Lajmërim shtypi për projektin “Multi-Agency Approach to Prevent and Address Violent Extremism”

0
516

Dje filluan veprimtaritë e projektit “Multi-Agency Approach to Prevent and Address Violent Extremism” / “Qasje e Shumëanshme për Parandalimin dhe Adresimin e Ekstremizmit të Dhunshëm”, i mbështetur nga Strong Cities Network (SCN) dhe nga Istitute for Strategic Dialogue (ISD) dhe i zbatuar nga GUS Albania. Dje, ditën e enjte 6 Dhjetor, u zhvillua dita e parë e Capacity Development Session me qëllim rritjen e kuptueshmërisë mbi rreziqet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm në komunitetin e Shkodrës.

Sot, në Bibliotekën Publike të Shkodrës “Marin Barleti” në orën 17:30 do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit informal Vendor të Sigurisë Publike. Niveli i papunësisë, kushtet socioekonomike, mungesa e kohezionit social, mënjanimi i zonave rurale dhe malore si dhe manipulimi i narrativave fetare konsiderohen shkaqet kryesore që qojnë të rinjtë, sidomos ato nën moshën 30 vjeçare, drejt ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri. Projekti do të kontribojë në përmirësimin e reziliencës sociale kundrejt Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm në nivel vendor duke rritur kuptueshmërinë dhe duke shpalosur aftësitë e palëve të interesuara qeveritare dhe jo-qeveritare mbi rreziqet e këtyre fenomeneve në komunitetin e Shkodrës, me anë të një krijimit e përforcimit të model qasjeje të shumëanshme ku të gjithë pjesëtarët social të komunitetit do të përfaqësohen, dhe ku secili prej tyre do të identifikojë situatat me rrezik për të vepruar me veprimtari parandaluese, ndërgjegjësimi dhe ndërhyrje.

Ky model është një mjet i rëndësishëm për të promovuar dialogun social e për të nxitur një kohezion më të madh social, që është qëndresa më e fortë që pengon rrezikun e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe qasja e tij e shumëanshme dhe me shumë aktor ka siguruar një përgjigje vendore dhe gjithmonë të përshtatshme ndaj rreziqeve të këtyre sjelljeve të dhunshme edhe në raste të tjera në Kosovë, Ballkan dhe më gjerë. GUS Albania është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, e pavarur, laike dhe demokratike. Aktive si bartëse e solidaritetit dhe drejtësisë sociale për të gjithë, e angazhuar prej vitesh në përfshirjen e grupeve vulnerabël, në fuqizimin e figurës femërore dhe në mbështetjen e pjesëmarrjes rinore, është gjithashtu e përqendruar në studimin dhe ndërhyrjen kundrejt dinamikave migruese.

GUS Albania