Kryengritjes së Parë “Serbe”, shqiptarin Karagjorgje; apo popull “i kulturuar” me shqiptarin ortodoks, Alkimandrit Bardh Gog Nushin, satiristin dhe diplomatin e madh “serb”, Branisllav Nushiqin ! Kryesorja është që Ju, e fatkeqësisht edhe ti si politikan i ri serbomadh, që nuk jep shenja të mira e njerëzore, që do të integrohet në shtetin e ri të Kosovës, por vazhdon t’i mbajë sytë nga Serbia e Madhe gjakatare, duke mos u pajtuar me ringritjen tonë nga hiri, me rimëkëmjen tonë si të Feniksit mitik.

Ju ende jeni duke menduar që ndër ne do të mund të gjeni vazhdimisht krijesa të trembura e të shantazhuara të “shqiptarëve të ndershëm”, si Rrahman Morinën dikur e Hashim Thacin Sot !

Jo Slavko Simiq, jo !!

Kohërat e tilla kur ju i keni vrarë e ndjekur shqiptarët, boshnjaket, kroatët, hungarezët dhe gjermanët e Vojvodinës; apo i shndërruat në serb vllahët-rumunës e Serbisë, apo shqiptarët e Sanxhakut; apo kur i bashkuat “vullnetarisht” në shtetin e përbashkët malazezët më 1918, kanë kaluar përgjithmonë.

Të gjithë tashmë e kemi kuptuar që Serbi e Serbja për ta treguar “trimërinë e vet të madhe”, u duhen kundërshtarë të paarmatosur, në mënyrë që ushtria “triumfuese” serbe të kalojë nëpër tokat e vatrat e popujve të tjerë lirshëm, si duke shkelë nëpër djathë !

Personalisht nuk kam mundësi të flas në emër të një populli, megjithëse e di se të gjithë Shqiptarët mendojnë njësoj, në raport me fashizmin serbomadh; megjithatë e shoh të arsyeshme me ta thënë një fjalë që ju serbët e Kosovës, pavarësisht që shumica jeni pasardhës të kolonëve të dikurshëm të sjellë me të ashtuquajturën “Reforma Agrare”, që në realitet ishte plan-program serbizues i vendit tonë dhe që si kolonë i keni shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme popullit shqiptar në vendin e vet, përkundrazi jeni e duhet të jeni pjesë e Kosovës sonë të përbashkët, me të drejta të barabarta për të gjithë, por me kusht që të na respektoni e nderoni, ashtu siç duhet t’u nderojmë e respektojme ne juve. Por, jo si racistë e fashistë serbomëdhenj, që ende ëndërroni që shumica mbi 90 për qind e shqiptarëve të Kosovës, duhet t’i nënshtrohet vullnetit serbomadh të 3-4 për qind të serbëve në Kosovë, apo qofshin edhe 10 për qind.

Kosova duhet ta ketë Ushtrinë e saj për mbrojtjen e territorit e integritetit territorial, si çdo vend tjetër i pavarur, gjë që, në fund të fundit, ju nuk mund të pyeteni më se a na pranoni a jo atë ushtri, nëse vazhdoni të na mendoni të pabarabartë e të paarmatosur, në mënyrë që herdokur të nënshtrohemi e të okupohemi nga Ushtria e Serbisë, e armatosur deri në dhëmbë nga Rusia.

Slavko Simiq, mos bën hajgare !

Bëhu shtetas lojal i vendit tënd, Republikës së Kosovës, dhe vazhdo t’i kërkosh e realizosh të drejtat që të takojnë sipas Kushtetutës së Kosovës, as më pak e as më shumë. Nëse kërkoni të jeni të privilegjuar, e jo të barabartë me të tjerët në Kosovë, keni për të humbur dhe nga ajo humbje nuk do të mund t’ju shpëtoj më kurrë as Slobodan Miloseviq i ndjerë, as Aleksander Vuçiq, as Hashim Thaçi me shërbimet e tij, as Ivica Daçiq, e askush tjetër sot apo nesër, përderisa të ketë shqiptarë mbi dhe që e duan me afsh lirinë, duke synuar të jenë të barabartë me të tjerët, pa diskriminim e privilegje.